Gazeta Shqiptare

Kapet në Itali gomonia me 4 milionë euro drogë

"La Repubblica": Mjeti u pikas nga banorët, malli u braktis nga trafikantë­t 700 kg hashash, vinte nga Shqipëria

-

Të ftohtit nuk i ka ndaluar trafikantë­t e drogës në Adriatik. Mediat italiane shkruajnë se është zbuluar një tjetër rast i trafikut të drogës në Leçe, që mendohet se vinte nga Shqipëria.

"La Repubblica" shkruan se një gomone e fuqishme kaloi ngushticën e Otrantos mesnatën e së hënës duke u gdhirë e martë.

Trafikantë­t synonin bregdetin e San Foca, por gomonia u pikas nga disa banorë të cilët njoftuan më pas policinë.

Sipas "La Repubblica", trafikantë­t kishin fshehur në shkurre afër plazhit thasët me drogë, me një peshë 700 kg kanabis dhe vlerë 4 milionë euro. Nuk dihet nëse kjo sasi droge vinte nga Shqipëria, por autoritete­t italiane kanë nisur hetimet për të identifiku­ar trafikantë­t. Alarmi për rritjen e trafikut të drogës nga Shqipëria në Pulia ka nisur në muajt e fundit nga shërbimet sekrete, të cilat gjithashtu kanë theksuar edhe rrezikun e radikalizm­it islamik në Shqipëri.

Hashashi që eksportohe­t nga Shqipëria në Itali është shndërruar në një fenomen të zakonshëm prej vitesh. Vetëm pak javë më parë, policia Kufitare e Vlorës ka sekuestrua­r plot 1.2 ton kanabis. Operacioni u zhvillua nga toka dhe ajri për kapjen e trafikantë­ve, të cilët mendohet se u fshehën në pyll. Lënda narkotike u zbu- lua në Zvërnec, në plazhin midis Petrolifer­ës dhe Triportit, nga shërbimet e Policisë Kufitare, ndërsa u bllokua një kamionçinë e markës "IVE- CO" e hapur nga mbrapa, brenda së cilës u konstatuan pako të mëdha të mbështjell­a të mbushura me kanabis.

Në afërsi të kamionçinë­s u gjet nga policia edhe mjeti fuoristrad­ë tip "Toyota" me targa CA4816BY, ndërsa në det u pa një mjet lundrues, i cili lëvizi brenda Gjirit të Vlorës, ndërsa dyshohej se droga do trafikohej drejt Italisë.

Nga kontrolli i zonës nga policia, në pyll u konstatua edhe një karel ( transportu­es mjetesh lundruese), dhe në një distancë rreth 100 m nga kareli u gjet i braktisur një automjet tip "Land Rover". Menjëherë u njoftuan Policia Vlorë dhe Delta Forcë për kontrollin nga toka dhe deti për kapjen e mjetit lundrues.

Lënda narkotike dhe mjetet e gjetura në vendngjarj­e

Autoritete­t shqiptare po shikojnë mundësinë e heqjes së dënimit për personat që konsideroh­en si përdorues të kanabisit. Prej kohësh, të varurit nga kjo lëndë narkotike e kanë cilësuar të padrejtë faktin se ata kur kapen me sasi të vogla kanabisi dënohen njësoj si prodhuesit dhe trafikantë­t e drogave të ndryshme. Burime pranë grupit të ekspertëve ligjorë që po përgatisin propozimin për ndryshimet e Kodit Penal, thanë për TVSH se sasia për përdorim vetjak mendohet të jetë deri në 3 gramë. Propozimi i hedhur së fundmi erdhi nga ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri. Por, krahas heqjes së dënimit për personat në varësi nga kanabisi, pritet ashpërsimi i dënimit për prodhuesit dhe trafikuesi­t e lëndëve narkotike. Çdo vit, rreth 250 përdorues të lëndëve narkotike dalin brenda një viti përpara gjykatës së Tiranës, ku marrin dënime të ndryshme si prodhues dhe shpërndarë­s të lëndëve narkotike. Të prekur nga ky përcaktim janë edhe minorenët, të cilët sipas psikologëv­e mbeten "viktimat" kryesore të përdorimit të kanabisit.

 ??  ??
 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania