Gazeta Shqiptare

TORTË DHE LULE, FESTË SURPRIZË PËR NDRENIKËN NGA TEATRI METROPOL

-

Jemi

mësuar ta shohim në skenë teatrosh a në fil ma që shfaqen në ekrane. Aktori u qëndron larg mediave dhe zor se artikulon më shumë se dy fjali edhe në konferenca për rolet a shfaqjet e tij. Përtej kësaj, Robert Ndrenika flet veçse me praninë, siç ndodhi në rastin e protestave për ligjin e importit të plehrave.

Edhe pse ka pasur 75- vjetorin, Robert Ndrenika ka qenë gjatë pasdites së djeshme në Teatrin e Metropolit ku ka bërë prova për rolin e profesor Totit, në pjesën “Mendohu Xhakomino” të Pirandelos. Pavarësish­t natyrës së tij të tërhequr, Teatri i ka organizuar një minifestë- surprizë ku Ndrenikës i janë dhuruar lule, ndërsa stafi ka festuar me tortën e ditëlindje­s së aktorit. Shfaqja pritet të vijë në skenë gjatë muajit ndërsa Ndrenika ka aty rolin kryesor.

Me rastin e 75- vjetorit, urime e lule ka pasur për të. "Robert Ndrenika feston sot 75- vjetorin e lindjes, i cili nga koha kur hyri si aktor në Teatrin ' Skampa' e deri më sot, ka dhënë një kontribut të jashtëzako­nshëm në kinematogr­afinë dhe teatrin shqiptar. Një aktor i dashur e i pëlqyer nga të gjitha moshat, Ndrenika shquhet për larminë e roleve, për kalime të natyrshme nga drama dhe tragjedia në komedi dhe grotesk, një skicues i karakterev­e të goditura. Ndër të paktët aktorë shqiptarë, që rolin e luan me një sens të spikatur realist. Ministria e Kulturës i uron jetë të gjatë e të lumtur Robert Ndrenikës në këtë 75- vjetor!", ky ka qenë urimi i djeshëm i Ministrisë së Kulturës për aktorin Robert Ndrenika me rastin e datëlindje­s.

Ndërsa, Pëllumb Kulla shkruante dje: "Berti i dashur, ta uroj këtë ditë të shënuar. Ti, i shtrenjti Bert, meriton që sot, veç e veç, tok e tok, shtëpi më shtëpi, studio më studio, auditor më auditor, njerëzit të trokasin gotat me mendjen tek vitet e tua gjurmëlënë­s në skenat dhe ekranet e shqiptarëv­e. Me ty, o shoku im i klasës dhe i shkollës, o miku im i vjetër, kemi kaluar bashkë një pjesë të mirë të këtyre viteve. Kemi biseduar dhe kemi qarë halle, jemi tallur e kemi ngacmuar njëri- tjetrin, por kurrë unë nuk jam ndalur e nuk të kam thënë atë që do të të them pikërisht sot. Atë që, ti i dashuri im, je një artist i madh, nga ata të ndriturit, nga ata që skenës dhe ekranit i vijnë rrallë, shumë rrallë. Ti je nga ajo racë aktorësh që të zbukurojnë jetën dhe që i japin pavdekshmë­ri teatrit. Asaj loje magjepsëse, ku njerëzit qeshin e qajnë për ca realitete të sajuara bukur. Ti, Bert, je nga ata aktorë të paktë që janë mjeshtra dhe në ndërtimin e figurave komike dhe po aq mbresëlënë­s me karakteret dramatikë. Ti ke bërë aq shumë sa njerëzve kur u flitet për teatrin, mendja u shkon vetëm tek artistë si ti. Paç jetë të gjatë mes familjarëv­e të tu, mes miqve të tu dhe u shtoftë edhe më tej magjia e artit tënd!".

Nuk kanë munguar as urimet e Teatrit Kombëtar, i cili "uron dhe e falënderon aktorin brilant të qindra karakterev­e dhe personazhe­ve, Robert Ndrenika në ditën e lindjes së tij, për kontributi­n e jashtëzako­nshëm, dhënë në skenën e kinematogr­afisë e teatrit shqiptar. Jetë të gjatë e sa më shumë lumturi në jetën tuaj!". Robert Ndrenika lindi në Tiranë, në 1942. Ka qënë ndër aktorët që ka pasur ngarkesën më të madhe në teatër dhe kinematogr­afi. Nga dramaturgj­ia kombëtare, midis të tjerash, ka interpretu­ar: "Besa" e Sami Frashërit, "Ura" e Minush Jeros, "Prefekti" i Besim Levonjës, "Familja e peshkatari­t" e Sulejman Pitarkës, "Bashkë me agimin" e Kolë Jakovës, "Midis dy njerëzve" e Kiço Blushit, "Skënderbeu", "Gjenerali i ushtrisë së vdekur" dhe “Stinë e mërzitshme në Olimp” të Ismail Kadaresë, "Lumi i vdekur" i Jakov Xoxës, "Fytyra e dytë" dhe "Shkëlqimi dhe rënia e shokut Zylo" të Dritëro Agollit, "Shkallët" dhe "Shtëpia me dy porta" të Ruzhdi Pulahës. Nga dramaturgj­ia e huaj mund te përmendim "Shumë zhurmë për asgjë", "Nata e dymbëdhjet­ë" dhe "Zbutja e kryeneçes" te Shekspirit, "I sëmuri për mend" dhe “Kopraci” të Molierit, "Udha e largët" e Arbuzovit, "Luiza Miler" e Shilerit, "Prometeu" dhe "Njeriu që pa vdekjen me sy" të Viktor Eftimiut, "Dashuri e tillë” e Kohoutit, "Banja" e Majakovski­t, "Arturo Ui" e Brehtit, "Vdekja e një komisioner­i" e e Millerit, "Vizita e damës plake" e Dyrrenmati­t, "Magjia e madhe” dhe “Cilindri” të De Filipos, "Darka e të marrëve" e Veberit, “6 vjet shtatzënë” e Cikliropul­osit, “Pulëbardha” e Anton Çehovit, “Histori zooparku” e Ollbit, etj. Në vitin 1979 i është akorduar titulli "Artist i Merituar" dhe ne vitin 1988 titulli "Artist i Popullit". Është nderuar me Kupën për Aktorin më të Mire në Festivalin Kombëtar te Teatrit, më 1994, për rolin e Di Spetes në shfaqjen "Magjia e Madhe", te De Filipos dhe ne Festivalin e Filmit te vitit 1979, për rolin e Prefektit në filmin "Koncert në vitin 1936".

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania