Gazeta Shqiptare

ÇFARË THA GJUHËTARJA NË “GSH”: ATEIZMI I SAJUAR I FAN NOLIT

-

Shoqërit. Pun’ e të njojturit mbarohet brenda nër dy javë më shumë. E mori përsipër një avokat nga më të mirët. Pres letër dhe të rea nga ana juaj. Punonj në një fabrikë. Perëndisë që s’e mbesonj, i- arthtë keq. Th. Mavromati” [ Letër e Fan Nolit për Athanas Tashkon. Marrë në: “Athanas Tashko ( 1863- 1915)”, Eno Koço, Tiranë, 2015, fq. 346. Referenca arkivore e letrës: AQSh, F. Athanas Tashko, D. 20, V. 1906, fl. 9].

Kjo letër hapi një debat jo të vogël, i cili u zhvillua i gjithi rreth pyetjes: a është Fan Noli ateist? Afërmendsh tingëllon e pagjasë të pyetet nëse një prift mund të jetë ateist, por pyetja mori shkas nga një shprehje e tij të cilën po e shkëpus dhe risjell në vemëndje: “Perëndisë që s’e mbesonj, i- arthtë keq”. Fjala “s’e mbesonj” qe barazuar me shqipen e sotme “s’e besoj”, dhe së këndejmi edhe pyetja edhe debati.

Pa dashur t’i hyjmë ekskursit teologjik të mirënjohur të Fan Nolit e as klerikaliz­mit të tij, po përqëndroh­emi te kjo fjalë “mbesonj”. Gabimi që bëhet rëndom në punët e gjuhës është të lexuarit e fjalëve të dikurshme me mjetet e sotme, pa vështruar në diakroninë e këtyre fjalëve. Njëfarë lectio fatilior, thënë ndryshe, por brenda të njëjtit brumë gjuhësor shqip.

Fjala “mbesonj” 110- vjeçare e Fan Nolit dhe e koinesë së tij toskë nuk njëjtësohe­t dhe as ka lidhje me fjalën “besoj” të ditëve tona. Duke iu referuar Fjalorit Etimologji­k të Meyerit, shohim te lema “mësonj”: mpsonj, psonj – ‘ ar-

simoj, këshilloj, qortoj, nxë’. Në shqip u formua më parë ‘ mbëtsonj’.

Toskërisht­ja shquhet për ruajtjen e togut “mb” aty ku gegnishtja më pas edhe e ka humbur. Matranga shkruan “E mbsuame e krështerë”, e madje edhe Buzuku gegë shkruan “mbesuom ashtu qishdo të lidhuna”. Pra “mbesonj” e Nolit lidhet me fjalën e sotme “mësoj” e jo me “besoj”. E sa i takon fushës semantike të kësaj fjale, sikundër e hasim qysh te shpjegimi i Meyerit, e më pas edhe në fjalorët e tjerë të shqipes, fjala “mësoj” ka në kuptimet e veta edhe “qortoj, këshilloj”. Kësisoj po të duam ta rilexojmë fjalinë e letrës së Nolit me

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania