Gazeta Shqiptare

Lirohen nga burgu dy pjesëtarë të fisit Çapja

Të "fortët" e Elbasanit: Kujtuam se po na bënin atentat hasmit. Gjykata lë në qeli Bledar Muçën U akuzuan se sulmuan policinë në qershor të 2016. Gjykata: Nuk i njohën

- Fatmir Popja

Gjykata e Shkallës së Parë e Elbasanit ka li ruar nga burgu dy nga pjesëtarët e fisit Çapja, të cilët u akuzuan se mbrëmjen e 7 qershorit të vitit që shkoi sulmuan me armë zjarri policinë gjatë patrullimi­t. Fillimisht kjo çështje u hetua nga Prokuroria për Krimet e Rënda në Tiranë, për shkak se sulmi ndaj bluve u konsiderua si vrasje e mbetur në tentativë ndaj punonjësit të policisë. Në lidhje me ngjarjen e ndodhur shtatë muaj më parë u vunë në pranga shtatë persona, mes të cilëve dhe Bledar Muça, Florenc Çapja si dhe Arti Çapja. Por pas kryerjes së hetimeve, Prokuroria për Krimet e Rënda shpalli moskompete­ncën dhe ia deleguan çështjen prokuroris­ë së Elbasanit për hetime të mëtejshme. Menjëherë pas shpalljes se moskompete­ncës nga Prokuroria për Sipas dosjes hetimore të Prokuroris­ë për Krimet e Rënda në Tiranë, agjentët e vëzhgimit nuk kishin shenja dalluese të policisë. Kjo, duke iu referuar edhe dëshmisë së të dyshuarve, që pretendojn­ë se mjeti ku ishin agjentët civilë iu është dukur i dyshimtë, pasi kishte disa dite që qarkullont­e përreth biznesit të tyre. Bazuar në këtë argument, gjykata e Elbasanit ka liruar Florenc e Arti Çapjan.

Krimet e Rënda, gjykata e Elbasanit vendosi lirimin nga qelia të Florenc dhe Ardian Çapjas, të cilët do të hetohen vetëm për veprën penale të "Prodhimit të municionev­e". Vendimi u mor me argumentin se pjesëtarët e fisit Çapja nuk e kanë ditur se kanë sulmuar punonjësit e policisë, pasi dyshuan se po organizohe­j sërish një atentat nga kundërshta­rët e tyre.

LIRIMI I ÇAPJAVE

Prokuroria për Krimet e Rënda në Tiranë transferoi në prokurorin­ë e Elbasanit dosjen hetimore në ngarkim të Bledar Muçës, Florenc Çapjas e Arti Çapjas pas këqyrjes së kamerave të sigurisë të sekuestrua­ra në afërsi të stadiumit "El- basan Arena" dhe parkut "Rinia". Nga dinamika e ngjarjes që shfaqet në kamera, mjeti i policisë me ngjyrë të bardhë, i vendosur për të mbikëqyrur resortin "Univers", kompleksin e banimit të tyre pas një seri ngjarjesh kriminale në këtë qytet, nuk ka pasur shenja dalluese. Sipas dosjes hetimore, përreth hotelit "Univers", në afërsi të mjetit civil të policisë është afruar një makinë me ngjyrë të zezë, ku ndodheshin Florenc e Ardian Çapja si dhe Bledar Muça. Ky i fundit pretendon se menjëherë pasi kishte parë në sediljen e dytë të mjetit tjetër një person të armatosur, kishte qëlluar me armë zjarri kundër tyre. Nga makina e Çapjave pretendohe­t se ka qëlluar me armë edhe Florenc Çapja, ndërkohë që edhe policia është kundërpërg­jigjur me zjarr. Sipas dosjes hetimore të Prokuroris­ë për Krimet e Rënda në Tiranë, agjentët e vëzhgimit nuk kishin shenja dalluese të policisë. Kjo duke iu referuar edhe dëshmisë së të dyshuarve që pretendojn­ë se mjeti ku ishin agjentët civilë iu është dukur i dyshimtë, pasi kishte disa ditë që qarkullont­e përreth biznesit të tyre. Agjentët civilë të policisë ishin vendosur në qytetin e Elbasanit në kuadër të një plani masash të Policisë së Shtetit, tri ditë pasi kundër fisit Çapja ishte organizuar një atentat për motive hakmarrjej­e.

Mbrëmjen e 7 qershorit të vitit që shkoi, pjesëtarë të fisit Çapja qëlluan me armë në drejtim të uniformave blu, ndërsa këto të fundit janë kundërpërg­jigjur. Sipas burimeve nga policia lokale, ngjarja ndodhi afër vendit të quajtur "ish- Konservimi" ( pranë "Parkut Rinia"),

i cili është braktisur nga qytetarët në një hark kohor prej 10 minutash. Pas ngjarjes, blutë bënë me dije se kishin shoqëruar dy prej anëtarëve të kësaj familjeje, ndërsa u shall në kërkim një person i tretë. Gjithashtu, policia sqaroi se nga sulmi me armë nuk pati të dëmtuar nga uniformat blu, por edhe nga ana e familjes Çapja. Vetëm tri ditë para kësaj ngjarjeje u shënua një atentat në Elbasan ( vetëm pak metra larg Drejtorisë së Policisë, gjykatës dhe prokuroris­ë së këtij rrethi, ku një person plagosi 37vjeçarin Bledar Muça, mik i familjes Çapja.

 ??  ?? Vendi ku u sulmua policia në qershor të 2016- ës
Vendi ku u sulmua policia në qershor të 2016- ës
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania