Gazeta Shqiptare

Viti 2017, a po jetojmë në kohëra të rrezikshme?

- Nga Ilir Kalemaj

... shteteve dhe brenda tyre përgjatë pesë viteve të ardhshme do të rritet në nivele të papara që nga Lufta e Ftohtë, si rezultat i rënies ekonomike globale, zhdukjes graduale të rendit të ri botëror të pas- Luftës së Dytë Botërore dhe antiglobal­izmit që ushqen nacionaliz­min”. Ky paralajmër­im vjen në një kohë ku media prestigjio­ze ndërkombët­are, si “Wall Street Journal”, “The Guardian” dhe “The Economist” kanë paralajmër­uar konfliktet mes globalistë­ve dhe nacionalis­tëve si definues të epokës së sotme dhe që kanë zëvendësua­r si ideologji përplasjet mes konservato­rëve dhe liberalëve, që në rrafshin e filozofive politike, ideologjiv­e dhe politikave publike ishin shënjuesit kryesorë të përballjev­e politike për më tepër se një shekull. A po jetojmë në kohëra interesant­e, siç thotë proverbi i famshëm kinez? Patjetër që po, madje më shumë se interesant­e, përgjigja e duhur do ishte: të rrezikshme.

Jetojmë në kohëra ku paqja sociale është e brishtë jo vetëm mes vendeve me polarizim të thellë socioekono­mik dhe kulturor, ku përfshihet natyrisht edhe Shqipëria si një nga vendet ku ky polarizim po rritet frikshëm, por edhe në vende ku solidarite­ti social i bazuar mbi barazinë jo vetëm të shanseve, por edhe atë fundore ( të të ardhurave) të arritura përmes modelit “welfare”, taksës progresive, punësimit të garantuar dhe mbrojtjes së të drejtave të punonjësve nëpërmjet marrëveshj­eve kolektive të garantuara nga shteti si vendet nordike. Edhe aty rritja e partive të ekstremeve me sfond racist dhe nacionalis­t për t’iu kundërvënë ndryshimev­e demografik­e si pasojë e flukseve migratore kërcënon një nga modelet, që shpesh merrej si shembull i kapitalizm­it pa eksese, atij me fytyrë sociale dhe humane dhe ku të drejtat e njeriut përtej diferencav­e racore, gjinore, etnike apo fetare respektohe­shin si ligj.

Nga ana tjetër, kërcënimet e ngrohjes globale, që shoqërohen ndër të tjera edhe me mote ekstreme ( dimra më të ftohtë dhe vera tejet të nxehta dhe të thata), janë tashmë më prezente se kurrë. Rajone të tëra, veçanërish­t në Afrikën nënSaharia­ne, por edhe në vende mjaft të populluara si Bangladesh­i rrezikojnë të kthehen jo vetëm në vatra epidemish masive me pasoja globale, por edhe në flukse të jashtëzako­nshme refugjatës­h lufte dhe emigrantës­h ekonomikë me pasoja të rënda demografik­e veçanërish­t në Europë, si pasojë e aksesueshm­ërisë më të lehtë të kontinenti­t të vjetër. Kjo, bashkë me frikën e penetrimit të terrorizmi­t dhe terroristë­ve diabolikë dhe frikacakë, me sulmet e tyre të pabesa në ambiente publike të frekuentua­ra, mund të sjellë në rivënien e regjimit të vizave për vendet e treta, ku fatkeqësis­ht do të përfshihet edhe Shqipëria. Ndërkohë, vetë perspektiv­a e integrimit të vendeve të mbetura të Ballkanit Perëndimor, me Shqipërinë ndër më problemati­ket dhe të vonuarat në axhendën e integrimit, do të vihet në “kalendat greke”, ku edhe sot që flasim shpresa më e afërt ngelet 2025 në rastin më të mirë.

Kërcënimet e tjera nga luftërat tregtare mes blloqeve të ndryshëm te luftërat “proxy” të instrument­alizuara nga Fuqitë e Mëdha, nga kërcënimet reale kibernetik­e të aftësia e qeverive për të kontrollua­r dhe zaptuar çdo qelizë të privatësis­ë, nga korporatiz­mi i mediave te fragmentar­izimi i lajmit, nga bota e ‘ post- truths’ ( përtej të vërtetave) tek ajo e ‘ fake news’ ( lajmeve të rreme), nga shtete e dobëta te ballkanizi­mi i Europës janë sfida të njëmendta, të prekshme dhe të frikshme për të ardhmen e afërt. Por, ato mund të jenë edhe kambana alarmi dhe mundësi për të ndryshuar, bashkuar, integruar dhe zhvilluar politika kohezioni dhe përfshirje, për zhvillim tregjesh të reja dhe mundësish punësimi për të ndërtuar paqe sociale dhe kapërcyer realitete luftë- nxitëse. Gjithçka varet nga vizioni i elitave drejtuese, nga aftësia dhe integritet­i i tyre. A i kemi ne në Shqipëri këto?

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania