Gazeta Shqiptare

ILIR KERNI THYEN HESHTJEN, ISH- DREJTORI I TKOB: NË 2013 BESOVA SI FËMIJË, TANI PO SHIJOJ ZHGËNJIMIN TOTAL

-

Ilir Kerni ka thyer heshtjen, pas një periudhe 6- mujore pas dorëheqjes së tij. "Tani për tani vazhdoj të shijoj ndjenjën e zhgënjimit total. Pranoj ta shijoj thellë, sepse në 2013 besova si fëmijë dhe ishte ndjenjë e bukur!" - shprehet ish- drejtori Ilir Kerni, në një prononcim për "360grade. al". Ilir Kerni u emërua drejtor i TKOB më 25 tetor 2013 dhe u largua, pas dorëheqjes, më 30 korrik 2016. "Çfarë bëri TKOB në 33 muaj? Unë mund ta argumentoj me fakte, por ndoshta një herë tjetër. Por, për mua, ajo periudhë është fillim epoke i teatrit normal, ashtu siç duhet të jetë. Sot, kur e mendoj, unë drejtor i TKOB për 33 muaj?... S'di pse e shtynë kaq gjatë me një tip si unë... Ndoshta vështirësi­të e suksesit dhe të pastërtisë…".

Gjatë kohës që Kerni ka qenë në krye të këtij institucio­ni, emra të rëndësishë­m si Inva Mula, Ermonela Jaho, Saimir Pirgu apo Shkëlzen Doli kanë qenë pjesë e skenës së Operës. Realizoi me sukses një sërë premierash dhe kishte vizionin perëndimor të drejtimit të një teatri modern. U dorëhoq më 30 korrik. Pati shprehur pakënaqësi me buxhetin e akorduar për institucio­nin që ai drejtonte: "Me buxhetin më të ulët historik. Shpenzimi mesatar për një shfaqje nuk i kalon të 600 eurot".

Sot balerini i mirënjohur, Ilir Kerni u rikthye edhe një herë në Kroaci, Zagreb, ku jeton e punon që prej vitit 1994. "Tani për tani vazhdoj të shijoj ndjenjën e zhgënjimit total. Pranoj ta shijoj thellë, sepse në 2013 besova si fëmijë, dhe ishte ndjenjë e bukur! Unë jam mirë me gjithçka! Në tetor të 2016 kam filluar punë, plani B, i cili më bënte njeri të lirë". "Një ditë mund të bëjmë një intervistë, sigurisht, por a ia vlen?"; kjo është dilema e Ilir Kernit, të cilit, për fat të keq, ëndrra e bukur e vitit 2013 iu kthye në makth, sepse u gjend në një vend të gabuar, në një kohë të gabuar…

Në fund Ilir Kerni e mbyll me një postim interesant: "Ka diçka të ngjashme atmosfera në Shqipëri me tipin e fotos ' Hannibal' Anthony Hopkins!" Ilir Kerni u lind në Tiranë më 18 maj 1959. Në 1977 mbaroi Akademinë e Baletit. Si blerin i parë u angazhua menjëherë në TOB në Tiranë, ku për aktivitet të shquar artistik u vlerësua me një sërë titujsh, si: "Artist i merituar", "Çmimi i Republikës", Urdhrin "Naim Frashëri i klasit II" etj. Për më se dhjetë vjet realizoi me mjeshtëri të lartë: 1982: "Para stuhisë" ( Adili), 1982: "Shote dhe Azem Galica ( Azemi), 1983: "Halili dhe Hajria" ( Tahir beu), 1984: "Joniada" ( Shpendi), 1986: "Arrëthyesi" ( Frici), 1989: "Vajzat e qytetit të gurtë", 1992: "Don kishot" ( Bazilio) etj. Në të njëjtën kohë Kerni u angazhua edhe si pedagog në Akademinë e Baletit - Tiranë. Po ashtu ka punuar si pedagog edhe në Tokio, Francë dhe Kroaci. Në vitin 1990 fitoi bursën e UNESCO- s për pedagogji e kërcim, në "Grand Opera" në Paris. Pasi përfundon këtë të fundit, angazhohet në "Opera de Strasburg". Nga 1994 ishte balerini kryesor në Teatrin Nacional Zagreb, ku u dekorua disa herë, si: dy herë me çmimin "Oskar Ormosh", si dhe në vitin 2002 i jepet çmimi më i lartë në Kroaci, për rolin e Mefistofel­it në baletin "Faust", si roli më i mirë, çmim për të cilin është nominuar edhe tri herë të tjera. Më 2005 iu besua edhe detyra e baletmaest­rit të trupës. Gjatë karrierës së tij si balerin ka interpretu­ar me dhjetëra role të spikatura. Në tetor 2013 mori detyrën si drejtor i Teatrit të Operës dhe Baletit, të cilën e ushtroi deri në korrik 2016.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania