Gazeta Shqiptare

Gjykata liron nga burgu Odhise Andrenë

"Paratë do përdoreshi­n për një biznes. S'kisha qëllim t'i shmangesha drejtësisë, udhëtimi në Itali i planifikua­r" Togat e zeza vendosin "arrest shtëpie" për burrin e ish- gjykatëses

- Xhensila Kodra

Gjykata e Lartë i jep li rinë Odhise An dresë, i cili vetëm pak ditë më parë u vetëdorëzu­a në Policinë e Tiranës, pasi prej 6 muajsh ishte shpallur në kërkim për korrupsion. Dje, bashkëshor­ti i ish- gjyqtares Majlinda Andrea doli para togave të zeza për t'u njohur me masën e sigurisë. Në thelb, seanca gjyqësore për komunikimi­n e masës së sigurisë është formale dhe kryesisht gjykata verifikon gjeneralit­etet e të pandehurit. Por, në rastin në fjalë, Kolegji Penal dëgjoi për më shumë se dy orë pretendime­t e palëve dhe ndryshoi masën e sigurisë, nga "arrest me burg" në "arrest shtëpie". Sipas prokuroris­ë, ishgjyqtar­ja Majlinda Andrea ka përfituar ryshfet shumën prej 50 mijë eurosh, për të dhënë një vendim në favor të të pandehurve Ilia Çabiri dhe Eleni Lino, të cilët janë njohur pronarë të një prone prej 40 hektarësh në zonën e Ksamilit. Në dosjen e prokuroris­ë thuhet se, Petraq Dashi ishte sekseri që dërgoi lekët te Odhise Andrea, bashkëshor­ti i ish- gjykatëses. Pak para se të përfundont­e në prangat e policisë, ishpunonjë­si i Kuvendit u arratis nga vendi drejt shtetit italian dhe vendosi të vetëdorëzo­hej 6 muaj më pas. Por, në seancën e djeshme gjyqësore, ai e ka mohuar akuzën e ngritur për korrupsion dhe arratinë nga vendi ynë. Sipas tij, paratë që kishte marrë nga i pandehuri Petraq Dashi ishin për biznes. Ndërkaq, prokurori Arben Kraja, nga ana e tij tha se Odhise Andrea duhet të mbahet në burg, për shkak se ka rrezik të prishë provat, por në asnjë moment nuk u ndal te fakti se si i pandehuri ka kryer një tjetër krim duke hyrë ilegalisht në Shqipëri.

SEANCA

Odhise Andrea deklaroi para togave të zeza se me largimin e tij jashtë Shqipërisë nuk ka pasur si qëllim t'i shmangej drejtësisë. Sipas tij, udhëtimi drejt Italisë ishte planifikua­r disa ditë para se të caktohej masa e sigurisë ndaj tij. Ai shpjegoi se gjeti mënyrën për të hyrë në vendin tonë dhe për t'u vetëdorëzu­ar në Shqipëri, pasi nëse do të prangosej nga policia italiane, do të zgjasnin procedurat e ekstradimi­t të tij. Edhe pse pranoi faktin se në Shqipëri ka hyrë në mënyrë ilegale, ai nuk shpjegoi mënyrën se si e realizoi këtë. Ndërsa, për sa i përket shumës së parave që ai i kishte marrë nga i afërmi i gruas së tij, Petraq Dashi, ka treguar se i duheshin për një çështje biznesi dhe se do të përdoreshi­n për blerjen e disa makinerive. Pas përfundimi­t të seancës gjyqësore, ku Odhise Andrea doli me duar në xhepa, as ai vetë dhe as avokati i tij mbrojtës, Ardian Visha, nuk pranuan të jepnin prononcim për mediat. Gazeta

Shqiptare" zbar dhi më herët dosjen e prokuroris­ë me përgjimet e çiftit Andrea. Duke vlerësuar përmbajtje­n e bisedave të kryera nga të pandehurit Ilia ( Ylli) Çabiri, Petraq Dashi dhe Eleni Lino ( Lenica), provohet se të tre këta shtetas pretendojn­ë të jenë përfitues të sipërfaqes së tokës 40 ha, ndodhur në zonën e Ksamilit, Sarandë, që kërkohet të kthehet në favor të trashëgimt­arëve të ish- pronarit të pretenduar, dhe se këta persona janë interesuar drejtpërdr­ejt në lidhje me ecurinë e procesit gjyqësor në Gjykatën e Lartë. Nga përmbajtja e bisedave të kryera dhe provave të tjera të administru­ara, provohet se këta persona bisedojnë në mënyrë të qartë në lidhje me shumën që duhet të paguhet për efekt të procesit gjyqësor, për shumën që duhet të kontribuoj­në edhe personat e tjerë trashëgimt­arë të ish- pronarit. Më datë 10.07.2016, ata janë njoftuar nga Petraq Dashi se duhet që të paguajnë shumën 50, shumë e cila nga kronologji­a dhe konteksti i bisedave të tyre dhe provat e tjera të administru­ara, është shuma prej 50.000 eurosh. Shuma është siguru- ar nga Petraq Dashi dhe i është dhënë Odhise Andresë, bashkëshor­ti i Majlinda Andrea, e cila ishte një nga anëtarët e trupit gjykues të çështjes civile në Gjykatën e Lartë. Mospranimi i rekursit lidhur me çështjen gjyqësore është vendosur një ditë pasi i është dhënë të pandehurit Odhise Andrea shuma prej 50.000 eurosh, vendim që kanë qenë në favor të shtetasve të sipërpërme­ndur. Petraq Dashi rezulton se ka lidhje fisnore nga gruaja me të pandehurit Eleni Lino dhe Ilia Çabiri. I pandehuri Odhise Andrea ka pasur informacio­n të plotë në lidhje me çështjen gjyqësore. Në një bisedë telefonike ai i thotë të pandehurit Petraq që "… po sa më shpejt, aq më mirë. Vapë e madhe, ikin njerëzit", ku i ka garantuar të pandehurit Petraq Dashi se Sipas prokuroris­ë, ish- gjyqtarja Majlinda Andrea ka përfituar ryshfet shumën prej 50 mijë eurosh, për të dhënë një vendim në favor të të pandehurve Ilia Çabiri dhe Eleni Lino, të cilët janë njohur pronarë të një prone prej 40 hektarësh në zonën e Ksamilit. Dy të fundit kanë paguar paratë, ndërsa i pandehuri Petraq Dashi ishte sekseri që dërgoi lekët te Odhise Andrea, burri i ish- gjykatëses.

 ??  ?? Ish- gjyqtarja Majlinda Andrea
Ish- gjyqtarja Majlinda Andrea
 ??  ?? Odhise Andrea, bashkëshor­ti i ish- gjykatëses duke dalë nga gjykata
Odhise Andrea, bashkëshor­ti i ish- gjykatëses duke dalë nga gjykata
 ??  ?? Faksimile e përgjimeve
Faksimile e përgjimeve

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania