Gazeta Shqiptare

Kokëdhima: SMS e Ramës, “O unë, o ti në PS”

Ish- deputeti socialist zbulon mesazhin “kërcënues” të kryeminist­rit natën e Krishtlind­jeve “Kemi nevojë për një revolucion të ri demokratik”

- Darina Tanushi

Ish- deputeti socialist ka zbuluar një mesazh “kërcënues” të kryeminist­rit Edi Rama, dërguar natën e Krishtlind­jeve. Gjatë një interviste për “TV Apollon”, në Fier, Kokëdhima foli për shkarkimin. “Jam tërësisht indiferent për këtë punën e gradave dhe të titujve. Ato s’më japin asgjë mua. E kam thënë shumë herë këtë gjë. Unë nuk i bëj për vete këto. Partia Socialiste është një parti e madhe, është një gjë me shumë rëndësi për popullin tonë. Janë me mijëra të rinj e të reja në Shqipëri, po edhe burra dhe gra, që janë në të drejtën e Zotit, në të drejtën e tyre, në të drejtën e jetës që të bëjnë karrierë të shëndetshm­e në Partinë Socialiste, që të bëjnë një karrierë vezulluese, një karrierë suksesi. Karriera e tyre nuk duhet të varet nga humori i Edi Ramës. S’ka sjellje më të shëmtuar se ajo që bëri ky zotëria natën e Krishtlind­jeve në 2016, kur tha: ‘ O unë, o ti në parti’”, u shpreh ai. “Këto mund të thuhen ‘ o unë, o ti’ në shtëpinë time, në një drekë, në një gjë që e vendos ti, por jo në një parti politike. Unë nuk e bëj për vete këtë luftë. Unë e bëj këtë luftë për të gjithë djemtë dhe vajzat e Partisë Socialiste, për të gjithë të rinjtë e të rejat e Shqipërisë që duan të bëjnë karrierë të sigurt në politikë. Ata duhet të kenë garanci dhe nuk duhet të ndikohen nga humori apo pëlqimet e asnjë lloj kryetari, as të Edi Ramës. Ata duhet të jenë zotër të karri- erës së tyre”, - tha Kokëdhima. Ai deklaroi dje, se shqiptarët “duhet të rrëzojnë regjimin partitokra­tik, pushtetin e kryetarëve dhe t’ia japim këtë pushtet popullit shqiptar. T’ua japim këtë pushtet qytetarëve. T’ua marrim kryetarëve dhe t’ua japim qytetarëve”. “Unë jam duke bërë projektin se si t’ua marrim pushtetin kryetarëve dhe t’ua japim qytetarëve”, - tha ai. “Do ta heqim kryetarin, po të them. Do ia japim qytetarit. Këtë luftë do të bëjmë. Do ua marrim këtë pushtet kryetarëve dhe do

t’ua japim socialistë­ve të bazës dhe qytetarëve të Shqipërisë. Ata le të na refuzojnë, jo kryetarët”, - sqaroi Kokëdhima. I pyetur nëse duhen reforma revolucion­are, Kokëdhima tha: “Në mënyrë të figurshme duhet të them po. Kemi nevojë për një revolucion të ri demokratik, sepse ne kemi një sistem të kalbur, një

sistem të korruptuar plotësisht, që nuk funksionon. Ne nuk kemi një sistem të pasur kapitalist në Shqipëri. Ne kishim një diktaturë që ishte perfekte në llojin e vet në të shkuarën. Por nuk kemi një demokraci kushtetues­e funksional­e. Kemi një situatë ku në Shqipëri populli është lidhur, është zhveshur, është mbërthyer, është gozhduar, i është vënë fasha në gojë dhe nuk i është lënë asnjë liri. Edhe në diktaturën komuniste, në atë diktaturë të egër që e njohim të gjithë, formalisht, populli zgjidhte. Zgjidhte deputetë, këshilltar­ë, kryetarë, gjykatës, gjyqtarë, ndihmësgjy­qtarë”, - sqaroi Kokëdhima. Sipas tij, tashmë “populli nuk zgjedh presidenti­n, nuk zgjedh kryeminist­rin, nuk zgjedh deputetë, nuk zgjedh kryetar bashkie, nuk zgjedh këshilltar. Nuk voton dot me referendum, nuk zgjedh asnjë çështje. Populli voton, kryetarët numërojnë, kryetarët zgjedhin. Ky është sistemi i kalbur në themel”. “Sot kemi dy Parti Socialiste dhe dy Parti Demokratik­e. Njëra është partia e popullit, është partia e socialistë­ve të bazës. Sa mijëra socialistë unë njoh në këtë qytet, sa mijëra socialistë janë këtu me të cilët kam ndarë aq shumë ngjarje dhe emocione. Një jetë të gjithë dhe që kam adhurim në zemër për ta. Por ajo partia e udhëheqjes as nuk do të dijë për këtë partinë e këtyre. Kujtohet vetëm në zgjedhje për ta. I konsideron bagëti”.

 ??  ??
 ??  ?? Ish- deputeti i PS- së, Koço Kokëdhima
Ish- deputeti i PS- së, Koço Kokëdhima

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania