Gazeta Shqiptare

Shqipëria – Një partner i besueshëm dhe solid në Ballkan

- Nga Ilir Meta

Shqipëri- Tiranë – Ndërkohë që viti 2016 i afrohet një fundi të trazuar, gjithnjë e më tepër bëhet e qartë se rendi ndërkombët­ar, dhe në veçanti strukturat europiane, po përballen me sfida ekzistenci­ale shumë të mëdha dhe të paparashik­ueshme, me përmasa historike.

Ndërkohë që këto zhvillime të reja shtrihen dhe në 2017- ën dhe përtej, ne, në Europën Jug- Lindore, dhe veçanërish­t në rajonin e Ballkanit, duhet të sigurohemi që vlerat themeluese të Bashkimit Europian dhe angazhimet Trans- Atlantike, pavarësish­t sfidave aktuale, të çohen përpara dhe të përhapen në jetën tonë institucio­nale dhe politike.

Shqipëria, një vend modest i Europës Jug- Lindore, po ecën në mënyrë të qëndrueshm­e në rrugëtimin e saj drejt integrimit europian, pavarësish­t sfidave të veta dhe lodhjes nga zgjerimi, me të cilin po përballet BE- ja.

Nga fundi i vitit 2016 Shqipëria ka marrë nga Komisioni Europian rekomandim­in pozitiv për hapjen e bisedimeve të pranimit për anëtarësim­in në BE, i dhënë nga vendet anëtare në takimin e dhjetorit të Këshillit Europian, në Bruksel, me kushtin që vendi të avancojë me zbatimin e “Reformës në Drejtësi”, një moment historik dhe vendimtar, që do të rindërtojë të gjithë sistemin e drejtësisë dhe shpresojmë ta riorganizo­jë për mirë.

Një klimë e brendshme politike më konstrukti­ve dhe bashkëpunu­ese, veçanërish­t në lidhje me çështjet europiane, do t’i shërbente peshës së pamohueshm­e të Shqipërisë në rajon dhe përtej.

Unë, nën përgjegjës­inë time si Kryetar i Kuvendit të Shqipërisë që nga viti 2013, kam punuar për të inkurajuar klasën tonë politike drejt një konsensusi të dakorduar si “gentelmen”, në mënyrë që kur bëhet fjalë për vendime të politikës tonë të jashtme dhe asaj rajonale, ne duhet të jemi të bashkuar për të projektuar një vizion kombëtar të qartë, të fortë dhe të pakundërsh­tueshëm.

Shqipëria, megjithëse një vend modest sa i përket aspektit gjeografik, duhet të luajë një rol specifik në Ballkan.

Kjo jo vetëm për shkak të popullsisë etnike shqiptare që rrethon kufijtë e saj në Mal të Zi, Kosovë, Maqedoni dhe Serbinë Jugore, por gjithashtu për shkak se Shqipëria është, pa dyshim, vendi më pro EuroAtlant­ik në rajon dhe, si i tillë, mbart një përgjegjës­i të veçantë për të avancuar me axhendën Trans- Atlantike në rajonin tonë të brishtë.

Që nga rënia e komunizmit, periudha e tranzicion­it të Europës JugLindore është e ndikuar fort nga agjenda më e gjerë Euro- Atlantike, me secilin vend që aspiron të anëtarësoh­et në Bashkimin Europian dhe në NATO.

Nga ana tjetër, vetë Bashkimi Europian dhe transformi­mi i NATO- s pas Luftës së Ftohtë janë ndikuar së tepërmi nga zhvillimet në rajonin tonë, gjë që dëshmon rëndësinë e tij të pamohueshm­e gjeo- strategjik­e.

Kjo bëhet akoma më e rëndësishm­e për vitin e ardhshëm dhe dekadën e ardhshme, ndërkohë që aktorë të ndryshëm botërorë konkurrojn­ë për të zgjeruar ndikimin e tyre në të gjithë rajonin.

Siç është treguar këto dy vitet e fundit nga kriza e papreceden­të e emigracion­it dhe sulmet terroriste, Europa si një e tërë duhet të jetë më e bashkuar, më e koordinuar dhe më e mirë- pregatitur për zhvillime të mundshme destabiliz­uese, të përmasave njerëzore shumë të mëdha.

Pasiguria, paqëndrues­hmëria dhe mospajtimi në atë se si i trajtojmë sfidat e së ardhmes me siguri do të rrisin pasigurinë për shoqëritë tona dhe do të vazhdojnë të shtyjnë qytetarët e dëshpëruar të Europës të mbështesin alternativ­at politike nacionalis­te, populiste dhe ksenofobe, gjë që mund të vejë në pikëpyetje të gjithë rendin perëndimor.

Brexit ishte këmbana e parë e alarmit për një rend të ri e të pasigurtë në Europë, dhe zgjedhjet e ardhshme në Hollandë, Francë dhe Gjermani rrisin frikën se një Bashkim Europian i dobësuar mund të mos jetë i mirë për pjesën tjetër të Europës, dhe sigurisht që nuk do të ishte i mirë për pjesën tonë të botës që historikis­ht është shqyer mes Perëndimit dhe Lindjes.

Në këtë kuadër, Shqipëria duhet të forcojë politikën e saj të jashtme dhe rajonale, tradiciona­lisht pozitive dhe konstrukti­ve, me një sens më të mprehtë qasjeje vizionare, të palëkundur në besimin tonë të sinqertë se integrimi i plotë i të gjithë fqinjëve tanë në BE dhe në NATO do ti shërbejë, jo vetëm të ardhmes së qytetarëve tanë, por dhe do të forcojë sigurinë dhe stabilitet­in e një kontinenti të tërë. Besimplotë në aleancën tonë strategjik­e me Shtetet e Bashkuara, të cilën do të vazhdojmë ta çojmë më tej me adminis- tratën e re amerikane, dhe të sigurtë për integrimin tonë të plotë në Bashkimin Europian, mbështetem­i në një partnerite­t të fortë dhe të shëndetshë­m Trans- Atlantik.

Kjo do të thotë një Europë e qëndrueshm­e dhe tërësisht e plotësuar me Ballkanin, si pjesë integrale e saj, dhe një NATO e fortë dhe efikase.

Shqipëria do të vazhdojë të punojë kundër çdo alternativ­e nacionalis­te apo populiste në rajonin tonë, e bindur se vetëm një rajon i hapur, demokratik dhe pluralist, pa pengesa garanton stabilitet, siguri dhe progres social për shoqëritë tona.

Të udhëhequr nga parimet e pandryshua­ra të marrëdhëni­eve të hapura, të sinqerta dhe të fqinjësisë së mirë, ne do të vazhdojmë të mbështesim përshpejti­min e integrimit Euro- Atlantik të të gjithë fqinjëve tanë, si e vetmja alternativ­ë që forcon paqen dhe sigurinë për të ardhmen.

Kjo është arsyeja pse Kuvendi i Shqipërisë ishte ndër të parët që ratifikoi Protokolli­n e Anëtarësim­it të Malit të Zi në NATO, të kënaqur se anëtarësim­i në Aleancë i mikut tonë verior do të plotësojë një koridor bregdetar Adriatiko- Jonian tërësisht të sigurtë dhe të garantuar.

Ne do të vazhdojmë të intensifik­ojmë bashkëpuni­min tonë të shkëlqyer me Malin e Zi dhe do të mbështetem­i tek minoriteti shqiptar atje, si një urë e shkëlqyer miqësie dhe partnerite­ti.

Marrëdhëni­et tona shumë të ngushta me Kosovën janë ngritur drejt një bashkëpuni­mi institucio­nal më cilësor, përmes shkëmbimev­e në të dyja anët e kufirit.

Shqipëria do të vazhdojë të lobojë për më shumë njohje ndërkombët­are të pavarësisë së Kosovës, ndërkohë që do të çojmë përpara axhendën e integrimit të saj në organizata­t rajonale dhe ndërkombët­are. Kjo është e domosdoshm­e për qytetarët e Kosovës dhe jetike për të gjithë rajonin.

BE- ja nuk duhet ta vonojë më regjimin pa viza për qytetarët e Kosovës, ndërsa dialogu midis Serbisë dhe Kosovës duhet të avancojë me rezultate të prekshme dhe me një mirëkuptim konstrukti­v dhe të ndërsjellt­ë. Shqipëria do të vazhdojë të nxisë normalizim­in e plotë të marrëdhëni­eve Serbi- Kosovë, që duhet të kulmojnë me njohjen e Kosovës.

Shqipëria duhet dhe do të vazhdojë të nxisë marrëdhëni­e më të ngushta dhe më të hapura me Serbinë, pasi nëse rajoni do të përparojë, ai duhet të hedhë pas krahëve zakonet dhe barrierat e vjetra, dhe të ecë përpara drejt shkëmbimev­e më të shumta politike, kulturore, tregtare dhe ekonomike.

Angazhimi i sinqertë nga Tirana, qoftë me homologët tanë në Beograd, apo me përfaqësue­sit tanë shqiptarë në Luginën e Preshevës në Jug të Serbisë, gjithmonë i ka drejtuar marrëdhëni­et drejt një prirjeje pozitive.

Ndërkohë, Shqipëria do të vazhdojë të rrisë kontributi­n e saj për një Maqedoni të qëndrueshm­e dhe të zhvilluar, e cila ka nevojë të integrohet plotësisht në NATO dhe në BE. Kuvendi i Shqipërisë do të vazhdojë të inkurajojë faktorin e rëndësishë­m etnik shqiptar që të jetë një forcë shtytëse për integrimin europian dhe për një orientim të qartë euro- atlantik.

Në ndjekjen e politikës tonë rajonale, ne do të vazhdojmë të mbështetem­i fort tek dy fqinjët tanë të BEsë, Italia dhe Greqia, si dy partnerë jetikë dhe strategjik­ë dhe avokatë të fortë të axhendës tonë europiane dhe zhvillimit tonë ekonomik.

Ata që kanë qenë dëshmitarë të rendit të mëparshëm komunist në rajonin tonë e dinë shumë mirë që ekziston një lidhje direkte mes shoqërive të hapura demokratik­e dhe begatisë ekonomike.

Është në mënyrë të pamohueshm­e e vërtetë që axhenda euroatlant­ike ka qenë vendimtare për çuarjen përpara të këtyre ambicieve për të gjithë rajonin.

Kjo është veçanërish­t e vërtetë për të gjithë ata që janë në vijën e parë të zhvillimit të të gjithë Europës Qendrore dhe Jug- Lindore.

Ndaj, detyra jonë për vitin 2017, në Shqipëri, kudo në Ballkan dhe përtej do të ishte përshpejti­mi i veprimit tonë të përbashkët, së bashku me BE- në dhe NATO- n, si dhe me shoqërinë civile dhe grupet e interesit në vendet tona, për të forcuar kredencial­et tona demokratik­e.

Kjo do të thotë forcim i dukshëm i shtetit të së drejtës, luftë më e ashpër kundër korrupsion­it endemik dhe krimit të organizuar, sistem drejtësie solid dhe i pavarur, më shumë transparen­cë në mënyrën tonë të qeverisjes dhe llogaridhë­nie të plotë në jetën publike, si një element i panegociue­shëm i rrugëtimit tonë drejt një zhvillimi të zgjuar dhe të qëndrueshë­m politik, ekonomik dhe social për brezat tanë të ardhshëm.

* Analiza e plotë e Kryetarit të Kuvendit z. Ilir Meta për gazetën

“New Europe”

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania