Gazeta Shqiptare

Kostot e shtuara që do të ketë sektori bankar për 2017

Bankat duhet të paguajnë prim sigurimi edhe për depozitat e biznesit

-

sit, pas përfshirje­s së tyre në skemën ligjore të sigurimit të depozitave. Primi vjetor i sigurimit për bankat është sa 0.5% e vlerës mesatare të depozitave. Sipas të dhënave më të fundit të Bankës së Shqipërisë, vlera e depozitave bankare të bizneseve është rreth 181 miliardë lekë. Mbi këtë vlerë, primi që bankat duhet të paguajnë mund të llogaritet në afërsisht 900 milionë lekë ose rreth 6.5 milionë euro. Kostos shtesë për sigurimin e bizneseve i duhet shtuar edhe kontributi i detyrueshë­m për fondin e shpëtimit, parashikua­r në ligjin e sapomiratu­ar në fund të vitit 2016. Brenda 10 vitesh, fondi duhet të arrijë vlerën e 0.5% të detyrimeve të sistemit bankar. Nëse ndahet në mënyrë të barabartë gjatë 10 viteve në vijim, për vitin e parë kontributi i sistemit bankar do të duhet të jetë të paktën rreth 4.5 milionë euro. Vetëm kostot shtesë nga sigurimi i depozitave të biznesit dhe kon- tributi për fondin e shpëtimit mund të arrijnë në rreth 11 milionë euro ose rreth 20% e fitimit të sistemit bankar për 11 muajt e vitit të kaluar. Një kosto tjetër që do rëndojë bankat këtë vit është provigjion­imi i pasurive të mbajtura në bilance pas dështimit për shitjen e tyre në ankandet ligjore të ekzekutimi­t të kolaterali­t. Për pasuritë e paluajtshm­e, vlera e provigjion­eve fillon nga 5% në vitin e parë deri në 100% në vitin e shtatë të mbajtës së tyre në bilanc. Për pasuritë e luajtshme, kërkohet provigjion­im në masën 100%, në rastet kur bankat nuk mund t'i shesin këto pasuri brenda një viti nga data e përftimit të tyre. Për vitin 2016 nuk ka ende të dhëna të përditësua­ra, por, sipas Bankës së Shqipërisë, në fund të vitit 2015, vlera e pasurive të paluajtshm­e në bilancet e bankave ishte rreth 22 miliardë lekë.

 ??  ?? Banka e Shqipërisë
Banka e Shqipërisë

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania