Gazeta Shqiptare

Imam Muhamed B. Sytari: Të bëhet si me xhaminë e Prezës, që u përurua nga Erdogan

Myftiu i Shkodrës: Është xhami, jo kishë, nuk bëhet muze si Aya Sofia e Stambollit

- Fatmira Nikolli

Nuk mund ta bëjmë muze xhaminë në kalanë e Shko drës, siç është bërë në Stamboll me Aya Sofinë. Turqia dhe Shqipëria janë dy realitete të ndryshme, që bashkohen në shumë pika dhe ndahen në shumë të tjera". Kështu është shprehur në intervistë për "Gazeta Shqiptare" myftiu i Shkodrës, Imami Muhamed B. Sytari. I pyetur nga "GSH" nëse do të ishte e pëlqyeshme që secili komunitet fetar, të kryente shërbesat e të falej të të njëjtin objekt, sipas festave, imami thotë se "myslimanët falen në xhami, të krishterët ( këtu, katolikët) në kisha. Emërtimi kishëxhami i një objekti adhurimi është krejtësish­t qesharak dhe abuzues. Nuk ka asnjë lidhje me temën e harmonisë ndërfetare".

Ai jep rastin e xhamisë së Prezës, duke thënë se, "në shumë kala të vendit ekzistojnë xhami të tilla, si rasti i asaj në kalanë e Prezës, që u inaugurua vitin 2015, edhe me praninë e presidenti­t të Turqisë, z. Taip Rexhep Erdogan, falë investimit të organizatë­s qeveritare turke, TIKA", objekt për të cilin "Drita Islame" shkruan se ka qenë një kishë e vogël. Duke e cilësuar meshën e mbajtur në kala si provokim, Sytari shton se, "një bashkëpuni­m i shtetit shqiptar me atë turk në këtë drejtim do të ishte mëse i duhur dhe me dobi. Edhe pse, mendoj se restaurimi i xhamisë shekullore të kalasë së Shkodrës mund të bëhet edhe me financime të vetë qeverisë shqiptare, pasi ajo mbetet një gjurmë e rëndësishm­e e trashëgimi­së sonë shpirtëror­e kombëtare".

- Në një intervistë të botuar dje në "Gazeta Shqiptare", prof. Aleksandër Meksi argumenton se objekti- monument kulture në kalanë e Shkodrës ka qenë së pari kishë dhe më pas është kthyer në xhami, me një dekret të Sulltanit me rënien e Shkodrës, në janar të vitit 1479. Ai propozon që objekti të bëhet muze për kalanë, pasi t'i nënshtrohe­t një restaurimi, a jeni ju dakord që të kthehet në muze?

Myftinia Shkodër e ka thënë fjalën e saj në lidhje me rrënojat e Xhamisë shekullore të Sulltan Mehmet Fatihut në kalanë e Shkodrës. Në shumë kala të vendit ekzistojnë xhami të tilla, si rasti i asaj në kalanë e Prezës, që u inaugurua në vitin 2015, edhe me praninë e presidenti­t të Turqisë, z. Taip Rexhep Erdogan, falë investimit të organizatë­s qeveritare turke, TIKA.

Një bashkëpuni­m i shtetit shqiptar me atë turk në këtë drejtim do të ishte mëse i duhur dhe me dobi. Edhe pse mendoj se restaurimi i xhamisë shekullore të kalasë së Shkodrës mund të bëhet edhe

ZGJIDHJA

“Zgjidhja është e qartë: xhamia shekullore e kalasë së Shkodrës është një objekt adhurimi, që i përket atij komuniteti, që për shumë shekuj e ka shfrytëzua­r legjitimis­ht dhe të cilin, pavarësimi i vendit e gjet xhami, pavarësish­t faktit shumë me rëndësi, se qyteti ishte zhvendosur nga kalaja dhe zona përreth dhe, natyrshëm ajo xhami kishte dalë thuajse krejtësish­t jashtë funksionit praktik!”

me financime të vetë qeverisë shqiptare, pasi ajo mbetet një gjurmë e rëndësishm­e e trashëgimi­së sonë shpirtëror­e kombëtare.

- A do ishte me vend që të merrej shembull- Bazilika e Shën Sofisë në Stamboll, që pasi u bë xhami nga Sulltan Mehmeti për një kohë të gjatë, sot shërben si muze?

Turqia dhe Shqipëria janë dy realitete të ndryshme, që bashkohen në shumë pika dhe ndahen në shumë të tjera. Është e vërtetë se Xhamia e Aya Sofisë është një muze i bukur, që dëshmon mbi të gjitha madhështin­ë e tolerancës islame, të trashëguar ndër shekuj nga myslimanët e krejt botës dhe e spikatur në ditët e Hilafetit Osman.

- A lidhet edhe historia e këtij objekti me historinë e vetë Shqipërisë dhe të vetë feve, ku në fillim erdhi Krishterim­i e më pas Islami?

Krishtërim­i dhe Islami janë dy fetë kryesore të shqiptarëv­e, ku secila prej tyre ka ndërtuar vlera dhe mirësi, që rrezatohen shumë mirë edhe në marrëdhëni­et e mrekullues­hme ndërfetare në mesin e qytetarëve të vendit tonë, sot e mot. Ndërkohë, xhamia shekullore e kalasë së Shkodrës, mendoj se hyn në atë pjesë, për të cilën shkruan edhe Hamdi Bushati, kur thotë se: "A ishte kjo xhami ma parë kishë, nuk dihet me siguri se nuk ka ndonjë dokument real që ta vërtetojë…"( Hamdi Bushati, vepra: "Shkodra dhe motet", botimi i dytë i rishikuar, Shkodër, 2005, vëll. I, f. 163)

- Prej vitesh, komuniteti i krishterë dhe ai mysliman në Shkodër kanë debatuar në distancë për objektin, pasi të dyja palët e pretendoni. A jeni ulur të bisedoni dy komunitete­t, për gjetjen e zgjidhjes? Cila është zgjidhja që ju propozoni?

Kemi biseduar disa herë në lidhje me këtë temë me drejtuesit më të lartë të Kishës Katolike dhe asaj Ortodokse në Shkodër. Myftinia Shkodër e konsideron veprimin e Kishës Katolike si një provokim të panevojshë­m, që prek kufijtë e harmonisë ndërfetare dhe krijon reagime të pa-

 ??  ??
 ??  ?? Në foto: Myftiu i Shkodrës, Imami Muhamed B. Sytari
Në foto: Myftiu i Shkodrës, Imami Muhamed B. Sytari

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania