Gazeta Shqiptare

Deklarata e shqiptarëv­e, Gruevski: S'pranoj kushte

Maqedoni, kryeminist­ri merr mandatin nga presidenti Gjorge Ivanov për formimin e qeverisë së re "Dygjuhësia nuk duhet, kanë nevojë për punësime të reja"

-

Për herë të parë pas dek laratës së përbashkët të partive shqiptare në Maqedoni, ka reaguar kreu i partisë fituese të zgjedhjeve të parakohshm­e në Maqedoni, Nikolla Gruevski. Duke komentuar platformën e partive shqiptare, Gruevski thotë se dygjuhësia nuk u duhet shqiptarëv­e në Dellçeve apo në viset e tjera ku ata nuk jetojnë. Në një intervistë për "Dnevnik", Gruevski ka lënë të kuptohet se nuk është dakord me platformën e njësive politike shqiptare dhe ka theksuar se nëse BDI- ja do të vendosë të bëjë koalicion me LSD- në, VMRO- DPMNE do të rikthehet në pushtet me një fitore më të thellë dhe pa asnjë kusht për formimin e qeverisë së re. Sipas tij, shqiptarët më shumë kanë nevojë për punësime të reja, paga të mëdha dhe standard më të lartë jetese sesa për vendosjen e shqipes si gjuhë zyrtare. Me një avantazh të lehtë ndaj LSDM- së së Zoran Zaevit dhe tashmë me një platformë të përbashkët të partive shqiptare në Maqe- doni, Gruevski thotë se situata aktuale nuk është gjë tjetër veçse një përsëritje e asaj që ka ndodhur në të kaluarën. Kreu i VMRO- DPMNE ka marrë mandatin nga presidenti i vendit, Gjorge Ivanov, për të formuar qeverinë e re në Maqedoni. Dita e djeshme ishte afati i fundit kur presidenti Ivanov duhej t'ia besonte mandatin për formimin e qeverisë një kandidati të partisë, konkretish­t partive të cilat fituan numrin më të madh të mandateve në zgjedhjet e parakohshm­e parlamenta­re të mbajtura më 11 dhjetor të vitit të kaluar. Përbërja e nëntë parlamenta­re e Maqedonisë, e cila ka 120 deputetë, u konstituua më 30 dhjetor të vitit të kaluar. Më shumë deputetë ka koalicioni i kryesuar nga VMRO- DPMNE me 51, koalicioni i kryesuar nga LSDM ka 49 mandate, BDI 10, Besa 5, Alean- ca për Shqiptarët 3 dhe PDSH 2. Në këtë përbërje parlamenta­re nuk ka të përzgjedhu­r të popullit nga diaspora. Gruevski ka 20 ditë kohë për të formuar qeverinë nga momenti që mandatohet nga presidenti. BDI, BESA dhe Aleanca për Shqiptarët, më 7 janar publikuan platformën e përbashkët e cila do të jetë baza e tyre në negociatat për krijimin e qeverisë së re. Axhenda e përbashkët politike e tri partive kërkon përdorimin e gjuhës shqipe si gjuhë zyrtare, barazi ekonomike, zgjidhjen e kontestit për emrin me përfshirje­n e shqiptarëv­e në grupin punues për negociata të drejtpërdr­ejta me Greqinë, si dhe për integrimin në NATO dhe në Bashkimin Evropian.

 ??  ?? Gruevski me presidenti­n maqedonas
Gruevski me presidenti­n maqedonas

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania