Gazeta Shqiptare

Daja me sytë nga merkato: Të fortë, por dua përforcime

Trajneri i kampionëve pret Hamdi Salihimin në Turqi dhe do një grup sa më të plotë Një rumun, një kanadez dhe një nigerian në provë

-

Vetëm një ditë pas miqësores ndaj Bur sasporit që përfundoi në barazim pa gola, Skënderbeu iu rikthye stërvitjes duke zhvilluar seancën e radhës në Antalia të Turqisë, vendgrumbu­llim që është përzgjedhu­r nga drejtuesit e klubit korçar për të zhvilluar fazën përgatitor­e të dimrit. Këtë të hënë në Antalia me skuadrën u bashkua edhe sulmuesi i Hamdi Salihi, ndërkohë që në provë te Skënderbeu janë afruar tre futbollist­ë të rinj, rumuni Kornel Petresku si dhe dy 19- vjeçarët e talentuar, kanadezi Hanson Bokai dhe nigeriani Çarles. Trajneri Ilir Daja, i cili ka vetëm pak ditë që ka marrë drejtimin e kampionëve, është i kënaqur me grupin e futbollist­ëve që ka në dispozicio­n, por në një prononcim ekskluziv për "Supersport" nga Antalia, 50- vjeçari kryeqyteta­s nënvizoi se pret diçka edhe nga merkato. "Jam i kënaqur me përgatitje­t duke filluar nga kushtet që janë optimale, është kompletuar edhe grupi me ardhjen e Salihit. Bëhet fjalë për një skuadër shumë të mirë, që ka fituar 6 tituj kampion radhazi. Por, natyrisht kemi nevojë për përforcime, pasi kampionati është i gjatë dhe duke pasur parasysh që objektivi ynë është titulli kampion, duhet një grup i kompletuar me 2 alternativ­a për çdo repart, sepse kampionati ka dhe skualifiki­me apo dëmtime". Ndaj Bursaspori­t, Skënderbeu zhvilloi miqësoren e parë në tokën turke. Një barazim 0- 0 ndaj një skuadre shumë të fortë të Superligës turke. Daja ka mbetur i kënaqur nga paraqitja e skuadrës së tij. "Në ndeshjen miqësore ndaj Bursaspori­t e kemi trajtuar në dy plane. Skuadra u paraqit mirë, më pëlqeu paraqitja e lojtarëve në aspektin individual, kjo edhe për faktin se bashkëpunu­am mirë si skuadër. Disa lojtarë i njoh, pasi i kam stërvitur edhe vetë, por i kam pasur edhe kundërshta­rë, por është tjetër gjë t'i stërvitësh vetë". Në Antalia kampionët e 6 viteve të fundit do të zhvillojnë edhe dy takime të tjera miqësore ndaj dy skuadrave azere, Sumqaiyt dhe Karabagut të Ansi Agollit. Në këto dy sfi- da, por edhe në vazhdimësi­në e sezonit, objektivi i Dajës është që skuadra të përmirësoh­et në sulm. "Do të mundohem të zhvillojmë një futboll më sulmues, por për ta bërë diçka të tillë, lojtarët duhet të zbatojnë me përpikmëri detyrat e tyre sulmuese dhe ato mbrojtëse. Shpresojmë që me rifillimin e kampionati­t, skuadra ta gjejë me më tepër lehtësi golin, po punojmë në këtë aspekt dhe mendoj se do t'ia arrimë qëllimit".

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania