Gazeta Shqiptare

Fatura e ujit për dhjetorin, e fryrë, qytetarët paguajnë 920 lekë vetëm taksa

"Konsumator­ët e ish- komunave nuk kanë për të paguar detyrime të prapambetu­ra" UKT: S'ka rritje, të përfshira edhe detyrimet e janarit 2016

-

Fatura e ujësjellës­it për muajin dhjetor 2016, e cila paguhet në janar ka ardhur më e fryrë për qytetarët e Tiranës. Normalisht në një faturë normale mujore të ujit, çdo konsumator familjar i paguan Bashkisë së Tiranës si taksa vendore 670 lekë në muaj, por për këtë muaj atyre u është dashur të paguajnë 250 lekë më shumë. Kështu, në faturën e dhjetorit, qytetarët pa përfshirë pagesën për ujin që kanë konsumuar, duhet të paguajnë vetëm taksat vendore 920 lekë. Ndërmarrja Ujësjellës­it të Tiranës siguron qytetarët se nuk ka asnjë rritje takse, por duke qenë se faturimi me detyrimet e reja që u përfshinë në faturën e ujin hynë në fuqi një muaj me vonesë, ata janë detyruar që në faturën e dhjetorit 2016 të përfshinë dhe muajin janar 2016.

FATURA E UJIT & TAKSAT

Duke filluar nga muaji shkurt i 2016- ës, në faturën e ujit, qytetarëve të Tiranës bashkërish­t me sasinë e ujit që kishin konsumuar u janë pasqyruar edhe tri taksa e tarifa vendore. Në këto tri taksa përfshihen taksa e pastrimit, e cila është 5 mijë lekë në vit për familjet e 11 njësive bashkiake të Tiranës, 2 mijë lekë për familjet e njësive Dajt, Kashar dhe Farkë dhe nga 1 mijë lekë për familjet e njësive të tjera dministrat­ive, Bërzhitë, Baldushk, Vaqarr, Pezë, Petrelë, Ndroq, Krabë, Shëngjergj, Zall- Herr, Zall- Basatar. Kjo vlerë paguhet e ndarë në 12 muaj së bashku me ujin. Qytetarët e Tiranës kenë të përshirë në faturën e ujit edhe 150 lekë në muaj, taksën përkohshme të infrastruk­turës arsimore, e cila është parashikua­r të paguhet për 7 vite. Vlera e kësaj takse në një vit është 1800

lekë. Ndërsa, taksa e banesës është e unifikuar për çdo njësi me një vlerë prej 100 lekësh në muaj. Këto tri taksa të përfshira në faturën mujore të ujit, qytetarëve që janë pjesë e 11 njësive bashkiake të Tiranës u kushtojnë 670 lekë. Ndërsa konsuma- torët familjarë të njësive të tjera administra­tive si Dajti, Kashari dhe Farka paguajnë 420 lekë në muaj taksa vendore ndaj Bashkisë së Tiranës. Por, për muajin dhjetor qytetarët e 11 njësive bashkiake të Tiranë u është dashur të paguajnë 920 lekë, Në faturën e muajit dhjetor 2016, që qytetarët po e paguajnë gjatë janarit, taksa e banesës dhe taksa për infrastruk­turën arsimore është dyfishuar, pasi sipas UKT- së, në këtë faturë është përfshirë edhe pagesa e janarit 2016, pasi nuk ishte faturuar, për shkak se vendimi i këshillit bashkiak hyrë në fuqi më vonë.

pasi taksa e arsimit nga 150 lekë ishte 300 lekë, ndërsa ajo e banesës nga 100 lekë ishte 200 lekë. Sipas ndërmarrje­s së Ujësjellës­it, kjo gjë u bë vetëm për faturën e dhjetorit, pasi ka të përfshirë edhe janarin e 2016- ës. "Në faturën që duhet të pagua-

jnë këtë muaj, qytetarët kanë të përfshirë jo vetëm taksat vendore për muajin dhjetor 2016, por edhe ato për muajin janarit 2016. Duke qenë se vendimi hyri në fuqi një muaj me vonesë, taksat për janarin e vitit të shkuar nuk ishin mbledhur,

por nuk ka asnjë rritje taksë për qytetarët", - sqaroi UKT. Të pyetur në lidhje me konsumator­ët e ish- komunave, nëse do të paguajnë në muajit në vijim detyrime të prapambetu­ra, pasi për ta faturimi i ri nisi të zbatohet në muajin mars, UKT ka siguruar se ata nuk kanë detyrime të prapambetu­ra që duhet të paguajnë, pasi kontrata mes palëve është lidhur në muajin mars. "Ujësjellës­it e ish- komunave janë bërë pjesë e Ujësjellës­it të Tiranës në muajin mars, ndaj konsumator­ët nuk kanë detyrime për të paguar taksat vendore të muajve të mëparshëm", - ka theksuar UKT.

 ??  ?? Fatura e dhjetorit 2016 ku janë të përfshira edhe taksat e janarit, 2016
Fatura e dhjetorit 2016 ku janë të përfshira edhe taksat e janarit, 2016
 ??  ?? Ujësjellës­i i Tiranës
Ujësjellës­i i Tiranës
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania