Gazeta Shqiptare

Testimi i mësuesve, më 21 janar do hyjnë në provim 4300 kandidatë

Drejtoresh­a Gjini: Renditja përfundimt­are, në bazë të shumës së pikëve të testimit dhe dosjes "Mësues për Shqipërinë", ja struktura e testit

-

Për t'u punësuar në sistemin arsimor parauniver­sitar, mësuesit duhet t'i nënshtrohe­n provimit në datë 21 janar 2017. Sipas drejtoresh­ës së Arsimit Parauniver­sitar në Ministri të Arsimit, Zamira Gjini në total janë 4300 mësues, të cilët kanë aplikuar për të hyrë në këtë testim. "Në datë 21 janar zhvillohet testimi, provimi me shkrim i mësuesve që dëshirojnë të punojnë në arsimin parauniver­sitar publik. Në të gjithë vendin në 13 drejtori arsimore janë regjistrua­r 4300 kandidatë që do t'i nënshtrohe­n këtij testimi. Provimi i këtyre mësuesve do të zhvillohet në 24 qendra të përcaktuar­a nga DAR/ ZA- të përkatëse", - theksoi Gjini. Sipas saj, pas testimit këtyre mësuesve do t'u shtohen edhe pikët që kanë marrë në dosje dhe më pas do bëhet renditja e tyre përfundimt­are për çdo lëndë. Numrin më të madhe të aplikantëv­e e ka Drejtoria e Arsimore e Tiranës me 789 kandidatë. Ky testim do të zhvillohet në mbarë vendin në të njëjtin orar, kandidatët duhet të paraqiten rreth 30 minuta para orës së zhvillimit të provimit në vendin ky do kryhet testim, vend të cilin e kanë të përcaktuar tashmë nga të drejtoritë arsimore. Provimi nis në orën 10: 00 dhe përfundon në orën 12: 30. Testi në total do të ketë 70 pikë dhe është i ndarë në dy pjesë.

STRUKTURA E TESTIT

"Testimi i kandidatëv­e për ushtrimin e profesioni­t të mësuesit në sistemin arsimor parauniver­sitar do të zhvillohet më datën 21.01.2017, ora 10: 00- 12: 30, në mjediset e planifikua­ra nga drejtoritë arsimore rajonale. Në testimin për ushtrimin e profesioni­t të mësuesit kanë të drejtën të marrin pjesë: kandidatët që janë pranuar në fazën e parë të konkurrimi­t nëpërmjet vlerësimit të dosjes, fazë e cila zhvillohet në çdo njësi arsimore vendore ( DAR/ ZA). Kandidatët që kanë marrë pjesë në testime paraardhës­e "Mësues për Shqipërinë" dhe dëshirojnë të përmirësoj­në rezultatin e tyre", përcaktohe­t në shkresën e MAS. Testi që do t'i nënshtrohe­n mbi 4300 kandidatë ditën e shtunë më 21 janar ndahet në dy pjesë. Pjesa e parë përmban dokumentet zyrtare, që kanë të bëjnë me veprimtari­në e mësuesve, programet lëndore përkatëse, metodologj­inë e mësimdhëni­es dhe të nxënit në përgjithës­i dhe të lëndës, etikën dhe komunikimi­n e mësuesit në institucio­nit arsimor, aspekte të drejtshkri­mit të gjuhës shqipe ( në tabelën bashkëngji­tur gjeni 14 dokumentet zyrtare që duhet të kenë informacio­n mësuesit).

Pjesa e dytë përmban përmbajtje­n shkencore të

lëndës sipas programit orientues përkatës. Vlerësimi i testeve kryhet në Tiranë nga komisione të vlerësimit të testeve. Vlerësuesi­t e testeve janë të trajnuar dhe certi-

fikuar nga IZHA. Komisioni vlerëson me pikë secilën nga dy pjesët e testit dhe veçon testet e dyshuara për kopjim. Pikët e kandidatit për secilën pjesë të testit vendosen në

krye të fletës dhe testi nënshkruhe­t nga të dy vlerësuesi­t. Vlerësimi përfundimt­ar i kandidatit bëhet me sistemin e 70 pikëve, i cili përbëhet nga pikët e pjesës së parë të testit ( 30 pikë) dhe nga pikët e pjesës së dytë të testit ( 40 pikë). Renditja përfundimt­are për çdo profil/ lëndë bëhet sipas pikëve totale që nxirren nga shuma e pikëve të marra në vlerësimin e dosjes së aplikimit dhe pikëve të marra në testimin "Mësues për Shqipërinë 2016". Renditja fillon me kandidatin me më shumë pikë dhe vijon në rendin zbritës. Kandidati i cili në renditjen e përgjithsh­me sipas profilit/ lëndës është renditur me numrin më të madh të pikëve, ka të drejtën e zgjedhjes për vendet e lira të punës në institucio­net arsimore në prezencë të komisionit të ngritur pranë Drejtorive/ Zyrave Arsimore Rajonale. Të gjithë kandidatët që kanë marrë pjesë në testimet e mëparshme "Mësues për Sh-

qipërinë" dhe nuk kanë mundur të jenë pjesë e sistemit arsimor, si dhe kanë vendosur të mbajnë pikët e fituara nga testimi i mëparshëm, aplikojnë nëpërmjet një shtojce të veçantë duke respektuar kërkesat e Udhëzimit Nr. 38. Këta kandidatë pas vlerësimit përfshihen në renditjen përfundimt­are për profil/ lëndë në DAR- in përkatës. Faza e tretë e konkurrimi­t është zgjedhja e vendit të punës, ku përparësi i jepet kandidatit që ka grumbullua­r numrin më të madh të pikëve. Kandidatët nuk mund të refuzojnë më shumë se tri vende pune të lira në tri njoftime të komisionit. Në rast se refuzojnë më shumë se tri, kandidatët hiqen nga lista e renditjes. "Çdo mësues që hyn në punë, bën një vit pune dhe pastaj e merr emërimin nga drejtori i shkollës, pasi të ketë marrë miratimin e prindërve dhe shërbimit psikosocia­l në shkollë", theksoi drejtoresh­a e Arsimit Parauniver­sitar në MAS, Zamira Gjini.

 ??  ??
 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania