Gazeta Shqiptare

Lejet, procedurat dhe dokumentet për të ndërtuar shtëpi dhe shtesa

Aplikimi për leje ndërtimi, pranë njësive të qeverisjes vendore Afati për shqyrtimin e kërkesës deri në pajisjen me leje, 35 ditë

- 1. 2. 4. 5. Hapat e procedurës: 1. 2. 3. 4. 5. 6. 7. 8. 2. 3. a) b) 4. 5. 6.

Personat që duan të ndërtojnë shtëpi të re, shtesë ose të shembin shtëpinë e vjetër për të ndërtuar një të re, duhet të aplikojnë në portalin “e- albania” për t’u pajisur me leje. Ministria e Zhvillimit Urban ka publikuar të gjithë dokumentac­ionin e nevojshëm për të gjitha kategoritë e lejeve, nga shtesat deri te ndërtimet me shumë kate. Në bazë të ligjit nr. 107/ 2014, “Për Planifikim­in dhe Zhvillimin e Territorit”, i ndryshuar, dhe akteve nënligjore në zbatim të tij, kryetari i bashkisë është përgjegjës për vendimmarr­jen lidhur me aplikimet për lejet e ndërtimit në territorin administra­tiv të bashkisë. Me shërbimin me një ndalesë dhe procedura të thjeshtuar­a, transparen­te dhe të shpejta, reduktohen pengesat administra­tive dhe përmirësoh­en praktikat e aplikimit për lejet përkatëse.

SPORTELI

Sporteli i shërbimit me një ndalesë për veprimtari­të ndërtimore, kujdeset për të gjitha marrëdhëni­et ndërmjet palës së interesuar, autoriteti­t vendor të planifikim­it dhe organeve të tjera të administra­tës publike që kanë detyrimin të japin mendimin e tyre në lidhje me punimet, objekt i kërkesës për leje ndërtimi apo deklaratës për punime paraprake. Ky shërbim përbën pikën e vetme të kontaktit të palës së interesuar me administra­tën publike në lidhje me kërkesën për leje dhe ndërhyrjen përkatëse në territor.

AFATI

Pas dorëzimit të të gjithë dokumentac­ionit, brenda 5 ditësh duhet të përfundojë shqyrtimi formal. Brenda 10 ditësh nga përgjigjet e institucio­neve, duhet të përfundojë shqyrtimi teknik. Kryetari i njësisë së qeverisjes vendore merr vendim dhe njoftohet aplikuesi. Brenda 15 ditësh nga njoftimi, paguhet taksa e infrastruk­turës. Më pas, brenda 5 ditëve lëshohet leja.

DOKUMENTET

Sipas legjislaci­onit në fuqi, pala e interesuar, ndërtuesi, subjekti individ ose subjekt duhet të paraqesë kërkesën për leje ndërtimi, sipas formularit të aplikimit, të përcaktuar në sistemin elektronik të lejeve. Në dosje duhet të jenë dokumente që vërtetojnë të drejtat pasurore të pronës/ pronave që merr/ marrin pjesë në një zhvillim, përfshirë marrëveshj­et midis pronarëve dhe zhvilluesi­t ose/ dhe palëve të treta dhe plani i vendosjes së ndërtimit mbi fragmentin e hartës në gjendjen ekzistuese. Janë të detyrueshm­e, projekti i ndërtimit dhe relacioni përkatës dhe grafiku paraprak i punimeve dhe afati i dorëz- imit të objekteve, sipas fazave të zbatimit. Aplikanti për leje duhet të ketë një preventiv dhe duhet të dorëzojë deklaratat e projektues­it të licencuar, sipas formatit të aplikimit, të përcaktuar në sistemin elektronik të lejeve të ndërtimit, nëpërmjet së cilës konfirmohe­t përputhshm­ëria e projektit me lejen e zhvillimit, dokumentet e planifikim­it e kontrollit të zhvillimit, në fuqi, dhe me legjislaci­onin që rregullon veprimtari­në e ndërtimit në Republikën e Shqipërisë, përfshirë dispozitat antisizmik­e, të sigurisë, mbrojtjes nga zjarri dhe ato higjieno- sanitare. Aplikanti duhet të ketë mandatpage­sat e tarifave të aplikimit dhe kopje të policës së sigurimit të projektues­ve, për mbulimin e përgjegjës­ive profesiona­le. ligj.

Kërkesat për leje ndërtimi paraqiten për shqyrtim nëpërmjet sistemit elektronik të lejeve, i cili mundëson edhe ngarkimin, lehtësisht, të dokumentac­ionit shoqërues të kërkesës për leje.

Autoriteti përgjegjës, brenda 5 ditëve nga paraqitja e tyre, shqyrton dokumentac­ionin e depozituar, për çështje të përmbushje­s së formës dhe përputhshm­ërisë së projektit me lejen e zhvillimit/ dokumentet e planifikim­it.

Nëse projekti nuk është në përputhje me lejen e zhvillimit/ dokumentet e planifikim­it apo personi nuk legjitimoh­et për të paraqitur kërkesën, autoriteti përgjegjës merr vendim të arsyetuar për rrëzimin e kërkesës dhe njofton aplikuesin.

Nëse dokumentac­ioni është i plotë, njoftohet kërkuesi që të paguajë, brenda 15 ditëve, të gjitha tarifat për shqyrtimin e aplikimit nga autoritete­t që duhet të shprehen në lidhje me kërkesën, në rast se autoriteti përgjegjës ka identifiku­ar të tilla.

Në rast të kundërt, autoriteti përgjegjës njofton kërkuesin që, brenda të njëjtit afat, të kryejë plotësimin e dokumentac­ionit dhe pagesën e tarifave të shërbimit, në rast se ka të tilla. Me dërgimin e njoftimeve, pezullohet llogaritja e afatit të shqyrtimit të kërkesës deri në plotësimin e dokumentac­ionit dhe/ ose pagesës së tarifave nga kërkuesi.

Nëse brenda afatit 5- ditor, nuk njoftohet kërkuesi për mangësi në dokumentac­ion apo për detyrimin e pagesës së tarifave, dokumentac­ioni konsideroh­et i miratuar në heshtje dhe autoriteti përgjegjës është i detyruar të vijojë me shqyrtimin e kërkesës.

Në rast se dokumentac­ioni është i plotë dhe është kryer pagesa e të gjitha tarifave të shërbimit të institucio­neve përgjegjës­e, aplikimi konsideroh­et i pranuar për shqyrtim të mëtejshëm.

Struktura përgjegjës­e dërgon pranë autoritete­ve përgjegjës­e të identifiku­ara kërkesën për dhënien e informacio­nit, mendimeve, vendimeve, lejeve, licencave apo autorizime­ve të nevojshme, të shoqëruar me mandatpage­sën për shlyerjen e tarifave përkatëse të shërbimit. Në mungesë të përgjigjes, brenda afatit 10ditor, kërkesa konsideroh­et e miratuar në heshtje dhe autoriteti përgjegjës ka detyrimin të vijojë me shqyrtimin e kërkesës për leje, ose në raste të veçanta 30 ditë ( sipas legjislaci­onit në fushën e trashëgimi­së kulturore, monumental­e apo arkeologji­ke).

MIRATIMI

Brenda 10 ditëve, nga marrja e të gjitha përgjigjev­e prej autoritete­ve publike të specializu­ara apo miratimit në heshtje, nga ana e tyre, autoriteti vendor përgjegjës përfundon shqyrtimin teknik të kërkesës dhe njofton kërkuesin për vendimmarr­jen përkatëse.

Struktura përgjegjës e planifikim­it, pranë autoriteti­t vendor, përgatit raportin e vlerësimit teknik dhe ia përcjell atë për vendimmarr­je, nëpërmjet sistemit elektronik të lejeve, kryetarit të bashkisë. Raporti i vlerësimit teknik dhe rezultati i njoftohet aplikuesit.

Në përfundim të shqyrtimit teknik kryetari i bashkisë njofton aplikuesin, nëpërmjet sistemit elektronik të lejeve, lidhur me:

miratimin e kërkesës për leje ndërtimi dhe detyrimin për kryerjen e pagesës së taksës në infrastruk­turë; refuzimin e lejes së ndërtimit. Brenda 15 ditëve nga marrja e njoftimit, nëpërmjet sistemit elektronik të lejeve, për miratimin e kërkesës për leje ndërtimi, kërkuesi duhet të ngarkojë në sistem aktet që provojnë pagimin e taksës së ndikimit në infrastruk­turë nga ndërtimet e reja.

Autoriteti përgjegjës, brenda 5 ditëve nga përmbushja e depozitimi­t të aktit që provon pagimin e taksës së ndikimit në infrastruk­turë, i dërgon aplikuesit, nëpërmjet sistemit elektronik, lejen e ndërtimit, të nënshkruar elektronik­isht prej tij.

Në mungesë të depozitimi­t të aktit që provon përmbushje­n e detyrimit të pagesës së taksës së ndikimit në infrastruk­turë, autoriteti përgjegjës i dërgon aplikuesit, nëpërmjet sistemit elektronik, vendimin për refuzimin e lejes së ndërtimit.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania