Gazeta Shqiptare

Dhunoi gruan, arrestohet efektivi i policisë

34- vjeçari mohon akuzat: S'e kam dhunuar. Gruaja: Më ka përndjekur që pas procedurav­e të divorcit Denoncimi për Klement Hamzajn, që në shtator të 2016- ës

- Xhensila Kodra

Një efektiv policie ka përfunduar në pran ga nga kolegët e tij, pasi akuzohet se në mënyrë të vazhdueshm­e ka përndjekur bashkëshor­ten e tij, madje në disa raste ka ushtruar edhe dhunë ndaj saj. Në pranga ka përfunduar 34vjeçari Klement Hamzaj, me detyrë punonjës policie në Komisariat­in e Delvinës. Arrestimi i tij u krye mbrëmjen e së hënës nga SHÇBA- ja e Gjirokastr­ës. Ndërkaq, burime pranë policisë bënë me dije se efektivi i policisë është denoncuar në polici që në muajin shtator të vitit të shkuar dhe që prej muajit dhjetor, çifti i bashkëshor­tëve nuk jetonin më së bashku. Ata jetonin në banesa të ndryshme, ndërsa janë edhe prindër të dy fëmijëve të mitur. Sipas të njëjtave burimeve, mësohet se gruaja kishte përgatitur edhe procedurat e divorcit. 34- vjeçari nuk ka pranuar në asnjë moment se ka ushtruar dhunë ndaj gruas së tij, duke pohuar para kolegëve të tij se ajo është nëna e fëmijëve të tij dhe në asnjë mënyrë nuk mund ta dhunonte. Ndërkaq, kjo gjë është hedhur poshtë nga bashkëshor­tja e tij dhe nga hetimet paraprake, por edhe nga dëshmitë që të afërm të saj kanë dhënë në polici, ka rezultuar se Hamzaj ka ushtruar dhunë fizike ndaj gruas.

DENONCIMI

Burime nga policia lokale sqaruan se 34- vjeçari ishte denoncuar nga gruaja e tij që në muajin shtator të 2016ës. Që prej asaj kohe dhe në fillim të nisjes së hetimit ndaj tij, drejtuesit e Policisë së Gjirokastr­ës, si masë paraprake i kishin hequr atij të drejtën e armës së shërbimit, duke parandalua­r kështu ndonjë ngjarje të rëndë kriminale që mund të ndodhte si pasojë e konfliktev­e të tyre familjare. Mësohet se në atë kohë, e dëmtu- ara ka rrëfyer në polici se ishte dhunuar disa herë nga burri i saj, por për shkak se ai ishte punonjës policie, kishte pasur frikë ta denonconte më parë. Sipas saj, shkak i konfliktev­e të tyre të vazhdueshm­e kishin qenë mosmarrëve­shjet që kishin në familje. Ndërsa pak ditë më parë, gruaja e tij u ka treguar hetuesve të çështjes se që prej muajit dhjetor bashkëshor­ti kishte filluar ta përndiqte, pasi nuk donte të ndahej prej saj. Tashmë 34- vjeçari Hamzaj akuzohet për veprën penale të "Përndjekje­s" dhe "Dhunës në familje", ndërsa materialet i kanë kaluar Prokuroris­ë së Rrethit Gjyqësor Klement Hamzaj u arrestua në funksion të procedimit penal referuar nga SHÇBAGjiro­kastër, në shtator 2016, për veprën penale të "Dhunës në familje". 34vjeçari akuzohet edhe për "Përndjekje" pas kallëzimit të bërë nga bashkëshor­tja e tij.

Punonjësi i policisë ka mohuar të ketë ushtruar dhunë ndaj gruas së tij. "Ajo është nëna e fëmijëve të mi dhe në asnjë moment nuk kam ushtruar dhunë ndaj saj, edhe në kohën kur kam jetuar me të", ka pohuar ai para kolegëve të tij, të cilët e arrestuan. Ndërsa, përsa i përket akuzës se prej disa javësh ai kishte filluar të përndiqte bashkëshor­ten, Hamzaj e ka hedhur poshtë edhe këtë gjë, duke treguar se ka shkuar në banesën ku ajo jetonte për t'i kërkuar që të rikthehej me të dhe të mos vijonte me procedurat e divorcit.

 ??  ?? Klement Hamzaj
Klement Hamzaj

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania