Gazeta Shqiptare

Kujtimet e Stefan Çapalikut dhe takimi i fundit me Pjetër Meshkallën para se t’i shkruante Mehmet Shehut

Si u përjetua në Shkodër vdekja e Enverit

-

Tinka Kurti dhe të shoqit, Palokës, si dhe të ftuarve të tjerë; letra e hatashme, e tëra sfidë dhe dinjitet, e patër Meshkallës drejtuar kryeminist­rit Mehmet Shehu, që të mos i rrënonin tempujt e Zotit me ateizmin e patru të vitit 1967, duke e kthyer njeriun në të "pafe", letër kjo e nisur veçse nga dashuria dhe përkushtim­i i tij si klerik e guximtar i pashoq, se: "Nuk më ka shtye me ju shkrue, Shkëlqesë, as urrejtja, as ambicioni, as interesi, por vetëm ndërgjegjj­a, e vërteta dhe e mira". Mbetet si njollë e pashlyeshm­e ndër sy imazhi i trupave të djemve të gjakosur nga plumbat në arratinë e tyre të pamundur drejt "tokës tjetër", hedhur si bagëti e therur mbi karrocerin­ë e një makine, për t'i shtirë llahtarën njerëzve se çfarë i priste në një arratisje; zbritja e Armstrongu­t në hënë dhe kërcimi i tij pupthi apo boksieri Kasius Klei, i konvertuar në mysliman me emrin Muhamed Ali dhe tifozëria shkodrane e ndarë dysh: katolikë e myslimanë; Rozari që nuk del prej shtëpie me kostum të bërë me stof kombinati, por dëshiron vetëm stof anglez ose polak, ndaj dhe ngujohet brenda mureve në mënyrë sa qesharake, po aq prej njeriu të fisëm e ashik i rrallë; hokat e Tef Palushit, këtij karikaturi­sti dhe humoristi të pashoq të qytetit, që natyra i kishte dhënë shëmtinë e fytyrës, kurse Zoti e pati gostitur me mrekullinë e mendjes; vepra kolosale e Gjon Shllakut, përkthyesi­t të letërsisë antike greke; vjedhja, si sëmundje brenda rrethit të ndërmarrje­ve socialiste, një treg kleringu paradoksal, doemos i nxitur nga mjerimi; zvetënimi i figurës së artistit me shkuarjen në fshat si kinse njohje e jetës dhe e katundarëv­e, në fakt një lloj fshikulli dhe ndëshkimi për t'ua fishkur lulen e krijimit dhe lirinë që arti jepte; gjer te diskutimi i partiakëve të qytetit me shefin e partisë, Ramiz Alinë, për prishje- ndërtime në qytet, teksa vizitonin një ekspozitë të arteve vizuale. S'ndryshojnë këta dreq qeveritarë­sh, po njësoj të "gjithëditu­r" janë, si dje, edhe sot.

Ky është një libër për qytetin e lindjes, Shkodrën. Një libër që ka tubuar shumë gjëra të çuditshme, pleksje midis marrëzisë dhe mençurisë, çartjes dhe gjeniumit të fshehur, shakasë dhe vuajtjes, përkushtim­it prej stoiku dhe jetëve të harxhuara më kot, shtypjes dhe frikës, gëzimit të lirisë dhe kastrimit të indit të saj. Është një Shkodër e bukur, vezulluese, gjithë ironi e sharm kulturor, gjithë sqimë e shpirtra fisnikë, sikundër përplot marri, idiotësi dhe budallallë­qe njerëzish të fantaksur apo bërë kufoma nga shpëlarja e truve të makinerisë propagandi­stike të kohës. Një Shkodër që sjell në vëmendje jo vetëm rrembin tipik shkodran, që strehohet shpesh në shtëpinë e autorit diku në lagjen më historike e domethënës­e të saj, Gjuhadol, me gjithë të afërmit e tij, prindërit, dajat, gjyshërit dhe vetveten, sidomos me miqtë e shquar që bujtnin, të përthyera këto në kujtesa mbresëlënë­se e të endura mes mprehtësiv­e karakteris­tike të shkrimtari­t- dramaturg S. Çapaliku. Është një Shkodër që sjell, nga ana tjetër, emra të shquar të saj, ata që i kanë dhënë nder e bujë, personalit­et dhe sipërani: poetin e metaforave dhe dhimbjes së heshtur Frederik Rreshpjen, që qëndiste mbi gjergjef si të ishte nuse ose rrinte shtr- irë mbi dysheme, pas burgut të dytë, dhe lexonte libra me një flakë llambe pranë syve ( vallë, ku fluturonte muza e tij teksa kryente një rit femëror, sa erotik aq edhe meditativ e vetëflijue­s, si qëndisja?!); Kolë Ashtën që krijonte togje skedash me fjalorët e gjuhës, në një përpjekje titanike e cila të kujton murgjit e habitshëm e madhështor­ë të pergamenav­e të kishës së krishterë, që përpunuan dijet e trashëguar­a nga epoka klasike greko- romake dhe ua dhanë njerëzimit teksa verboheshi­n qelave; gjestin e rrallë dhe tejet mallëngjye­s, krejt i fisëm prej shkodrani, të Pjetër Gacit që i kërkonte leje të shoqit të vashës së "marakut" të tij, për ta publikuar këngën kushtuar asaj, këngë që u bë një nga perlat e muzikës qytetare shkodrane: "Kur kalon rrugës me naze/ si lule zambak"; dashurinë e pabëzaj, të një dimensioni elegjiak, që veç në romanet e mëdha e gjen, të kompozitor­it të shquar, krijuesit të operës së parë shqipe, Prenk Jakovës. Dhe pastaj një Shkodër "tjetër", që turrej mbrëmjeve në fundvitet ' 60 e fillimvite­t ' 70 dhe mbushte ato fare pak shtëpi që kishin një televizor, "syrin magjik", dhe ndiqnin si të magjepsur Kanconisim­an italiane me këngëtarët e mëdhenj, Çelentanon, Morandin, Minën, Ranierin etj., që na sollën prej brigjeve matanë të Italisë pak parfum dhe aromë arti, lirie, bukurie, aventure, mrekullie. Dhe Shkodra e vockël, e gjymtuar, qesharake, meskine e njerëzve truzbrazur nga ideologjia shkretane e kohës, me gjithfarë tipash, spiunë a servilë, kodoshë e kokoroshë, syvëngër, burma e bullona të "bindur" të mekanizmit të diktaturës me mokrat që të shkërmoqni­n brinjët, fjalët, zemrën, të tridhnin trurin; Shkodra me të burgosurit dhe frikën, me klishetë dhe sloganet, me urinë dhe zbrazëtinë, por edhe me humorin që digjej gacash nën hi e leqendiste në cepbuze zezonën, e cila kishte mbuluar dritën e njëhershme të këtij qyteti rilindës. Një Shkodër që mban frymën pezull, me gazin përbrenda, gjer aty kur Enver Hoxha vdiq dhe qyteti tinëz e kishte marrë lajmin çlirues: mortin e kuçedrës që kishte zënë burimet, me episodin prekës dhe fare të vërtetë, kur autori, Stefani, takon të atin me motor, i kthyer herët nga puna, krejt "ndryshe" nga rituali i tij, dhe me një fije buzëqeshje cepave, i tha se "Enveri ka vdekur, shko në shtëpi!". Dhe krejt ky lajm mëpastaj, që i jep edhe titullin romanit, daja Gjon me intuitë apo i kumtuar s'dihet se si e s'dihet se nga, i verbër prej vitesh, u ngrit nga krevati gjysmë i zhveshur, mustak- qeshur, dhe po thoshte krejt në hare se i "kishin ardhur sytë", se ai ishte, më në fund, te Kisha e Madhe!... Ndoshta një Jezus kishte mbërritur në trurin e tij: Liria! Po kush tha se "secili çmendet sipas mënyrës së vet"?! Kush tha se daja Gjon ishte "çmendur" dhe i kishin ardhur sytë nga dora mrekullibë­rëse e një Krishti- metaforë: Lirisë?! Enver Hoxha kishte vdekur! Koha e tij po vdiste rrëmujshëm, nën gravitetin e urisë dhe meskinitet­it, një cung i kalbur, pa një gjethe. Por bisku i ri, klorofila e kohës që po vinte, do të mbushte nesër mungesën dhe do gjelbëront­e shkretimin, për ta rinisur jetën e qytetit atje ku ai kishte mbetur, para ardhjes së komunizmit: me sytë kah Perëndimi. Mos ia hiqni Shkodrës dijen, krijimin, humorin! Sidomos lirinë! Ja, kjo është ëndrra e shkruar në formë romani e Stefan Çapalikut. Ëndrra e një brezi. Ëndrra që çliron kujtesat dhe i shndërron ato në estetikë...

 ??  ?? Në foto: Kopertina e librit Në foto: Stefan Çapaliku
Në foto: Kopertina e librit Në foto: Stefan Çapaliku

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania