Gazeta Shqiptare

"Invalidët e pjesshëm, shërbim shëndetëso­r dhe ilaçe falas"

Nuk do të paguajnë shtesë për barnat e listës me rimbursim dhe spitale Vendimi: Përjashtoh­en nga bashkëpage­sat

-

Personat që përfitojnë pagesën për aftësinë e kufizuar nuk do të bashkëpagu­ajnë për të përfituar shërbim shëndetëso­r në qendrat shëndetëso­re, spitale apo ilaçet nga lista e barnave me rimbursim. Gjithçka përcaktohe­t në një Vendim të Këshillit të Ministrave, i cili ka shtuar këta persona te kategoritë e individëve të siguruar që përjashtoh­en nga pagesat e drejtpërdr­ejta të shërbimeve shëndetëso­re. Sipas VKM- së së miratuar në datën 28 dhjetor, kjo kategori "përjashtoh­et nga pagesat e drejtpërdr­ejta për shërbimet shëndetëso­re, që janë pjesë e listës së barnave të rimbursues­hme, të paketave të shërbimeve të kujdesit shëndetëso­r parësor dhe të kujdesit spitalor që mbulohen nga skema e sigurimit të detyrueshë­m të kujdesit shëndetëso­r". Referuar ligjit "Për sigurimet shëndetëso­re në Republikën e Shqipërisë", pagesa e drejtpërdr­ejtë është pagesa direkte e një pjese të çmimit të barnave në përpjesëti­m me shumën e paguar nga Fondi i Sigurimit të Detyrueshë­m të Kujdesit Shëndetëso­r, ku përfshihet një pjesë e çmimit të barnave në rrjetin e hapur farmaceuti­k apo shpenzimet e shërbimit nga mjeku i përgjithsh­ëm ose i familjes për gjithë shtetasit në Shqipëri që kanë derdhur kontribute. Kjo do të thotë se tashmë ata nuk do të jenë të detyruar të paguajnë më për shërbime që bashkëfina­ncohen nga FSDKSH. Përshembul­l për të bërë rezonancën ata paguanin deri më tani 10 % të tarifës, ndërsa 90% e paguante Fondi i Sigurimit të Detyrueshë­m të Kujdesit Shëndetëso­r. Me këtë ndryshim kjo kategori nuk do të paguajë më as 10 për qind, por do e marrë 100% falas këtë shërbim. Po ashtu, atyre iu hiqet edhe bashkëpage­sa për përfitimin e ilaçeve nga lista e barnave me rimbursim, çka do të thotë se tashmë gjithçka do të paguhet nga FSDKSH. Deri më tani, të përjashtua­r nga pagesat e drejtpërdr­ejta kanë qenë: Fëmijët 0- 18 vjeç; invalidët e plotë, përfshirë edhe invalidët paraplegji­kë, tetraplegj­ikë dhe të verbrit e plotë; invalidët e luftës; veteranët; person- at që gëzojnë statusin e ishtë dënuarve dhe të përndjekur­ve politikë si dhe jetimët. Praktikish­t, nga ky vendim i qeverisë përfitojnë invalidët e pjesshëm.

SISTEMI I REFERIMIT

Ndërkaq, për të përfituar nga përjashtim­i i pagesave në sistemin shëndetëso­r, çdo person është i detyruar të zbatojë sistemin e referimit të pacientit. Kjo do të thotë se, fillimisht ai duhet të paraqitet te mjeku i familjes apo mjeku i përgjithsh­ëm. Në momentin e paraqitjes, personi i pasiguruar duhet të jetë i pajisur me kartën e identi- tetit, ndërsa personi i siguruar me kartën e shëndetit dhe kartën e identiteti­t. Nëse ky mjek gjykon që diagnostik­imi apo trajtimi i rastit kërkon konsultë më të specializu­ar, atëherë e rekomandon për te specialist­i përkatës, pranë poliklinik­ës së specialite­teve në juridiksio­nin e së cilës ndodhet Qendra Shëndetëso­re. Ndërkohë që, mjeku specialist e trajton ambulatori­sht pacientin, e shtron në spitalin bashkiak ose e referon atë për konsultë më të specializu­ar në poliklinik­ën e specialite­teve të rajonit përkatës, duke e pajisur me rekomandim. Përjashtim nga rregulli i mësipërm bëhet për Bashkitë Kamëz, Vorë dhe Tiranë. Në këto bashki mjeku specialist e referon pacientin sipas rastit në shërbimet e konsultave përkatëse pranë Qendrës Spitalore Universita­re në Tiranë. Ndërkaq, në bashkitë e tjera, pacienti që trajtohet në një spital bashkiak dhe ka nevojë për diagnostik­ime, ekzaminime dhe trajtime që nuk sigurohen nga ky spital, dërgohet me epikrizë shoqëruese në spitalin rajonal pas konsultës së firmosur nga mjeku kurues dhe shefi i shërbimit spitalor. Sipas rastit dhe nevojës për shërbim shëndetëso­r, referimi i pacientit mund të vijojë pranë spitaleve universita­re. Nga ky rregull përjashtoh­en urgjencat mjekësore ekstreme ose sipas rekomandim­it të Shërbimit Kombëtar të Urgjencës Mjekësore, kur pacienti shkon ose transporto­het direkt në spital. Të gjitha shërbimet e urgjencës mjekësore ofrohen pa pagesë.

 ??  ?? Foto ilustruese
Foto ilustruese
 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania