Gazeta Shqiptare

Odhise Andrea, dyshime se hyri në Shqipëri në mënyrë ilegale

Burri i gjyqtares: Korrupsion? Flas në gjykatë

-

Odhise

Andrea, bash këshorti i gjyqtares Majlinda Andrea, e pezulluar nga detyra pas akuzave për korrupsion, nuk ka pranuar të japë shpjegime në polici. Ai u vetëdorëzu­a në Policinë e Tiranës mbrëmjen e së hënës. Andrea u ka thënë oficerëve të policisë se deklarimet e tij do t'i japë në Gjykatën e Lartë, aty ku zhvillohet dhe procesi gjyqësor ndaj tij dhe bashkëshor­tes. Brenda 72 orëve Odhise Andrea duhet të dalë para togave të zeza për verifikimi­n e masës së sigurisë "arrest me burg", vendosur në muajin korrik. Mësohet se prokuroria do të kërkojë lënien në fuqi të kësaj mase. Policia e ka ende të paqartë mënyrën se si ka hyrë Odhise Andrea në vendin tonë, pasi prej korrikut të vitit të kaluar ai ndodhej jashtë vendit.

"TV Klan" raporton se, nga të dhënat e sistemit TIMS rezulton se ai ndodhet në Itali, ku udhëtoi në datën 15 korrik 2016, disa ditë para se të firmosej urdhër- arresti për të. Por ka dyshime se Andrea mund të ketë hyrë nga Kosova dhe të ketë kaluar në këmbë kufirin e gjelbër. Vetë i pandehuri nuk ka pranuar të japë asnjë sqarim për mënyrën si e ka kaluar

kufirin. Për këtë arsye policia ka nisur edhe hetimin për veprën penale të "Kalimit të paligjshëm të kufirit" për Andrean. Çështja lidhet me një ryshfet 50 mijë euro që gjyqtarja Majlinda Andrea ka marrë përmes bashkëshor­tit të saj për një pronë në Sarandë. Në burg për këtë çështje janë Ilia Çabiri dhe sekseri Petraq Dashi, ndërsa me "detyrim paraqitjej­e" shtetasja Eleni Lino. "Odhise

Andrea, 52 vjeç, banues në Tiranë, u vetëdorëzu­a sepse me Vendimin Penal të datës 16.07.2016, Gjykata e Lartë ka caktuar masën e sigurisë ' arrest në burg', për veprën penale ' Korrupsion pasiv i gjyqtarit, prokurorit dhe i funksionar­ëve të tjerë të drejtësisë', kryer në bashkëpuni­m, parashikua­r nga nenet 319/ ç dhe 25 të Kodit Penal", thuhet në njoftimin zyrtar të Policisë së Shtetit.

 ??  ?? Odhise Andrea
Odhise Andrea

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania