Gazeta Shqiptare

Merret peng "këngëtari" i tallavasë

Arrestohet njëri prej autorëve, tjetri shpallet në kërkim. 35- vjeçari: Më ngacmoi të dashurën me fjalë Kazanxhi: Më morën me dhunë në makinë, s’më paguan

- Xhensila Kodra

Një "këngëtar" tallava je ka denoncuar në komisariat­in nr. 3 në Tiranë se është marrë peng nga dy persona, njëri prej të cilëve është arrestuar dhe tjetri është shpallur në kërkim. Burime pranë uniformave blu bënë me dije se denoncimi është bërë nga 22- vjeçari Klaudio Kazanxhi, ndërsa personi që ka përfunduar në pranga është Adrian Uka 35 vjeç, banues në Tiranë, si dhe po punohet për kapjen e bashkëpunë­torit të tij, Elton Moriseni 34 vjeç, banues në fshatin Xhafzotaj, Durrës. Sipas të njëjtave burimeve, mësohet se 22- vjeçari, banues në Durrës, është marrë me makinë dhe pa pëlqimin e tij që në fshatin Xhafzotaj dhe gjatë rrugës që është sjellë për në Tiranë është dhunuar. Fillimisht i riu ka pohuar se Uka dhe Moriseni i kishin kërkuar atij që të shkonte me ta për të kënduar në një lokal në kryeqytet. Por, pasi ai nuk kishte pranuar, ata e kishin marrë me vete në një makinë dhe e kishin çuar në një lokal në zonën e Laprakës. Po sipas tij, pasi kishte mbaruar së kënduari, 22- vjeçari u kishte kërkuar që ta lironin dhe të paguhej, por si "shpërblim" kishte marrë grushte në trup e në kokë. Ngjarja në fjalë, ku 22- vjeçari është marrë me makinë nga Durrësi drejt Tiranës ka ndodhur mbrëmjen e 6 janarit. Ndërsa, gjatë orëve të para të mëngjesit të datës 7, Kazanxhi është dhunuar nga dy personat e tjerë duke e lënë atë në rrugë. Menjëherë pas kësaj, i riu ka shkuar në polici dhe ka denoncuar rastin. Vetëm pak orë pas denoncimit, efektivë të komisariat­it numër 3 bënë të mundur arrestimin e 35- vjeçarit

nga Tirana, ndërsa shpallën në kërkim 34- vjeçarin nga Durrësi. Për arrestimin e këtij të fundit, policia e Tiranës është duke punuar me policinë e Durrësit, si dhe kanë nisur hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes. Ndërkaq, pretendimi i ngritur nga ana e Kazanxhiut është hedhur poshtë nga i arrestuari, i cili ka sqaruar se 22- vjeçari i kishte hedhur fjalë ngacmuese të dashurës së tij. Më datë 07.01.2017 u arrestua në flagrancë shtetasi A. U., 35 vjeç, banues në Tiranë dhe u referuan materialet në Prokurorin­ë e Rrethit Gjyqësor Tiranë e po punohet për kapjen e shtetasit E. M. 34 vjeç, banues në fshatin Xhafzotaj, Durrës, pasi dyshohet se më datë 06.01.2017, në Xhafzotaj kanë kanosur dhe kanë marrë me forcë duke i hequr lirinë shtetasin K. K., 22 vjeç banues në Durrës. Nenet 84, 89, 110 e 25 të Kodit Penal.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania