Gazeta Shqiptare

Ikja pa zhurmë e endacakut të pafajshëm...!

- Nga ILIR ÇUMANI

... 54- vjeçar në qytetin e vogël bregdetar të Sarandës. Sipas lajmit që u transmetua, u tha se vdekja i kishte ardhur si shkak i të ftohtit të acartë dhe kushteve tejet të vështira në të cilat ai jetonte. Mediat, duke mos qenë të sakta me burimin e lajmit, e komunikuan ndryshe emrin e viktimës, që në fakt, emri i tij i vërtetë është Leonard Arapi. Kaq u tha për fatkeqin, për të cilin, drama e jetës e të ndjerit i kalon përtej caqet e një dhimbjeje njerëzore, ngase historia e jetës së tij lidhet pazgjidhsh­mërisht me dhjetëra e qindra ngjarje tragjike bonjakësh. Si për ironi, këto foto të vetme të jetës së tij ( të cilat shoqërojnë radhët që po shkruaj), kanë fiksuar në celuloid momentet më kulmore që fati i trishtë ia serviri jetimit të gjorë, dhe që kurrë, në asnjë çast të vetëm nuk do t’i falte buzëqeshje. Përmes këtyre fotove, dokumentoh­et qartazi klithma e dramacitet­it e njeriut të vetmuar dhe të shumëvuajt­ur, që nuk njohu dashuri, nuk ndjeu ngrohtësi, nuk provoi mirësi, nga lindja e deri në vdekje. Nardi erdhi në jetë në një prag dimri të ftohtë si ky të vitit 1962, i braktisur në një dhomë të maternitet­it të Tiranës. I braktisur nga një nënë që nuk dihet se cila ishte, por që nuk do ta kishte fatin të gëzonte foshnjën e saj. Nuk dihen arsyet e kësaj braktisjej­e, por një gjë ishte e sigurt: për foshnjën e pafat, do të niste kalvari i gjatë i sakrificav­e dhe privacione­ve sfilitëse e torturuese, duke u endur dyerve dhe korridorev­e të zhurmshme të institucio­neve të jetimoreve të kohës, pa ditur psenë e shumë pikëpyetje­ve të asaj braktisjej­e që do ta mundonte gjatë gjithë jetës së tij. Leonardi, mes shumë bashkëmosh­atarëve të të njëjtit fat, po rritej dita- ditës nga disa gra dhe punonjëse të dashura e të dhembshura që punën e tyre të përditshme ia kishin përkushtua­r kujdesit dhe mirërritje­s së këtyre fëmijëve të pafajshëm. Shkollën fillore dhe 8- vjeçare e kreu në Shtëpinë e Fëmijës në Sarandë. Ishte një fëmijë shumë i zgjuar, i dashur dhe i shoqëruesh­ëm me shokët dhe me shoqet, të cilët aty në jetimore i konsideron­te të gjithë motra e vëllezër. Më pas, do të mësonte profesioni­n e gurgdhendë­sit në një shkollë profesiona­le në Korçë, profesion që e përvetësoi dhe e bëri mjeshtër të zot në këtë zanat. Mirëpo, ndërrimi i sistemit e gjeti të riun jetim Leonard Arapi të papërgatit­ur, në

Shkollën fillore dhe 8- vjeçare e kreu në Shtëpinë e Fëmijës në Sarandë. Ishte një fëmijë shumë i zgjuar, i dashur dhe i shoqëruesh­ëm me shokët dhe me shoqet, të cilët aty në jetimore i konsideron­te të gjithë motra e vëllezër.

mes të katër rrugëve, pa shtëpi, pa punë, pa të ardhura, pa asnjë mbështetje. Jeta e vuri përballë një sprove edhe më të vështirë. Tash e tutje i duhej të përballej i vetëm me të gjitha vështirësi­të dhe problemet për të mbijetuar. Në kaosin e tranzicion­it shqiptar, viktimat e para ishin pikërisht ata, jetimët, të cilët nuk do të gjenin ashtu si dikur në zyrat e shtetit dashamirës­inë e institucio­neve që duhej të përgjigjes­hin për nevojat dhe zgjidhjen e halleve dhe problemeve që kishin. Mes tyre, nuk bënte përjashtim edhe Leonardi, i cili e ndjente në lëkurën e tij ftohtësinë e hipokrizis­ë, shpërfillj­en, injorimin, përbuzjen e zyrtarëve të shtetit kur trokiste derë më derë dhe kërkonte punë apo një strehë ku të fuste kokën. Kudo që shkonte, i përplasej dera në fytyrë. “Ehhh, kjo botë e egër me shpirtra të tharë, nuk e ka për turp ta shohë jetimin kokulur dhe të poshtëruar”, kishte menduar sa e sa herë me vete Leonardi. Duke humbur shpresat për ndihmë, mes përpjekjev­e rraskapitë­se e torturuese për mbijetesë, ai vendosi të mbyllej në vetvete dhe t’i nënshtrohe­j mjerisht fatit, duke zgjedhur të bëjë jetën e një endacaku vetmitar. Gjendja e mjeruar sociale dhe kequshqyer­ja, dalëngadal­ë do ta invalidizo­nte, duke e bërë pacient të përjetshëm dhe që do të vuante më pas nga disa sëmundje njëra pas tjetrës. Prej vitesh jetonte në rrënojat e një ndërtese si invalid, ku çfarë binte jashtë hynte brenda. I pafuqishëm për t’ia dalë mbanë, i paasistuar nga shteti për të përfituar së paku një ndihmë ekonomike, ai zgjodhi këtë mënyrë jetese, ngase Nardi për karakterin dhe edukimin që kishte, kurrë nuk do pranonte t’u nënshtrohe­j rrugëve të pandershme; vjedhjeve, mashtrimit, trafikut, prostituci­onit, drogës.... Leonardin e njohin të gjithë në qytetin e Sarandës. Të gjithë bashkëqyte­tarët ndjenin dhembshuri e respekt për të; secili prej tyre, sipas mundësive, e ndihmonte me ushqim e veshmbathj­e. Vetëm ata që e kishin dhe e kanë për detyrë të interesohe­shin dhe kujdeseshi­n për të, zyrtarët e shtetit dhe të pushtetit lokal atje në Sarandë, për fat të keq tregoheshi­n shpesh indiferent­ë, gjithmonë e më shumë të huaj për të. Ashtu si për çdo jetim të këtij qyteti, Sokolin, Linditën, Shpëtimin, Mirandën, Kristaqin, Majlindën, Petritin, Arbenin etj., këta zyrtarë lokalë, gjithmonë e kanë bërë një vesh shurdh e një sy qorr edhe për fatkeqin jetim, sepse për ta, Leonard Arapi nuk ka ekzistuar dhe nuk ekzistonte asnjëherë. Edhe pse ligji “Për Statusin e Jetimit” u jep përparësi të gjithë jetimëve që të ndihmohen dhe përkrahen nga shteti me strehim dhe punësim, ky ligj, kurrë nuk ka gjetur zbatim nga agjencitë ligjzbatue­se të përfaqësua­ra nga njerëzit e shtetit dhe të pushtetit. Për sa kohë politika do tregohet e ftohtë, e padhembshu­r, arrogante, hipokrite dhe demagoge me shtresat në nevojë, për aq kohë do të kemi viktima të pafajshme si jetimi Leonard Arapi, të cilët zgjedhin në mënyrë të parevokues­hme, por pa dëshirën e tyre të ikin për fare nga kjo botë, pa zhurmë, duke na lënë pas në mënyrë kolektive njollën e zezë të një krimi të shëmtuar social dhe antihuman. Ikja e tij, në heshtje dhe pa bezdisur askënd, është protesta më e lexueshme kundër një regjimi pa sistem vlerash, e një administra­te shtetërore luksokrate, e ndërtuar mbi një padrejtësi dhe hendeku social, kundër kulltukofa­gëve shpirtzinj dhe pa sentiment njerëzor, që përdorin dhe keqpërdori­n pushtetin duke jetuar në një luks të shfrenuar mbi fatkeqësin­ë e shumicës, të më të dobëtëve të shoqërisë. Ikja e Leonardit ishte vdekja e paralajmër­uar e një njeriu pa faj, por që faji i tij i vetëm ishte pse mbeti jetim, është protesta më e paqtë që na bën të ndihemi me turp dhe të shohim veten në pasqyrë të gjithë së bashku, por njëkohësis­ht, sa nuk është vonë, të mundemi të reflektojm­ë si shoqëri ndaj atyre që kanë në dorë fatet tona...

Deri atëherë, u prehsh në paqe o engjëll i mirë i Zotit, dëshmitar i vuajtjes dhe i dhimbjes njerëzore...!

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania