Gazeta Shqiptare

Burri i gjyqtares Majlinda Andrea dorëzohet në policinë e Tiranës

Akuzohet për korrupsion, mori 50 mijë euro

-

TIRANE- Vetëdorëzo­het në polici pas 7 muajsh arrati bashkëshor­ti i gjyqtares së Gjykatës së Lartë, Majlinda Andrea. Ishpunonjë­si i Kuvendit, Odhise Andrea u vetëdorëzu­a dje në policinë e Tiranës, ndërsa lajmin e bëri të ditur për "News 24" gjyqtari Ardian Visha. Së bashku me bashkëshor­ten e tij, e pezulluar nga detyra si gjyqtare pranë Gjykatës së Lartë, ata akuzohen nga prokuroria për korrupsion, ndërsa ndaj Odhisesë ishte dhënë masa "arrest me burg" në mungesë. Ai akuzohet se ka luajtur rolin e sekserit në një çështje të bashkëshor­tes së tij, ku akuzohen se kanë përfituar 50 mijë euro për të dhënë ven-

DËSHMIA

dim në favor të një shtetaseje, për njohjen e një sipërfaqe toke rreth 40 hektarë, në zonën e Butrintit. Në momentin që do ndaloheshi­n çifti u arratis nga vendi, por dje me sa duket Odhise Andrea ka vendosur të vetëdorëzo­het, ndërsa ende nuk dihen arsyet. Prokuroria e Përgjithsh­me më 16 korrik 2016 zbardhi skemën e dhënies së parave si dhe personat e përfshirë në këtë skemë korruptive. Ndërsa vendimi që shkoi në favor të palës që paguar shumën në fjalë dhe është marrë më 12 korrik 2016, një ditë pasi u morën paratë. Për dosjen janë arrestuar edhe shtetasit Ilia Çabiri, Petraq Dashi dhe Eleni Lino.

Adrian Uka përfundoi në prangat e policisë vetëm pak orë pasi ishte denoncuar për dhunë. Ai ka mohuar faktin se kishte marrë me forcë një person nga Durrësi. Ndërsa, përsa i përket akuzës së dhunës, ai ka treguar se e kishte qëlluar disa herë të riun, pasi ai i kishte ngacmuar të dashurën. Pavarësish­t dëshmisë që 35- vjeçari ka dhënë para oficerëve të policisë, nga hetimet para-

prake të policisë ka rezultuar se 22- vjeçari është marrë me makinë nga qyteti i Durrësit dhe është sjellë drejt Tiranës. Policia ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të konfliktit mes tyre, i cili dyshohet të ketë nisur që në fshatin Xhafzotaj të Durrësit. Tashmë, Uka dhe miku i tij akuzohen për veprat penale "Kanosja", "Plagosja e lehtë me dashje", "Heqja e paligjshme e lirisë" si dhe "Kuptimi i bashkëpuni­mit".

 ??  ??
 ??  ?? Odhise Andrea
Odhise Andrea

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania