Gazeta Shqiptare

Grabisnin karburante­t, 2 në pranga e 1 në kërkim

Klajdi Pupa e Florian Thana: Rojet kishin frikë kur na shihnin me armë, do bastisnim edhe një western union Të arrestuari­t: Paratë i prishnim në lokalet me muzikë ku kishte balerina

- Klodiana Haxhiaj

Grabisnin me maska dhe armë pikat e karburante­ve, përfundojn­ë në pranga dy të rinj, ndërsa shpallet në kërkim një tjetër. Pas hetimeve të kryera, policia e Shijakut ka arrestuar 20vjeçarin Klajdi Pupa ( i dënuar më parë për posedim të lëndëve narkotike) dhe 19vjeçarin Florian Thana ( i dënuar më parë për vjedhje), të dy banues në Durrës. Dy të rinjtë u kapën 12 orë pas grabitjes së dy karburante­ve në autostradë­n Tiranë- Durrës. Ndërsa po punohet intensivis­ht për prangosjen e bashkëpunë­torit të tyre, 20- vjeçarin Bajram Kumacaku ( i dënuar më parë për vjedhje). Burime zyrtare nga Drejtoria e Policisë së Qarkut të Durrësit dje bënë me dije se tre shtetasit në fjalë kanë qenë nën mbikëqyrje jo vetëm se ishin persona me precedentë penalë, por edhe për faktin se ata ishin të papunë dhe ndërkohë shpenzonin shumë para në lokalet e natës. Sipas bluve, grabitja e fundit e tyre ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të së hënës. Burimet e mësipërme sqaruan se nga një automjet tip "Golf" kanë dalë të armatosur Pupa, Thana dhe Kumacaku, të cilët kanë grabitur xhiron ditore të dy karburante­ve përballë njëri- tjetrit në autostradë­n Tiranë- Durrës. Pas verifikimi­t të kamerave të sigurisë së karburante­ve, blutë mësynë në mesditë në shtëpitë e tre të dyshuarve dhe arrestuan dy prej tyre. Ndërkaq, policia ka sekuestrua­r edhe automjetin tip "Golf" që përdorej nga autorët për realizimin e grabitjeve. Grabitja tjetër është shënuar më datë 12 dhjetor të vitit që shkoi. Tre të rinjtë, dyshohet se nën kërcënimin e armës u kanë marrë xhiron ditore ( rreth 150.000- 200.000 lekë) rojeve të një karburanti në autostradë, në afërsi të mbikalimit të Fllakës. Vetëm një ditë më pas, më 13 dhjetor, në një foto të publikuar në rrjetin social "Facebook", Florian Thana dhe Klajdi Pupa duken duke drekuar në një restorant. Gjatë marrjes në pyetje, dy të arrestuari­t e kanë pranuar akuzën, madje kanë deklaruar se kishin planifikua­r të grabisnin edhe një western union në qytetin e Durrësit. Dy të rinjtë kanë rrëfyer me detaje se si i organizoni­n grabitjet dhe ku i shpenzonin paratë. "Ne planifikon­im bashkë pikat e karburante­ve që do të grabisnim. Rojet, sa na shikonin me maska dhe me armë, frikësohes­hin. Paratë na duheshin se jemi të papunë. Jemi të rinj e donim të dilnim me femra e në lokale. Lekët i kemi shpenzuar në lokale me muzikë tallava, ku ka balerina dhe këngëtarë. Kishim menduar t'i binim edhe një western unioni që bën shumë xhiro. Te dy karburante­t që grabitëm sot ( të hënën), punonjësve u morëm vetëm 300 mijë lekë të vjetra", kanë thënë Klajdi Pupa e Florian Thana. Gjithashtu, dy të arrestuari­t treguan edhe vendin ( afër një kanali) ku kishin hedhur çantën me maskat dhe me armën që kryenin grabitjet.

 ??  ?? Klajdi Pupa dhe Florian Thana duke drekuar pas grabitjes së 12 dhjetorit
Klajdi Pupa dhe Florian Thana duke drekuar pas grabitjes së 12 dhjetorit
 ??  ?? 20- vjeçari i shpallur në kërkim, Bajram Kumacaku
20- vjeçari i shpallur në kërkim, Bajram Kumacaku
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania