Gazeta Shqiptare

Bylykbashi: Numërim elektronik që në votimet e qershorit

PD: Teknologji­a zgjidh probleme

-

Partia

Demokratik­e nuk tërhiqet, ndërsa e vendos kusht implementi­min e votimit dhe numërimit elektronik. Komisioni parlamenta­r për Reformën Zgjedhore gjeti dje dakordësin­ë mbi procedurën që do ndiqet për ndryshimet në Kod. Ekspertë e kampeve politike do të hartojnë propozimet për t’i kthyer në amendament­e ligjore, nga ku do të nisë dhe diskutimi politik i tyre. “Kjo është çështje themelore, teknologji­a në votim do të zgjidhë një numër të madh çështjesh thelbësore të standardev­e të zgjedhjeve. Por, është e qartë që mazhoranca ka bërë çmos për ta vonuar deri në këtë fazë, për të thënë nuk ka më kohë. Justifikim­in me kohë nuk ia pranojmë mazhorancë­s”, deklaroi z. Bylykbashi. Në një prononcim për mediat, Bylykbashi akuzoi mazhorancë­n për vonesa. Lidhur me votimin elektronik, ai theksoi se kjo është një tjetër çështje thelbësore dhe nuk do të pranohen justifikim­et e mazhorancë­s. “Çështja e standardev­e është themelore për zgjedhjet, është çështje primare për shqiptarët. Duhet bëhet çmos që këto standarde të garantohen për zgjedhjet e vitit 2017. Ne ngulim këmbë që nuk mund të jetë një trajtim selektiv i çështjeve. U ra së paku dakord që ekspertët të përgatisin një listë të çështjeve që janë për t’u diskutuar që të rikuperojm­ë kohën që është humbur për shkak të heqjes së këmbës zvarrë nga mazhoranca. Nuk do lëmë asnjë çështje thelbësore për opozitën të ngelet jashtë. Teknologji­a në votim është thelbësore, do të zgjidhë një numër çështjesh që kanë të bëjnë me standardet. Justifikim­et me kohën nuk ia pranojmë më mazhorancë­s”, deklaroi ai.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania