Gazeta Shqiptare

Motra e shqiptarit kërkon 200 mijë euro dëmshpërbl­im për jetën e vëllait

Këshilltar­i i "Lega Nord" vrau 23- vjeçarin në 2006- ën

-

I vranë vëllain gjatë një tentative vjedhjeje, ndërsa shqiptarja kërkon 200 mijë euro dëmshpërbl­im. Gentjana Kaja është motra e Dritan Osmanit, i cili u vra nga sipërmarrë­si dhe ish- këshilltar­i i partisë "Lega Nord" në Castelnuov­o, Michelange­lo Rizzi. Ngjarja ka ndodhur në vitin 2006, në një vilë në Castelnuov­o del Garda në Itali. Sipas "L'Arena", tashmë motra e shqiptarit kërkon një shumë të majme parash, si shpërblim për humbjen e jetës së vëllait të saj. Natën e 27 janarit 2006, Michelange­lo Rizzi, pasi ndjeu disa

NGJARJA

Natën e 27 janarit 2006, Michelange­lo Rizzi, pasi ndjeu disa zhurma që vinin nga jashtë vilës ku jetonte, zbriti në katin e parë me një pistoletë tip "HechlerKoc­h" në dorë. Pasi pa dikë që përpiqej të hynte në banesën e tij, sipas dëshmisë që vetë ai ka dhënë, bërtiti që hajduti të largohej, pasi ishte i armatosur. Por, shqiptari nuk u largua dhe kështu Rizzi qëlloi drejt tij.

zhurma që vinin nga jashtë vilës ku jetonte, zbriti në katin e parë me një pistoletë tip "HechlerKoc­h" në dorë, armë të cilën e kishte me leje dhe me të cilën kishte

bërë stërvitje edhe në poligon. Pasi pa dikë që përpiqej të hynte në banesën e tij, sipas dëshmisë që vetë ai ka dhënë, bërtiti që hajduti të largohej, pasi ishte i armato- sur. Por, shqiptari nuk u largua dhe kështu Rizzi qëlloi drejt tij me pistoletë duke e lënë të vdekur 23- vjeçarin. Ndërsa Rizzi deklaroi në polici që kishte qëlluar vetëm dy herë, ditë më vonë u gjet edhe një fishek i tretë brenda banesës. Dy vite më vonë, gjyqtari Giorgio Piziali e dënoi me dy vjet burg për vrasje, duke tejkaluar limitet e mbrojtjes së ligjshme, dënim i cili u reduktua në tre muaj në Apel, por u fal nga amnistia. Në 2011- ën sipërmarrë­si italian shet sh- tëpinë ku u krye krimi dhe zhvendoset bashkë me familjen në Santo Domingo të Spanjës. Ndërsa tani, motra e Dritanit nuk ka paditur vetëm Rizzi- n, por edhe çiftin që bleu vilën ku u krye vrasja. Seanca e parë e gjyqit është caktuar më 10 korrik, ndërsa shqiptarja kërkon shpronësim­in me forcë të vilës. Ndërkaq, në lidhje me vilën, Rizzi është dënuar edhe për zhvatje të mbetur në tentativë, me dy vjet e tetë muaj burg në Shkallën e Parë. Ai kërkonte para nga një fqinj i tiji, duke pretenduar se ai nuk kishte ruajtur largësinë nga vila e tij kur kishte ndërtuar.

 ??  ?? Pas ngjarjes në Itali
Pas ngjarjes në Itali

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania