Gazeta Shqiptare

Josa: Merkato me pikatore te Tirana

Tekniku nuk e bën dramatik largimin e Vucajt dhe Muzakës dhe nuk trembet nga oferta për Merveille Trajneri do t'i besojë grupit aktual të lojtarëve

-

Tirana vijon përgatitje­t në Antalia të Turqisë, por trajneri Mirel Josa, edhe pse është i kënaqur me grupin e futbollist­ëve që ka aktualisht në dispozicio­n, mbetet shumë i shqetësuar për faktin se 5 lojtarë shumë të rëndësishë­m nuk u janë bashkuar ende bardhebluv­e në minifazën përgatitor­e të dimrit në tokën turke. Bëhet fjalë për portierin Ilion Lika, mbrojtësin Olsi Teqja, mesfushori­n Afrim Taku si dhe dy kongolezët e talentuar, Merveille dhe Moise. Këtyre 5 lojtarëve u janë dhënë disa ditë më shumë pushim nga klubi, por ata, edhe pse duhej të ishin bashkuar me 24 herë kampionët në stërvitje, kanë mbetur të bllokuar si pasojë e motit të keq. Në një interv- istë ekskluzive për "SuperSport" nga hoteli ku është akomoduar Tirana në Antalia, trajneri Mirel Josa u ndal fillimisht të fliste për këtë çështje. "Ditët e para kanë shkuar në përgjithës­i mirë, problemi nuk është si po shkojnë përgatitje­t tona, pasi jam i kënaqur me lojtarët që janë këtu. Pres plotësimin e grupit, pasi periudha stërvitore në muajin janar nuk na premton shumë gjëra, pasi është e shkurtër, dhe kampionati rifillon në datën 21. Jam shumë i shqetësuar me faktin se një pjesë e skuadrës nuk janë bashkuar me ne, për arsye të ndryshme dhe motit të keq. Jam i mërzitur për këtë pjesë. Kjo është një gjë që mua më shqetëson plotësisht, lojtarët duhej të ishin bashkuar me skuadrën. Do të flas me futbollist­ët kur të bashkohen me ekipin. Për lojtarët nuk vendos presidenti por unë".

Në orët e fundit po flitet për një shtyrje të kampionati­t. Sipas Josës, nëse fed- erata e aprovon kërkesën e pjesës më të madhe të klubeve të Superiores për shtyrjen e kampionati­t, ai do ta mirëpriste krahëhapur një vendim të tillë. "Mua më duket një avantazh për skuadrën time dhe më duket diçka normale që të shtyhet kampionati; nëse federata merr një vendim të tillë unë do isha shumë dakord". Merkato është një temë e nxehtë në shtëpinë bardheblu. Josa në vijim të intervistë­s së tij foli edhe për Gjergji Muzakën dhe Erjon Vucajn, dy futbollist­ë që i kanë dhënë lamtumirën skuadrës bardheblu para pak ditësh. Për sa u përket afrimeve, lëvizjet në hyrje do të jenë me pikatore sipas trajnerit. "Duke parë situatën në të cilën ndodhej Tirana që nga momenti që kam ardhur unë, u munduam të korrigjoni­m disi situatën për lojtarë si Muzaka dhe Vucaj, por nuk u bë asgjë dhe tashmë duhet t'i zëvendësoj­më këta dy futbollist­ë. Këta lojtarë, më shumë sesa me trajnerin, për çështjen e aktivizimi­t kanë pasur probleme me klubin dhe duhej të zgjidheshi­n më parë këto probleme që ata të flisnin me trajnerin. Po bëjmë përpjekje në merkato, por nuk është e thjeshtë të gjesh lojtarët e duhur në këtë periudhë. Kemi 6 lojtarë të huaj dhe presim që ata të përshtaten më mirë me grupin; do kërkojmë lojtarë në merkato dhe në tregun shqiptar, por edhe atë të huaj. Është e vërtetë që kemi marrë një lojtar moldav në provë, por ai më parë duhet të më bindë mua. Ju siguroj që merkato do të jetë me pikatore për ne."

Presidenti i Tiranës, Refik Halili pak ditë më parë konfirmoi se në drejtim të Tiranës ka ardhur një ofertë prej 700 mijë eurosh për Merveille. Për 53- vjeçarin kryeqyteta­s nuk do të kishte asnjë problem nëse klubi vendos ta shesë lojtarin për të rregulluar bilancet. Në fund edhe një mendim i Josës se çfarë mund të bëjë Tirana në vitin 2017. "Për Merveille nuk mund të flas. Nëse ka ardhur një ofertë prej 700 mijë eurosh dhe presidenca vendon ta shesë, unë do të respektoja vendimin e klubit. Unë pres shumë më tepër nga skuadra, pasi djemtë janë të karikuar dhe stërviten mirë. Unë do ta shoh ecurinë e skuadrës javë pas jave dhe nëse arrimë rezultate të mira, objektivat tona do të ndryshojnë; mund të pretendojm­ë për tepër ose për më pak në rast të kundërt".

 ??  ??
 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania