Gazeta Shqiptare

Vrasësi i efektivit Kodra rrezikon burg përjetë, hesht para togave të zeza

Ekspertiza: David Qosja s'ka çrregullim­e mendore

-

Gjykata

e Krimeve të Rënda ka nisur procesin gjyqësor ndaj të pandehurit David Qosja, i cili katër muaj më parë vrau në Torovicë të Lezhës oficerin e Forcave të Ndërhyrjes së Shpejtë, Ardian Kodra si dhe tentoi të vriste dy të tjerë. Në seancën e djeshme, 30- vjeçari u shfaq me një pamje tërësisht ndryshe nga ajo që ishte në momentin që u arrestua. I qethur dhe i veshur mirë, Qosja u ul në kafazin e hekurt dhe para togave të zeza shfaqej krejt i qetë. Që në çelje të seancës gjyqësore, ai nuk shfaqi pendesë para trupës gjykuese, por as avokatja e tij mbrojtëse nuk kërkoi ulje të 1/ 3 së dënimit. Në këtë mënyrë, i pandehuri rrezikon të dënohet me burgim të përjetshëm dhe nëse do të kishte kërkuar ulje të dënimit, ai do të vuante 35 vite burgim. Ndërkaq, përkundër asaj që u deklarua në fillim, David Qosja nuk vuan nga asnjë çrregullim mendor. Janë ekspertët e mjekësisë ligjore që kanë dalë në këtë përfundim dhe ky fakt u pohua nga prokurori i çështjes, i cili lexoi aktakuzën e plotë para trupës gjykuese. Ndërkohë, mbrojtja e tij ka bërë disa kërkesa radhazi për kryerjen e një ekspertize të re, pasi pretendon se klienti i saj ka çrregullim­e mendore, por deri më tani nuk ka marrë miratimin e gjykatës. Në seancën e djeshme, avokatja e tij kërkoi përjashtim­in e trupës gjykuese, duke dyshuar për njëanshmër­i në proces. Organ i akuzës kërkoi që si dëshmitarë në seancat e ardhshme të sillen komshinjtë e tij që njoftuan policinë, pasi ai po qëllonte me armë në ajër. Po ashtu, prokurori kërkoi që si dëshmitarë të merreshin edhe efektivët e policisë që mbërritën në banesën e tij, ku më pas mbeti i vrarë efektivi Kodra. I pandehuri David Qosja akuzohet për vrasjen e efektivit të FNSH- së, Ardian Kodra, ngjarje kjo e ndodhur në muajin shtator të 2016- së në Torovicë të Lezhës. Në atë kohë, forcat e policisë rrethuan banesën ku ai jetonte i vetëm pas një sërë fatkeqësis­h që i kishin ndodhur, ku më e vështira për të kishte qenë humbja e jetës së të vëllait. Ishin banorët e zonës që kishin lajmëruar policinë se ai po qëllonte me armë në ajër dhe se po përbënte rrezik për jetën e tyre. Pasi u rrethua nga policia, Qosja hapi zjarr edhe ndaj uniformave blu, ku la të vdekur efektivin Kodra. Më pas, ai tentoi të largohej prej andej, por u kap pak minuta më vonë në një arë me misër. Pas arrestimit, fillimisht ai ka pohuar se kishte parë disa persona që kishin dashur ta vrisnin dhe se kishte qëlluar me armë ndaj policisë, pasi nuk donte që ata t'i futeshin në banesë.

 ??  ?? David Qosja, dje në sallën e gjyqit
David Qosja, dje në sallën e gjyqit

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania