Gazeta Shqiptare

Greqi, ndryshojnë lejet e qëndrimit, procedurat për emigrantët shqiptarë

Aplikimi, pa qenë nevoja të paraqiten në Athinë

-

Duke

filluar nga muajt e parë të 2017- ës, do të ketë ndryshime për sa u përket lejeve të qëndrimit për emigrantët në Greqi. Deri tani leja e qëndrimit ishte në formë stikeri që ngjitej te pasaporta e emigrantëv­e. Kjo nënkuptont­e që, nëse pasaporta juaj mbaronte, duhej të fillonit procedurat për nxjerrjen e pasaportës së re dhe gjithashtu zëvendësim­in e stikerit të lejes suaj të qëndrimit, që duhej vendosur te pasaporta e re. Tani ato do të zëvendësoh­en nga

"KARTA E EMIGRANTIT"

"Karta e Emigrantit" ( aftoteles egrafo) do jetë një kartë elektronik­e ( siç janë kartat e identiteti­t shqiptare), e cila përveç të dhënave personale, do të ketë disa të dhëna biometrike të emigrantit, siç është fotografia elektronik­e ( tip pasaporte) dhe shenjat e gishtërinj­ve të emigrantit.

"Karta e Emigrantit" ( aftoteles egrafo), që do jetë një kartë elektronik­e ( siç janë kartat e identiteti­t shqiptare), e cila përveç të dhënave personale, do të ketë disa të dhëna biometrike të emigrantit, siç

është fotografia elektronik­e ( tip pasaporte) dhe shenjat e gishtërinj­ve të emigrantit. Karta do jetë e pajisur me mikroçip ku do regjistroh­en të gjitha këto të dhëna. Derisa të vijë momenti i rinovimit, emigrantët do të mbajnë lejet ekzistuese, që janë të ngjitura në pasaportat e tyre. Me "Kartën e Emigrantit" do të pajisen të gjithë emigrantët që do të marrin leje të reja qëndrimi. Emigrantët që faktikisht disponojnë leje qëndrimi nuk do jetë e nevojshme t'i ndryshojnë ato, dhe do pajisen me Kartën e Emigrantit kur të bëjnë rinovimin e lejes së qëndrimit në Greqi. Këto ndryshime vijnë në zbatim të Rregullore­s Europiane 380/ 2008, në bazë të së cilës, të gjitha vendet anëtare kanë marrë përsipër të përpunojnë një leje qëndrimi unikale për të gjithë shtetasit e vendeve të treta që jetojnë në BE. Deri më sot, emigrantët aplikonin për arsye të jashtëzako­nshme vetëm në Ministrinë e Brendshme, kështu që emigrantët ishin të detyruar të paraqitesh­in në Athinë për të aplikuar. Por tashmë kjo do të ndryshojë, sepse emigrantet do kenë mundësi të aplikojnë në gjithë shërbimet përkatëse të prefektura­ve ( apo periferive siç quhen tashmë) të vendbanimi­t të tyre, pa qenë nevoja të paraqiten në Athinë, gjë që kërkonte shpenzime në para dhe në kohë.

 ??  ?? Leje qendrimi greke
Leje qendrimi greke

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania