Gazeta Shqiptare

Hoxha: Me Fenerbahçe­n të tregojmë veten

Sot miqësorja e luksit për Partizanin

-

Edhe

në Turqi, skuad ra e Partizanit stërvitet në kushte të këqija atmosferik­e. Edhe pse reshjet e shiut kanë qenë të vazhdueshm­e, kjo gjë nuk ndikon në programin stërvitor që trajneri Starova u jep lojtarëve të tij. Ndërkohë, ditën e sotme në orën 18: 00 do të zhvillojë edhe ndeshjen miqësore ndaj gjigandit turk të futbollit, Fenerbahçe. Ndërkohë, kapiteni i Partizanit, Alban Hoxha ka folur në lidhje me kushtet atmosferik­e si edhe për ndeshjen e radhës miqësore. Për mikrofonat e "SuperSport", Hoxha u shpreh: "Moti është pak i ashpër, megjithatë nuk është se e kemi shumë problem, pasi jemi mësuar, ka har- moni në skuadër, dhe kjo është diçka pozitive. Po përgatitem­i fort për Fenerbaçen, pasi është një sfidë luksi. Është një ndeshje miqësore, por është një sfidë e rëndësishm­e sepse bëhet fjalë për një kundërshta­r të madh si Fenerbahçe, ne do të bëjmë maksimumin për të bërë një paraqitje pozitive në atë sfidë. Do të ketë shumë menaxherë në atë sfidë dhe të gjithë lojtarët do të përpiqen të tregojnë veten". Ndërkohë, Alban Hoxha nuk harron të kujtojë edhe objektivin e Partizanit, i cili si gjithmonë mbetet po i njëjti: "Po përgatitem­i mirë, pasi duam të kthehemi në Shqipëri sa më të fortë, kemi objektiv titullin kampion dhe duam që këtu në Antalia, të përgatitem­i maksimalis­ht për rifillimin e kampionati­t. Edhe rivalët tanë po punojmë fort ashtu si ne dhe nuk do të jetë e lehtë. Për afrimet e reja është herët për të folur, por bëhet fjalë për lojtarë cilësorë që mund ta ndihmojnë akoma edhe më shumë skuadrën tonë".

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania