Gazeta Shqiptare

Arrin në 4 numri i viktimave nga i ftohti, vdes 60- vjeçari nga Korça

Zhduket 70- vjeçari nga Peqini, familjarët: Na tha se po shkonte të ushqente bagëtitë Ilia Lifo u gjet i pajetë në një godinë të braktisur

- Ledjona Xheladinaj Fatmir Popja

Arrin në katër numri i viktimave nga i ftohti. Një 60- vjeçar nga Korça është gjetur i pajetë në periferi të këtij qyteti. Burime zyrtare nga policia lokale bënë me dije se Ilia ( Nevruz) Lifo u gjet i vdekur rreth orës 10: 00 të ditës së djeshme në vendin e quajtur “Parku i mallrave”, në një nga godinat e ish- poligonit të bonifikimi­t, ku jetonte i vetëm që prej një viti. Pas kryerjes së veprimeve të para hetimore, blutë deklaruan se Lifo ka humbur jetën si pasojë e të ftohtit. Ndërkohë që mëngjesin e së hënës u gjet i ngrirë 52- vjeçari Bashkim Çepa, i cili punonte si roje pallatesh në Golem të Lushnjës. Të dielën humbi jetën 53- vjeçari i pastrehë Leonard Arapi nga qyteti i Sarandës, ndërsa mëngjesin e së shtunës u gjet i vdekur nga i ftohti 38- vjeçari endacak, Arben Sulo. Ndërkaq, është denoncuar i zhdukur dhe një 70- vjeçar nga Peqini. Bëhet fjalë për Nexhip Tabakun nga fshati Karthnekë i njësisë administra­tive Shezë.

VIKTIMA NË KORÇË

Moti i keq dhe acari vazhdojnë të marrin jetë njerëzish. Viktima e radhës është shënuar dje në qytetin e Korçës. Mësohet se Ilia Lifo, baba i dy fëmijëve vuante nga diabeti si dhe nga problemet kardiake, ndërsa mendohet se përdorimi i alkoolit mund ta ketë rënduar disi më shumë gjendjen e tij. Në trupin e 60- vjeçarit nuk janë konstatuar shenja dhune, ndërsa pohohet që ai të ketë ndërruar jetë nga i ftohti.

Prej një viti, Lifo jetonte i vetëm në një ngrehinë të boshatisur, pasi kishte marrë miratimin e pronarit të godinës. Lifo kalonte ditë- netët në një dhomë, në të cilën kishte një krevat dhe një sobë druri. Sipas policisë, 60- vjeçari ishte i divorcuar dhe kishte dy fëmijë, një djalë dhe një vajzë, të dy të martuar. Ai kishte zgjedhur të jetonte i vetëm larg fëmijëve të tij, në ngrehinën ku dhe u gjet i Në qarkun e Dibrës janë shpërndarë ndihma për familjet e prekura nga moti i keq. Ministri Tahiri ishte dje në Klos, ku ndoqi procesin e shpërndarj­es se ndihmave. Gjatë fjalës së tij, Tahiri u shpreh se, “të gjitha familjeve në nevojë do t’u shpërndahe­t ndihma me bazën minimale për ushqime dhe veshmbathj­e, në mënyrë që të gjithë ata që kanë probleme me kushtet e jetesës për shkak të motit, të mos gjenden të vetëm dhe të mos kenë probleme të rënda në jetën dhe shëndetin e njerëzve”.

vdekur. Paraprakis­ht u mendua se Ilia Lifo ishte një endacak, por sipas inspektore­s së qendrës sociale Korçë, Irena Bozdo, 60- vjeçari nuk ishte i tillë. “Ilia Lifo nuk ishte endacak. Ai ishte i divorcuar dhe kishte dy fëmijë, një djalë dhe një va-

jzë, e cila e kishte ftuar të jetonte në një banesë me të. Zgjedhja e tij ka qenë të banojë në këtë godinë të vjetër. Ai ishte një invalid pune dhe si i tillë trajtohej me pagesë nga sigurimet shoqërore në masën 14250 lekësh të reja, si dhe nga shërbimi social paguhej me

3300 lekë të reja. Ishte i pastrehë momentalis­ht dhe ishte përfshirë nga bashkia për bonusin e strehimit me subvencion­im të qerasë. Por me bindje e them se nuk ka qenë asnjëherë lypës”, tha Bozdo.

I ZHDUKURI NË PEQIN

I moshuari Nexhip Tabaku

( baba i 5 fëmijëve) është zhdukur në rrethana misterioze në orët e para të mëngjesit të së dielës. Pjesëtarë të familjes Tabaku dje pohuan se 70vjeçari ka dalë nga banesa rreth orës 04: 00, ndërsa i ka thënë bashkëshor­tes se po shkonte të ushqente bagëtitë. Por, më pas nuk është kthyer më në banesë. Gjithashtu, familjarët u shprehën se Nexhipi ka

qenë i veshur me xhaketë kafe, pantallona të zeza, triko me kuadrate dhe këmishë blu. Tejet të shqetësuar ata pohuan se kanë bërë denoncim në polici dhe se po vijojnë edhe vetë kërkimet për gjetjen e kryefamilj­arit. Deri në orët e vona të mbrëmjes së djeshme nuk është bërë e mundur gjetja e të moshuarit.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania