Gazeta Shqiptare

Nishani: Krimi rrezikon zgjedhjet

Kreu i shtetit, pritje me gazetarët: Përgjegjës­i dhe vlerësim, jeni target i sfidave “Mediat të denoncojnë rastet kur krimi influencon zgjedhjet”

- Valentina Madani

Kreu i shtetit, Bujar Nishani, mblodhi mbrëmë në Pallatin e Brigadave përfaqësue­s të mediave në vend, por edhe nga Kosova e Maqedonia, të cilëve u kujtoi përgjegjës­itë e pushtetit dhe targetin e sfidave të ndryshme. Por, para njerëzve të mediave, Presidenti Bujar Nishani ngriti shqetësimi­n se grupe të caktuara të krimit do të tentojnë të influencoj­në në zgjedhjet e ardhshme parlamenta­re. Ai foli për mundësinë e përfshirje­s së personave të inkriminua­r në fushatën për zgjedhjet e ardhshme. Në një situatë të tillë, z. Nishani i bëri thirrje politikës që me përgjegjës­i të adresojë këtë sfidë. “Ndaj shqetësimi­n tim, pasi evidenca serioze tregojnë se grupe të caktuara të krimit do të tentojnë të influencoj­në në zgjedhjet e ardhshme parlamenta­re dhe ky është një problem që duhet të na preokupojë të gjithëve. Në radhë të parë, u bëj thirrje partive politike, lidershipi­t politik që me përgjegjës­inë që kanë të adresojnë me shumë kujdes këtë sfidë të madhe, sepse krimi dhe bota e krimit i dëmton, i kërcënon dhe i prek të gjithë. Krimi nuk ka ngjyrim, ai është i zi dhe kthehet në një dëm të madh për këdo. Prandaj është përgjegjës­i e politikës për të adresuar me shumë seriozitet këtë çështje”, deklaroi z. Nishani. Ndërsa i bëri thirrje politikës që të adresojë me shumë kujdes këtë sfidë, gazetarëve u kërkoi që të denoncojnë rastet kur krimi influencon në jetën politike. “Por nga ana tjetër, media të monitorojë dhe të denoncojë çdo tentative që bota e krimit të influencoj­ë në të ardhmen tonë. Le të dalim nga retorika, të shkojmë drejt realitet dhe më mirë sesa njerëzit e medias, që për shkak të aktiviteti­t të tyre kanë të mundur të prekin këtë realitet nga afër”, u shpreh kreu i shtetit, Bujar Nishani. Në pritjen e organizuar për mediat, Presidenti Nishani përmendi rëndësinë e pushtetit të medias në jetën politike e sociale të vendit, duke u shprehur se sfidat me të cilat përballet media janë nga më të ndryshmet. “Ju shpreh falënderim­et për këtë punë dhe kontribut të madh që jepni për shoqërinë, qytetarët dhe shtetin. Gjej rastin të uroj një vit sa më Kreu i shtetit, Bujar Nishani i bëri thirrje politikës që të adresojë me shumë kujdes këtë sfidë, ndërsa gazetarëve u kërkoi që të denoncojnë rastet kur krimi influencon në jetën politike. të mbarë, me dinamikën që ju karakteriz­on dhe me produktin shumë të rëndësishë­m që realiteti shqiptar, qytetarët shqiptarë, jeta politike e sociale, e përditshmj­a e të gjithë aktorëve të shoqërisë pret nga bota e medias. Presidenti i Republikës nuk është një pushtet, është një institucio­n, juve jeni një pushtet. Dhe duke qenë një pushtet, keni kontribute të jashtëzako­nshme në kontekstin e të qenit një pushtet, ashtu siç keni edhe përgjegjës­itë e mëdha në raport me shoqërinë. Ashtu siç meritoni të keni edhe vlerësimet në kontekstin e të qenit një pushtet. Duke qenë një pushtet, mbeteni edhe një target i sfidave të ndryshme, si çdo pushtet tjetër. Edhe ju atakoheni, tentojnë që disa të bëhen pjesë e pushtetit të medias për të defor- muar herë- herë pjesë të pushtit të medias. I gjithë ky angazhim i juaji është në syrin, veshin e mendjen në tërësi të opinionit”, deklaroi z. Nishani. Ai përmendi se, “si kudo në botë, dimensioni i medias ka dimensioni­n e madh të orientimit të shoqërisë. Sipas tij, një shoqëri është me fat kur pushteti i medias udhëhiqet dhe në tërësinë e tij përbëhet nga njerëz profesioni­stë, që besojnë në vlerat e lirisë, kontribuoj­në në konsolidim­in e vlerave të demokracis­ë dhe ruajnë vlerat e integritet­i që duhet të ketë një shoqëri”. Presidenti i Republikës, Bujar Nishani deklaroi se pushteti i katërt përballet me shumë sfida, ndërsa institucio­net duhet të gjejnë mënyra për t’i mbështetur. Për Nishanin, media është një aktor i rëndësishë­m në procesin e integrimit të vendit, pasi përfaqëson një kapacitet të rëndësishë­m intelektua­l. Ndërsa, përsa i përket vitit që lamë pas, Nishani vlerësoi disa ngjarje historike, mes tyre shenjtërim­in e Nënë Terezës dhe përfaqësim­in e Shqipërisë në Kampionati­n Europian të Francës.

 ??  ?? Seanca parlamenta­re
Seanca parlamenta­re
 ??  ??
 ??  ?? Të rinjtë e LRI në shtëpinë e aktorit Robert Ndrenika
Të rinjtë e LRI në shtëpinë e aktorit Robert Ndrenika

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania