Gazeta Shqiptare

Kufiri detar me Malin e Zi, Bushati: Do e diskutojmë

Shteti malazez i dërgon propozimin Shqipërisë, ministri i Jashtëm: Zgjidhje sipas fqinjësisë së mirë Përgjigjja për Daçiç: Politikë viktimizue­se e teatrale

- Darina Tanushi

Shqipëria ka ende të pazgjidhur edhe kufirin detar me Malin e Zi, përveç atij me Greqinë. Çështja është në diskutim, sipas ministrit të Jashtëm të Shqipërisë, Ditmir Bushati. Ajo është diskutuar dje gjatë takimit që Bushati pati me homologun malazez, Sergjan Darmanoviç, në Tiranë. “Ne kemi marrë një propozim nga Mali i Zi për t’u përfshirë në këtë proces dhe jemi të gatshëm që në kohë të përshtatsh­me të ulemi dhe të fillojmë diskutimet, në mënyrë që kjo çështje të adresohet në përputhje jo thjesht me rregullat ndërkombët­are, por edhe me parimin e fqinjësisë së mirë”, - u shpreh dje ministri i Jashtëm shqiptar, Bushati, gjatë konferencë­s së përbashkët për shtyp me homologun malazez. Nga ana e tij, gjatë konferencë­s me Bushatin, ministri i Jashtëm malazez, Darmanoviç u ndal edhe te çështja e Demarkacio­nit, marrëveshj­e e mbetur pezull mes Malit të Zi dhe Kosovës. “Ne kemi bërë atë që na takon, jemi sjellë sipas kushteve të përcaktuar­a në marrëveshj­e dhe sipas rregullave ndërkombët­are për hartimin e Demarkacio­nit. Problemin ne e shohim më shumë si çështje të politikës së brendshme. Ne nuk e kemi kushtëzuar Kosovën; jemi treguar të duruar dhe do të vazhdojmë të presim që palët politike në Kuvendin e Kosovës të bien dakord mes tyre”, - tha Darmanoviç. Gjatë takimit, dy homologët ranë dakord edhe për fuqizimin dhe modernizim­in e pikave kufitare. Bushati u pyet edhe për krijimin e komunës shqiptare të Tuzit, premtim i pambajtur nga pala malazeze. “Transformi­mi i Tuzit si një komunë në kuptimin e vërtetë të fjalës parashihet si një nga angazhimet e këtij koalicioni. Nuk kam çfarë të shtoj më tepër përveçse mbështetje­s që vjen nga Tirana për këtë qëndrim të koalicioni­t aktual në Malin e Zi”, - tha ministri i Jashtëm shqiptar. Bushati u ktheu një përgjigje edhe deklaratav­e të ministrit të Jashtëm serb, Ivica Daçiç, se thelbi i politikës shqiptare është krimi kundër serbëve dhe se këto politika po nxisin, sipas tij, sulme ndaj ambasadave të Serbisë pas arrestimit të Ramush Haradinajt. “Përdorimi i viktimolog­jisë si metodë politike e kombinuar me teatralite­t dhe agresivite­t, në planin afatshkurt­ër mund të ketë efekte befasuese; në planin afatgjatë është kundërprod­uktive. Serbia të zbatojë vendimet e gjykatave ndërkombët­are për çështjen ‘ Haradinaj’”, - u shpreh Bushati në lidhje me këtë qëndrim të ministrit serb.

Ndërkohë, ministri i Punëve të Jashtme të Malit të Zi, Darmanoviç u prit edhe nga kreu i Kuvendit, Ilir Meta. Sipas njoftimit për shtyp, Meta u shpreh se si Shqipëria, ashtu edhe Mali i Zi kanë një destinacio­n të përbashkët, dhe theksoi se “stabilitet­i i Malit të Zi është stabilitet­i ynë dhe i shërben mbarëvajtj­es së paqes në tërë rajonin e Ballkanit, ku të gjitha vendet duhet të punojnë më ngushtë me njëri- tjetrin”. Ministri i Punëve të Jashtme të Malit të Zi, Sergjan Darmanoviç shprehu mirënjohje­n për mbështetje­n e vazhdueshm­e të Shqipërisë. Në përfundim, z. Meta dhe z. Darmanoviç ndanë bindjen e përbashkët se forcimi i perspektiv­ës euroatlant­ike të të gjitha vendeve tona fqinje u shërben paqes, sigurisë dhe stabilitet­it të Evropës Juglindore, veçanërish­t në këto momente të rëndësishm­e zhvillimes­h globale.

 ??  ?? Takimi Meta- Darmanoviç
Takimi Meta- Darmanoviç
 ??  ?? Takimi Meta- Darmanoviç
Takimi Meta- Darmanoviç

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania