Gazeta Shqiptare

Shkëlqim Selami: Rama më propozoi për kryebashki­ak në Vlorë, Meta nuk donte

Ish- deputeti i LSI: Heqja e mandatit, arsye politike

-

TIRANE-

“Nuk dua të paragjykoj, por që ka prapavijë politike për heqjen e mandatit tim, as që bëhet fjalë që ka! Sepse nxitimi ishte i madh”. Kështu deklaroi ish- deputeti i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Shkëlqim Selami. Në një intervistë në emisionin “Të Paekspozua­rit” në “News24”, Selami ka dhënë detaje në lidhje me hetimet që kreu prokuroria, ndërsa shtoi se ky autoritet nuk i la kohë që ai të paraqiste dokumentet. Ai shtoi se kryeminist­ri Edi Rama e propozoi për kryetar bashkie në Vlorë, por ka qenë aleati tjetër i qeverisë, Ilir Meta që nuk donte. Selami tha se: “Meta për Bashkinë e Vorës humbi dhe Vlorën”.

“Absolutish­t isha totalisht i papërgatit­ur për këtë ngjarje që ndodhi. Sepse nuk kam pasur ndonjë gjë me drejtësinë. U gjenda para një fakti të kryer duke nxjerrë një dokument të policisë italiane, të vitit ‘ 94 që kjo është një fazë, për arsye se unë kam një vendim gjykate të 2007 që nuk kam asnjë lloj faji me atë akuzë që është bërë atëherë”, - tha Selami lidhur me heqjen e mandatit të deputetit me arsy- en se ka fshehur një akuzë për pjesëmarrj­e në organizatë kriminale në Itali.

Ai shtoi se nuk ka qenë dhe nuk është një person me precedent penal. “Nuk kam qenë dhe nuk jam. Nuk do merrja guximin kurrë të merresha me politikë nëse do kisha ndonjë gjë. Unë kam qenë në Vlorë, në Vlorë dihet një tranzi-

PER FLAMUR ÇELAJN

“Nuk ka qenë me LSInë fare. Asnjë ditë nuk ka qenë. Unë nuk të gënjej dot, se më dëgjojnë vlonjatët atje. Ka ardhur në muajin e fundit në fushatë, ma sollën nga Tirana atje, me origjinë vlonjate, por që nuk ka ndenjur në Vlorë”, - deklaroi dje Shkëlqim Selami për deputetin e ri të LSI- së. cion i gjatë. Unë nuk kam qenë një njeri në shtëpi i mbyllur, kam qenë një njeri aktiv. Ishim pjesë e ‘ aventurës’, duke qenë se ishim të rinj, për të bërë më të mirën dhe punonim shumë 24 në 24", - tha Selami. “S’ka asgjë të vërtetë. Unë nuk kam ditur fare se ka një vendim gjykate nga Brindizi për personin tim”, - shtoi ai.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania