Gazeta Shqiptare

“Noli pohon në shqipe mëse toskërisht­e se nuk e beson Perëndinë”

Besonte apo qortonte Fan Noli?

-

cilat, çuditërish­t, znj. Shamku nuk i merr asfare parasysh. Janë Fjalor Shqip- Greqisht i Konstandin Kristofori­dhit ( përgatitur për botim nga Prof. Aleksandër Xhuvani, Tiranë, 1961), Studime etimologji­ke në fushë të shqipes, bleu II, A- B ( Eqerem Çabej, Tiranë, 1976) dhe Fjalëtore Shqip- Gërqisht, Gërqisht- Shqip i Thimi Mitkos ( përgatitur për botim nga Dr. Dhori Qirjazi, Tiranë, 2014).

Nga bibliograf­ia e mësipërme, pamë se analiza e znj. Shamku- Shkreli nuk është themeluar fort mirë në burime. Në fjalorin e Kristofori­dhit, nën zërin “besonj”, autori shton edhe: “mbesoj” ( e përdorur në Elbasan dhe Berat), dhe “mbesonj” ( fq. 50). Në fjalorin e Thimi Mitkos, nën po atë zë, “besonj”, autori thotë: “besoM ´ nj” dhe “mbesM ´ nj”. Të dy zërat e të dy fjalorëve pasohen nga përkthimi i tyre gjegjës në greqisht: ˜ ˜ ( besoj). Është, vallë, e arsyeshme, shkarangji­tja nga “mbesonj” e Nolit, te “qortoj” e nuk- di- se- kujt, duke shpërfillu­r ata autorë që Noli i ka më pranë në kohë, me gjuhën e të cilëve është dhe shumë më afër?

Dimë se Theofan Mavromati lindi në Ibrik- Tepe ( Qytezë), pranë Adrianopoj­ës ( Edrenesë në Tur- qinë e sotshme). Prindërit e tij e kishin prejardhje­n nga Qyteza e Kolonjës, zonë e cila përdor një formë tipike të toskërisht­es, e cila nuk komunikont­e lehtë me dialekte të tjera, si, fjala vjen, e folmja e Elbasanit me gegërishte­n. Ndërkaq, Noli ka mësuar të artikulohe­t qartë shqip në moshë jo të vogël; ndonëse shqipen e ka gjuhë mëme, nuk e ka pasur gjuhë djepi. Arsimin që pati para se të mërgonte në Greqi, Egjipt dhe ShBA, e kreu në shkollë greke, pra, greqisht, kurse shqipen e mësoi mes shqiptarëv­e të Perandoris­ë Osmane, të Greqisë e mes mërgimtarë­ve të Egjiptit, të cilët ishin, në pjesën më të madhe, toskë. Pra, ç’lidhje ka Noli 24 vjeçar ( aq sa ishte më 1906) me “mbesuom” në gegërishte­n e Buzukut, përveç faktit se që të dy flisnin dhe shkruanin shqip?

Ndërkohë, lidhjen me gegërishte­n e motmotshme, që përpiqet të bëjë znj. Shamku- Shkreli, ndoshta duhet ta drejtojë diku tjetër, jo tek Buzuku, por tek Budi, siç na e jep prof. Çabej tek Studime etimologji­ke, tek zëri “besë” ( bleu II, fq. 205), ku lexojmë: “unë ashtu ende mbesonj, e mirë e z

 ??  ??
 ??  ?? Në foto: Dorëshkrim­i i Thimi Mitkos. Referenca: Fotografi nga CD me ilustrime i Fjalëtore Shqip- Gërqisht, Gërqisht- Shqip i Thimi Mitkos, Dhori Qirjazi, Tiranë, 2014
Në foto: Dorëshkrim­i i Thimi Mitkos. Referenca: Fotografi nga CD me ilustrime i Fjalëtore Shqip- Gërqisht, Gërqisht- Shqip i Thimi Mitkos, Dhori Qirjazi, Tiranë, 2014
 ??  ?? Në foto: Sokol Çunga
Në foto: Sokol Çunga

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania