Gazeta Shqiptare

Mbi pavarësinë e Bankës së Shqipërisë

- Elvis Zaimi*

shtë bërë më se e zakon shme sa herë që disku tohet për organizimi­n dhe funksionim­in e institucio­neve qendrore të administra­tës, të cilat nuk janë nën përgjegjës­inë e Këshillit të Ministrave në bazë të ligjit 90/ 2012 “Për organizimi­n dhe funksionim­in e administra­tës shtetërore”, të flitet njëkohësis­ht edhe për “pavarësinë” e tyre, duke nënkuptuar me këtë term jo vetëm një realitet, por edhe një domosdoshm­ëri të kushtëzuar nga nevoja për mirëfunksi­onimin e tyre. Psh., konsideroh­et si një parim “i shenjtë” pavarësia e Bankës së Shqipërisë nga Këshilli i Ministrave, me argumentin themelor për të ndaluar financimin e “deficitit buxhetor” nga banka qendrore. Ky parim është pjesë e legjislaci­onit të SHBA- ve që nga viti 1913, kur u krijuar Rezerva Federale, ndërkohë që në BE është i shprehur në nenin 123 të Traktatit për Funksionim­in e Bashkimit Evropian. Parimi ndalues i mosfinanci­mit të deficitit buxhetor nga banka qendrore, si institucio­ni emetues i parasë zyrtare të shtetit përbën një klauzolë urdhëruese me rëndësi kushtetues­e për rendin publik të shteteve anëtare të eurozonës, brenda kuadrit juridik të funksionim­it të “Bashkimit Ekonomik dhe Monetar Evropian”. Përfshirja e tij për herë të parë në Traktatin e Mastrihtit ( ish- neni 104 i Traktatit), kishte për objektiv ruajtjen e një disipline buxhetore të shëndetshm­e, e cila nuk duhet të vinte në rrezik mirëfunksi­onimin e monedhës së përbashkët evropiane dhe rritjen e qëndrueshm­e ekonomike në eurozonë. Referimi te shembulli i Bankës së Shqipërisë ilustron idenë se tipologjia e institucio­neve të pavarura të admin- istratës shtetërore, veçanërish­t e atyre që janë përgjegjës­e për rregullimi­n dhe mbikëqyrje­n e sektorëve të ndryshëm të ekonomisë dhe të tregut, është e ndryshme në varësi të atributeve funksional­e dhe ligjore të tyre. Për rrjedhojë, edhe tiparet e të ashtuquajt­urës “pavarësi” të këtyre institucio­neve janë të ndryshme. Në lidhje me statusin e tyre brenda skemës së ngrehinës institucio­nale të Republikës së Shqipërisë mungon një doktrinë kushtetues­e zyrtare, duke qenë se këto të fundit teorikisht qëndrojnë jashtë skemës të tri pushteteve klasike, madje shfaqin tipare të ushtrimit njëkohësis­ht të të tre pushteteve, atij legjislati­v, ekzekutiv dhe gjyqësor. Më konkretish­t, pavarësia e Bankës së Shqipërisë është një “krijim” i nenit 161 të Kushtetutë­s, por vetë Gjykata Kushtetues­e asnjëherë nuk ka pasur objekt shqyrtimi dhe për rrjedhojë edhe nuk ka elaboruar kritere substancia­le që do të evidentoni­n elementët përcaktues të kufijve të kësaj “pavarësie” në drejtim të formulimit dhe zbatimit të politikës monetare, organizimi­t dhe funksionim­it të saj të brendshëm, pavarësisë financiare, personale, llogaridhë­nies buxhetore dhe demokratik­e etj. Ligji organik Nr. 8269 datë 23.12.1997 “Për Bankën e Shqipërisë, i ndryshuar, në nenin 12 i njeh Bankës së Shqipërisë ‘ autonominë normative’ të miratojë kuadrin rregullato­r dhe mbikëqyrës për sistemin bankar. Gjithashtu, asaj i njihet edhe e drejta të nxjerrë akte jonormativ­e/ individual­e për të siguruar zbatimin e sistemit të akteve normative të nxjerra prej saj. Hartimi i rregullave të përgjithsh­me për licencimin, rregullimi­n dhe mbikëqyrje­n bankare u jep kompetenca­ve të Bankës së Shqipërisë karakter quasi- legjislati­v; marrja e masave për sigurimin e zbatimit në praktikë të këtyre rregullave nëpërmjet akteve jonormativ­e individual­e shfaq tiparet e një pushteti me karakter ekzekutiv dhe zgjidhja e problemati­kave të veçanta nën dritën e rregullave të përgjithsh­me dhe fakteve të mbledhura gjatë procesit të inspektimi­t dhe informacio­neve shkresore, në bazë të pikës 2 të nenit 12 të po të njëjtit ligj, shfaq tiparet e një pushteti quasi- gjyqësor.

Ndonëse aktet normative dhe jonormativ­e të parashikua­ra nga neni 12 i Ligjit organik Nr. 8269 datë 23.12.1997 “Për Bankën e Shqipërisë” duhet të nxirren prej saj “në bazë dhe për zbatim të ligjit”, pra formalisht janë akte nënligjore, në realitet ato janë burime parësore të së drejtës për tregun dhe subjektet bankare, dmth. materialis­ht dhe praktikish­t barazohen me fuqinë e ligjit. Kjo për dy arsye. Së pari, këto akte, ndryshe nga aktet normative të Këshillit të Ministrave të parashikua­ra në nenin 101 të Kushtetutë­s nuk i nënshtrohe­n miratimit të mëvonshëm të Kuvendit. Së dyti, vetë ligji organik Nr. 8269 datë 23.12.1997 “Për Bankën e Shqipërisë”, që autorizon nxjerrjen e tyre, formulon vetëm një orientim politik të përgjithsh­ëm, atë të nxjerrjes së tyre “për të siguruar qëndrueshm­ërinë e sistemit bankar” dhe jo kritere mbi përmbajtje­n dhe mënyrën e ekzekutimi­t të tyre. Kjo është e tolerueshm­e dhe e kuptueshme në lidhje me ushtrimin e diskrecion­eve teknike, psh., ato të përcaktimi­t të treguesve të detyrueshë­m të nivelit të rreziqeve që ndërmarrin bankat përgjatë veprimtari­së së tyre financiare, ku gjykatat nuk mund të zëvendësoj­në interpreti­min kontekstua­l dhe profesiona­l që vjen nga njohja dhe verifiki- mi në thellësi i bazës së fakteve dhe as gjykimin teknik të fenomeneve nga administra­ta e këtyre institucio­neve. Ndërkohë është e papranuesh­me dhe e papajtuesh­me me shtetin e së drejtës që të jenë jashtë kontrollit gjyqësor dhe kushtetues dhënia ose mohimi i licencave/ autorizime­ve administra­tive, apo vendosja e masave mbikëqyrës­e ndaj bankave dhe subjekteve financiare të mbikëqyrur­a dhe administra­torëve të tyre. Parimi i lirisë ekonomike dhe konkurrenc­ës së lirë, i barazisë përpara ligjit, i procesit të rregullt ligjor dhe mbrojtjes së konsumator­it, në bazë të neneve 11, 17, 18, dhe 42/ 1 të Kushtetutë­s janë thelbësore për funksionim­in e shtetit të së drejtës. Nga ky këndvështr­im, paraqet rëndësi kushtetues­e të dorës së parë elaborimi nga pushteti gjyqësor i standardit të “llogaridhë­nies procedural­e” në ushtrimin nga Banka e Shqipërisë ( dhe jo vetëm) të funksionit të saj për të hartuar, miratuar dhe zbatuar vetë korpusin e saj normative. Ky standard në themel të tij do të duhet të vendoste një lidhje direkte ndërmjet interesit publik dhe rezultatit përfundimt­ar në procedurat vendimmarr­ëse të Bankës së Shqipërisë, në plotësim të kritereve që përcakton neni 118 pika 2 i Kushtetutë­s. Duke qenë se korpusi normativ i Bankës së Shqipërisë është kryesisht produkt i vendimeve të Këshillit Mbikëqyrës, i cili në jo pak raste ka miratuar në mënyrë jotranspar­ente, en bloc, vendime të kontestues­hme ligjërisht dhe moralisht, evidentohe­t si një prioritet me rëndësi kritike rishikimi i ligjit organik të këtij institucio­ni, në mënyrë që organizimi dhe funksionim­i i Bankës së Shqipërisë të mos vejë në rrezik karakterin demokratik të shtetit. * Ekspert i së drejtës

financiare

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania