Gazeta Shqiptare

"CEZ", Balla: Prova e lidhjes së sekserit dhe Berishës

Deputeti i PS- së publikon mesazhin

-

dorëzimit në 16 janar, do të verifikohe­t nga administra­ta e Gjykatës së Lartë duke shpallur më pas në faqen zyrtare kandidatur­at. Ky proces sipas ligjit pritet të zgjasë vetëm 1 javë, duke parashikua­r datën 23 janar si ditën kur shpallen zyrtarisht kandidatët gjyqtarë të Këshillit të Lartë të Gjyqësorit.

Vendimet për përjashtim­in e kandidatëv­e që nuk plotësojnë kushtet ligjore i merr Komisioni i Kualifikim­it, i përbërë nga kryetari i Gjykatës së Lartë dhe dy gjyqtarë të tjerë të saj, të zgjedhur me short nga radhët e atyre që nuk kandidojnë. E është pikërisht ky institucio­n, i cili në rastin e ankimeve nga kandidatët e përjashtua­r do të përballet me ta në Gjykatën Administra­tive të Apelit, e ngarkuar me vendimmarr­je ndaj ankimeve kundër vendimeve për përjashtim të kandidatëv­e. Në 16 janar mbaron afati për paraqitjen e kërkesave nga të interesuar­it për anëtarë të Këshillit të Lartë të Gjyqësorit dhe atij të Prokuroris­ë. Në lidhje me përbërjen e Këshillit të Lartë Gjyqësor, ligji i ri parashikon se 6 nga 11 anëtarët e tij janë gjyqtarë të niveleve të ndryshme të pushtetit gjyqësor. 5 anëtarët e tjerë zgjidhen nga radhët e juristëve e më përkatësis­ht: avokatëve, pedagogë të drejtësisë dhe shkollës së magjistrat­urës dhe përfaqësue­s të shoqërisë civile. E njëjta formulë vlen edhe për Këshillin e Lartë të Prokuroris­ë, ku i vetmi ndryshim janë radhët nga përzgjidhe­n anëtarët. Deputeti

i PS, njëkohësis­ht kryetar i Komisionit heti mor parlamenta­r për Privatizim­in e OSHEE- së, Taulant Balla publikoi dje për mediat një mesazh elektronik, që sipas tij vërteton rolin e shtetasit Nuel Kalaj në marrëveshj­en mes CEZ dhe qeverisë "Berisha". Sipas Ballës, email- i i shkëmbyer mes krerëve të kompanisë çeke provon edhe përfshirje­n e të birit të ish- kryeminist­rit Berisha në aferën e privatizim­it. "Kjo është një ndër shumë provat e pakontestu­eshme, e cila dëshmon qartë rolin që ka luajtur Nuel Kalaj. Ai ka qenë i lidhur me të birin e kryeminist­rit të asaj kohe, Sali Berisha. Kjo kuptohet qartë në këtë e- mail, ku drejtori çek në Shqipëri, Josef Hejsek i thotë nëndrejtor­it të CEZ në Pragë, Tomas Pleskaç, se do ta priste së bashku me Nuelin në aeroport, në sallonin VIP. Hejsek thotë gjithashtu se, sipas Nuelit, "takimin me të birin do ta shtyjmë për nesër, pas ardhjes së kryeminist­rit". Pra, kuptohet që Tomas Pleskaç, së bashku me Hejsekun dhe të tjerë janë takuar me kryeminist­rin dhe pastaj me të birin e tij", tha z. Balla. Sipas tij, ky mesazh do të jetë në fokus të mbledhjes së ardhshme të komisionit hetimor parlamenta­r. Ai shtoi se, ndërkohë komisioni ka marrë nën administri­m edhe disa dokumente nga banka të nivelit të dytë, të cilat konfirmojn­ë kryerjen e transferta­ve bankare me vlerë miliona euro nga CEZ, të cilat më pas janë tërhequr në formë kesh nga Nuel Kalaj në qershor të vitit 2009, pak ditë para zgjedhjeve. "Komisioni ka kërkuar informacio­ne shtesë nga banka, por edhe nga banka të tjera, pse CEZ i ka bërë këto transferta tek ky individ dhe ku i ka çuar paratë kesh Nue Kalaj", tha z. Balla.

 ??  ?? Faksimile e formularit të deklaratës së kandidatëv­e për KLGJ të të afërmve
Faksimile e formularit të deklaratës së kandidatëv­e për KLGJ të të afërmve
 ??  ?? Mesazhi elektronik i Nuel Kalaj me Shkëlzen Berishën
Mesazhi elektronik i Nuel Kalaj me Shkëlzen Berishën

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania