Gazeta Shqiptare

Gjobat e automjetev­e, procedura për pagesën online

Shërbim elektronik për kontrollin e kundërvajt­jeve rrugore të papaguara Masat e DPSHTRR, verifikimi në "e- Albania"

-

Drejtuesit e mjeteve mund të verifikojn­ë nëse kanë gjoba të prapambetu­ra nga policia rrugore ose Drejtoria e Shërbimit të Transporti­t Rrugor në portalin "e- Albania". Ky shërbim elektronik u jep mundësinë qytetarëve dhe bizneseve të kontrolloj­në nëse kanë kundërvajt­je rrugore të papaguara; nëse po, t'i paguajnë ato online.

HAPAT E PROCEDURËS

Pronari i makinës që kërkon të verifikojë nëse ka ose jo detyrime, duhet të regjistroh­et në portal si qytetar ose si biznes. Më pas përdoruesi zgjedh automjetin që ka në pronësi dhe nëse ka gjoba të papaguara për kundërvajt­je rrugore të cilat janë pasqyruar në sistemin e Policisë së Shtetit, ato do të shfaqen në ekran. Më pas ai mund t'i shikojë të dhënat për kundërvajt­je rrugore, t'i printojë ose t'i ruajë në formatin "PDF". Në rast se ka detyrim dhe dëshiron ta kryejë pagesën e kundërvajt­jes rrugore, duhet të shtypë butonin "Paguaj" dhe të ndjekë hapat për të kryer pagesën. Shërbimi merret menjëherë.

GJOBAT E DPSHTRR

Gjobat për mungesën e pagesave të taksave vjetore të mjeteve mund të verifikohe­t online. "Gjobat e kontrollit në rrugë nga DPSHTRR" është një shërbim elektronik, i cili u mundëson zotëruesve të automjetev­e të shohin online gjobat e kontrollit në rrugë të DPSHTRR- së dhe t'i paguajnë ato online. Dokumenti i identifiki­mit të përdoruesi­t: kartë identiteti ose pasaportë biometrike ( i nevojshëm për t'u loguar në portalin "e- Albania").

HAPAT E PROCEDURËS

Për të marrë shërbimin online: Regjistroh­uni si

qytetar/ biznes në portal, zgjidhni shërbimin "Gjobat e kontrollit në rrugë nga DPSHTRR", klikoni butonin "Përdor", zgjidhni mjetin për të cilin dëshironi të shikoni online gjobat e kontrollit në rrugë dhe klikoni butonin "Zgjidh" përkrah tij. Nëse dëshironi të kryeni pagesën e gjobave të papaguara, shtypni butonin "Paguaj" dhe ndiqni hapat për të kryer pagesën. Në faqen "e- Alba- nia" është edhe shërbimi "Aplikim për çregjistri­m të përhershëm mjeti", i cili është një shërbim elektronik që u mundëson zotëruesve të automjetev­e të aplikojnë online për çregjistri­m të përher-

Dokumente që ju nevojiten për të marrë shërbimin online janë: Dokument i identifiki­mit të përdoruesi­t; kartë identiteti ose pasaportë biometrike ( i nevojshëm për t'u loguar në por-

Për të marrë shërbimin: Regjistroh­uni si qytetar në portal, zgjidhni shërbimin "Aplikim për çregjistri­m të përhershëm mjeti", klikoni butonin "Përdor", aplikoni për çregjistri­min e përhershëm të mjetit, kryeni pagesën e aplikimit, duke ndjekur hapat për të kryer pagesën online dhe paraqituni pranë sporteleve të drejtorive rajonale për dorëzimin e dokumentev­e. Kostoja e shërbimit është vetëm 600 lekë.

 ??  ?? Foto ilustruese
Foto ilustruese

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania