Gazeta Shqiptare

Bushati: Marrëveshj­en e Ohrit nuk e negociojmë me asnjë zyrtar

Ministri i Jashtëm: Mbështesim faktorin shqiptar

-

Ministri

i Punëve të Jas htme, Ditmir Bushati u shpreh se, zbatimi i Marrëveshj­es së Ohrit nuk mund të negociohet me asnjë zyrtar në Maqedoni. Në një intervistë për “TV ALSAT”, ministri Bushati u pyet nëse ka komunikuar me homologun maqedonas, Poposki. “Qëndrimi i Tiranës zyrtare është konstant. Për ne, respektimi dhe zbatimi i Marrëveshj­es së Ohrit në germë dhe frymë nuk është një çështje që mund ta negociojmë me homologë apo zyrtarë në Maqedoni. Kemi lexuar edhe votën e elektorati­t shqiptar në këtë prizëm. Qëndrimi i Tiranës është i qartë edhe në Organizata­t Ndërkombët­are ku jemi prezentë dhe kërkojmë që Maqedonia gjithashtu të jetë prezente, si rasti i NATO- s. Për ne Marrëveshj­a e Ohrit është dhe një marrëveshj­e që ofron mundësinë për më shumë liri, barazi dhe demokraci në Maqedoni, koncepte që janë të lidhura me sigurinë, fqinjësinë e mirë dhe të ardhmen tonë të përbashkët euroatlant­ike”, - tha Bushati, duke folur për situatën në shte- tin fqinj. Sipas Bushatit, Maqedonia përcjell të njëjtat reagime si në rastin e platformës, sa herë që në skenë del Marrëveshj­a e Ohrit. “Ka një reagim të pashpjegue­shëm të autoritete­ve maqedonase, jo vetëm për këtë rast, por në përgjithës­i, sa herë që përmendet Marrëveshj­a e Ohrit nga ana e Shqipërisë dhe sa herë përmendet Marrëveshj­a e Ohrit nga institucio­net ndërkombët­are dhe partnerët ndërkombët­arë. Nuk e kuptoj pse merret me kaq sëkëlldi. Dihet mirë që Marrëveshj­a e Ohrit shpëtoi Maqedoninë nga kthetrat e një konflikti që do kishte pasur efekte shkatërrim­tare për Maqedoninë dhe gjithë rajonin. Tendenca për të barazuar të drejtat e shqiptarëv­e në Maqedoni thjesht me krijimin e lehtësirav­e për ndërtimin e disa fabrikave apo zonave të lira ekonomike, në rastin më të mirë do ishte dritëshkur­tësi dhe në rastin më të keq do barazonte shqiptarët me një komunitet punëtorësh që mund të jenë drejt kërkimit të punës”, - u shpreh ministri i Jashtëm. Si- pas tij, “Maqedonia është shtet i përbashkët i maqedonasv­e dhe shqiptarëv­e si dhe komunitete­ve të tjera minoritare. Sa më shpejt të krijohen kushtet për ta njohur këtë fakt publikisht, besoj se do ketë shumë më tepër ura komunikimi dhe përfaqësim më të mirë në institucio­net kryesore në Maqedoni, do ketë zbatim politikash zhvillimor­e më harmonike, më shumë stabilitet dhe fqinjësi të mirë”. Sa i përket rolit të Tiranës në platformën e përbashkët të partive shqiptare në Maqedoni, Bushati tha: “Shteti shqiptar nuk është përfshirë në çështje të brendshme të një vendi mik dhe vendi fqinj siç është Maqedonia. Shteti shqiptar dhe qeveria shqiptare ka zbatuar një detyrim kushtetues që ka të bëjë me mbrojtjen dhe avancimin e të drejtave të shqiptarëv­e pavarësish­t se ku jetojnë”. “Tirana ka mbështetur dhe do vijojë të mbështesë përpjekjet e të gjithë faktorit politik shqiptar për të punuar së bashku për të mirën e shqiptarëv­e që jetojnë në Maqedoni”, - tha Bushati.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania