Gazeta Shqiptare

Dokle: Qeveria, më tepër vëmendje ndaj kuksianëve

Kryeminist­ri mbledh Këshillin e Emergjenca­ve: Situata është nën kontroll, gripi drejt largimit “Banorët e Borjes po i dalin zot vetes. Nuk e pranojnë izolimin”

- Darina Tanushi

Deputeti socialist, Namik Dokle kërkoi më shumë vëmendje nga qeveria për banorët e fshatit Borje të Kukësit. Në disa foto që ai publikoi dje në “Facebook”, këta banorë shfaqen të gjithë së bashku duke hapur me lopata rrugën e bllokuar nga bora. “Borjanët i dalin zot vetes… Në këtë dimër të acartë, bashkëfsha­tarët e mi në Borje të Kukësit i dolën zot vetes. Nuk e kanë duruar kurrë dhe nuk e pranojnë izolimin, ngado që të ketë ardhur ai! Para dy ditësh, burrat e këtij fshati u ngritën të gjithë dhe shpëtuan një grup elektricis­tësh të rrethuar nga ‘ vdekja e bardhë’. E kanë bërë këtë akt human dhjetëra herë, kurdo që dikush është përballur me të keqen dhe ka pasur nevojë për ndihmë”, shkroi dje Dokle. Më tej ai shprehet: “Shikojini këto foto, vetë hapin rrugët për të shkuar te njëri- tjetri dhe pastaj, të gjithë bashkë hapin rrugën drejt Prizrenit.( Kukësi është ‘ larg’ dhe me rrugë të bllokuara, ndërkohë që Kosova i ka hapur të gjitha rrugët e Gorës!). Por, bashkëfsha­tarët e mi të mirë nuk harrojnë të hapin edhe ‘ rrëshqitës­en’ për fëmijë ( luzgallo e quajnë ata) dhe madje të bëjnë edhe ndonjë foto artistike nga ky dimër. E duan jetën me gjithçka që ajo u ofron! E pra, këta njerëz të mirë që e fitojnë jetën me duart dhe shpirtin e tyre të paepur, meritojnë shumë më tepër nga qeveria që votojnë!”, shkroi Dokle.

KËSHILLI

Ndërkohë dje, kryeminist­ri Edi Rama deklaroi se bilanci i punës së këtyre ditëve për të përballuar situatën e rënduar nga gripi e bora është pozitiv. Në mbledhjen e Këshillit Kombëtar të Emergjenca­ve, ministrat dhe drejtuesit e strukturav­e të

shtetit të angazhuara në përballimi­n e emergjenca­ve civile kanë bërë një raport të situatës. “Nga reagimet e kryetarëve të bashkive, pa dallim, majtas apo djathtas dhe nga reagimet e qytetarëve kam mundur të konstatoj me shumë kënaqësi, që puna e tyre është e vlerësuar shumë lartë përsa i përket

përkushtim­it dhe sakrificës”, u shpreh Rama, duke falënderua­r punonjësit e OSHEE- së. Po ashtu, ai përgëzoi edhe Forcat e Armatosura. Një vlerësim maksimal Rama bëri për ministrin e Bujqësisë, Edmond Panariti. “Puna e Emergjenca­ve Civile ka qenë dhe mbetet në lartësinë e duhur. Angazhi- mi i Ministrisë së Bujqësisë, që ka qenë maksimal përpara se të fillonte kjo situatë, për të garantuar të gjithë sistemin, pavarësish­t se parashikim­et e motit nuk flisnin për përmbytje, që kemi pasur më parë”, tha Rama. “Nëse do t’i referohesh­im volumit të madh të pasojave të evituara, besoj që bilanci i deritanish­ëm është mjaft pozitiv. Në këtë zyrë kemi informacio­n të përditësua­r çdo 60 minuta nga i gjithë territori. Informacio­ni flet për efikasitet dhe për një situatë që është nën kontroll, ashtu siç me sa duket edhe situata e rënduar me epideminë e gripit ësh- të drejt përmirësim­it, që e tregon ulja e numrit të vizitave dhe shtrimet në spitale”, u shpreh kreu i qeverisë. Drejtori i Emergjenca­ve Civile, Shemsi Prençi bëri me dije se rrugët nacionale janë të hapura, por reshjet do të vijojnë gjatë gjithë muajit. Kryeminist­ri bëri thirrje që qytetarët të vendosin zinxhirët për të shmangur aksidentet. Në fund të mbledhjes, kryeminist­ri tha se, “me kapërcimin e kësaj situate ashtu siç bëmë edhe për përmbytjet e fundit, do të ulemi përsëri për të folur, konkretish­t për çfarë nuk ka funksionua­r ashtu siç ne duam”.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania