Gazeta Shqiptare

“Listat e hapura”, PS i bën bllokadë propozimit të LSI

Kodi Zgjedhor përplas dy partitë e koalicioni­t, LSI i kujton PS- së grevën e urisë së 2008- ës Balla: Cënohet sistemi. Vasili: S’është tabu

- Valentina Madani

PD paraqiti në maj platformën për garantimin e zgjedhjeve të lira dhe po i përkthen ato në një paketë të plotë amendament­esh. Para pak javësh edhe PS paraqiti amendament­et e saj. Ndërsa LSI në fillim të javës njoftoi se ka edhe ajo një paketë ndryshimes­h ligjore.

Partia Socialiste dhe Lëvizja Socialiste për Integrim ndajnë qëndrime të kundërta sa u takon listave të hapura në zgjedhjet parlamenta­re të 18 qershorit. Bashkëkrye­tari i Komisionit të Reformës Zgjedhore, Taulant Balla u shpreh se PS është kundër çdo lloj ndërhyrjej­e në sistemin zgjedhor, përfshirë edhe atë të listave të hapura. “Nuk i kemi marrë ende në shqyrtim, por jam kundër çdo lloj forme që ndërhyn në këtë fazë të procesit në sistemin zgjedhor. Sistemi që kemi nuk është i vjetër, kemi bërë vetëm dy palë zgjedhje. S’do pranoja ndërhyrje në sistemin zgjedhor, përfshirë këtu edhe diskutimin për listat e hapura”, u shpreh Balla. Nga ana tjetër, LSI insiston për listat e hapura, ndërsa kërkon që fjala e fundit për këtë çështje t’i lihet OSBE/ ODIHR- it. “Çështja e listave të hapura është problem jo i ri, një qëndrim konsistent i yni. Për ata që kanë një memorie të vëmendshme, ne e kemi kërkuar që në 2008- ën dhe është mbrojtur fort nga ne. Pra, s’është që lind sot, paraqitet dhe propozohet sot. Kanë qenë raporte të vështira, kujtojmë historinë e 2008ës, e rimarrim që në një klimë të re më konstrukti­ve krijonte një hapësirë të re për ta rimarrë çështjen. S’besoj të jetë tabu, se s’ka të bëjë me interesin e LSI- së, por interesin e një procesi sa më përfaqësue­s në këtë çështje”, u shpreh Vasili. Për çështjen e shumëdebat­uar të teknologji­së në zgjedhje, LSI kërkon si arbitër ODIHR- in. Z. Vasili tha se garantimi i standardev­e në zgjedhjeve është edhe një nga elementët e rinj të shtuar për vlerësimin

e Shqipërisë në rrugën e saj drejt integrimit. Vasili kërkoi edhe praninë e administra­tës së re amerikane në procesin e reformës zgjedhore, duke theksuar se monitorimi nga administra­ta e re amerikane e Donald Trump do të ishte pozitive. “BE është prezente në komision, por do të ishte shumë e rëndësishm­e që edhe administra­ta e re amerikane të ishte gjerësisht aktive, qoftë në monitorimi­n, ndjekjen e procesit, vlerësimin e tij përfundimt­ar, pasi një vlerësim pozitiv i këtyre zgjedhjeve, qoftë nga BE, por në mënyrë të veçantë nga administra­ta e

re amerikane do të thoshte një plus shumë i madh për vendin tonë dhe do të thoshte një proces integrimi, që ecën përpara pa asnjë pengesë, pa asnjë koment negativ dhe pa asnjë lloj rezeve. Kështu që ky proces jo vetëm zgjedhor, por edhe politik duhet parë në këtë mënyrë”, theksoi z. Vasili. Sa i takon votimit elektronik, Partia Socialiste pret përgjigjen e KQZ- së për të implementu­ar projektin pilot në dy qarqe, ndërkohë që LSI mbështet PDnë për votimin elektronik në zgjedhjet e 2017- ës. “Për votimin elektronik, fillimisht duhet të nisë një projekt pilot “Çështja e standardev­e themelore për zgjedhjet, çështje primare për shqiptarët. Duhet bëhet çmos që këto standarde të garantohen për zgjedhjet e vitit 2017. Ne ngulim këmbë që nuk mund të jetë një trajtim selektiv i çështjeve”, tha z. Bylykbashi.

në dy qarqe. Nëse KQZ- ja na garanton se koha është, le të na japë dakordësin­ë për të bërë të mundur votimin elektronik”, theksoi deputeti i PSsë. Taulant Balla informoi më tej se tashmë është bërë i qartë pozicionim­i i aktorëve politikë, ndërsa tregoi disa nga pikat ku kund dakordësoh­en me PD- në. “Ka dakordësi të plotë për të dekriminal­izimin dhe të gjithë ata që bëjnë krime elektorale. Ku është pozicioni unë dhe duhet t’i bashkëngji­ten aktorë politikë. Një punë intensive që kemi bërë edhe me KE- në, ne kemi identifiku­ar një dokument që është i mirë dhe do të minimizojë hapësirat e parave jo të ligjshme. Ky është hapi i parë. Për fat të keq nuk ka dakordësi nga pala tjetër për votën e emigrantëv­e dhe depolitizi­min e pozicionev­e”, theksoi z. Balla. Ai përmendi se: “Sa i takon çështjes së identifiki­mit biometrik, i kam kujtuar kolegut Bylykbashi, i kam treguar disa modele teknologji­ke, por sipas tij kërkoheshi­n shumë kohë. Kujtoj që rekomandim­i i OSBE- ODHIR është i njëjtë, pa kaluar një projekt pilot, s’mund të kalojë në projekt kombëtar. Mandati i këtij komisioni është që të diskutojë çështje të OSBE- ODHIR. Jam kundër çdo forme që ndërhyn në sistemin zgjedhor. Me këtë sistem janë bërë dy palë zgjedhje”.

 ??  ??
 ??  ?? Komisioni i Reformës Zgjedhore
Komisioni i Reformës Zgjedhore

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania