Gazeta Shqiptare

Vdekja e endacakut në Durrës, LSI: Paratë nuk po shkojnë te nevojtarët

-

ja e Durrësit ka re aguar pas vdekjes tragjike të Benit, të pastrehut që vdiq nga i ftohti. Endacaku Beni, njihej nga të gjithë në Durrës, sidomos në lagjen 17 të qytetit. Edlira Hyseni, këshilltar­e e LSI-- së në Këshillin Bashkiak të Durrësit, ka deklaruar se vdekja e një personi nga i ftohti në lulishte, është ngjarje që tregon se shërbimet publike dhe sociale të Bashkisë së Durrësit nuk shkojnë te shtresat që kanë më shumë nevojë. “Ekonomistj­a e LSI-- së, e cila ka analizuar me detaje buxhetin e bashkisë për vitin 2017, deklaroi se të ardhurat nga taksat e qytetarëve janë parashikua­r në masën 32 milionë euro, shifër kjo, më e larta e 5 viteve të fundit”, raporton “dritare. net”. 40% e buxhetit ose 68 milionë euro, shkojnë për investime publike në tri sheshe publike, te “Veliera”, Mauzoleumi i Dëshmorëve dhe një shesh te Shkëmbi i Kavajës, çka do të thotë se zërat e tjerë paraqes- in mangësi të mëdha, në mbulimin me shërbime dhe me investime.

“Ne mendojmë që një bashki si Durrësi me të tilla fonde në dispozicio­n, i ka mundësitë për të ndërtuar shtëpi apo streha për të pastrehët. Shtresat në nevojë preken nga fatkeqësit­ë natyrore; për t’i parandalua­r du- het bërë më shumë, duke planifikua­r fondet në buxhetin e 2017-- ës. Ne do të kërkojmë në mbledhjen e ardhshme çfarë ka menduar bashkia! 58 milionë euro shkojnë për tri sheshe dhe nuk është gjetur asnjë zgjidhje ndaj të pastrehëve apo të braktisurv­e në rrugë”, - u shpreh Hyseni.

LSI- ja, në mbledhjen e fundit të 2016-- ës ngriti kartonët e kuq ndaj buxhetit të bashkisë, me pretendimi­n se këshilltar­ët nuk ishin njohur me draftin, me shpërndarj­en e fondeve, dhe as nuk ishte diskutuar ky draft më herët me grupet e interesit, duke kërkuar kohë për analizimin e tij.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania