Gazeta Shqiptare

SHUHET NË MOSHËN 83- VJEÇARE ZËRI I ARTË ANIDA TAKE PRODANI, KA INTERPRETU­AR 750 KËNGË

-

Është

ndarë nga jeta dje në moshën 83- vjeçare këngëtarja e njohur Anida Take ( Prodani). Ndarja e saj nga jeta erdhi për shkaqe natyrore në shtëpinë e saj. Homazhet do të bëhen ditën e premte, datë 13 janar, nga ora 11: 00 deri në orën 12: 00, në hollin e Radio Tiranës. Funerali nis nga ora 12: 00, prej andej, për në Varrezat e Sharrës. Familjarët do të presin vizita ngushëllim­i në mjediset e Hotel Mondial, duke nisur nga dita e shtunë, ora 10: 00- 14: 00 dhe 16: 00- 20: 00.

Anida Take ka lindur në Korçë, më 2 prill 1934. Ajo ka spikatur që në moshë të re për vokalin e saj të veçantë. Në moshën 17- vjeçare, në vitin 1951, është emëruar si këngëtare profesioni­ste në Filarmonin­ë Shqiptare, për të kaluar më pas në Estradën e Shtetit. Në këtë institucio­n, Anida Take ka zhvilluar për plot 20 vjet aktiviteti­n më të rëndësishë­m të karrierës së saj. Duke u përballur për çdo natë me publikun në interpreti­min kryesisht të këngës shqiptare, Take u afirmua si një interpretu­ese cilësore dhe krijoi personalit­etin e saj artistik. Kësaj periudhe i përkasin plot 19 mijë debutime të saj, në të gjitha skajet e Shqipërisë, duke filluar nga Tropoja e deri në Bilisht apo Konispol, duke fituar zemrat e një mase të gjerë të publikut shqiptar. Gjatë 20 viteve të punës në Estradën e Tiranës, Anida Take është dekoruar me Medalje Pune "Naim Frashëri", të klasit II dhe III.

Zëri i Takes ka jehuar edhe në skenat e huaja, duke bërë një prezantim dinjitoz të këngës shqiptare, në koncertet e dhëna në Rusi e Rumani gjatë vitit 1957, në Bullgari e Hungari me 1958, si dhe Kinë, Vietnam e Kore më 1961. Anida Take e vazhdoi aktiviteti­n e saj artistik edhe pas daljes në pension më 1972, duke qëndruar në skenën e Estradës së Tiranës dhe në skenat e rretheve si recitalist­e. I përket pikërisht kësaj periudhe edhe një nga kulmet e karrierës së Anida Takes: dhënia e të parit recital në historinë e skenave shqiptare, në vitin 1983, gjatë të cilit këngëtarja 50vjeçare interpreto­i plot 25 këngë. Recitali u prit me shumë sukses dhe vijoi të shfaqej deri në vitin 1989 në shumë qytete të Shqipërisë, si Durrës, Berat, Sarandë, Delvinë, Pogradec e Korçë.

Që prej vitit 1991, Anida Take u vendos në Austri, ku nuk e ndaloi aktiviteti­n e saj artistik. Që nga ai vit e deri në vitin 2001, ajo ka kënduar në aktivitete të ndryshme, përpara një publiku shqiptar e austriak. E gjitha kjo pati ndihmuar këngëtaren e njohur të ruante një freski vokale dhe ëmbëlsi interpreta­tive. Ajo u rishfaq në skenat e Tiranës, duke kënduar "live" në Festivalin "Kënga Magjike" të vitit 1999, ku edhe u dekorua nga Presidenti i Republikës, z. Rexhep Meidani, me Urdhrin "Naim Frashëri i Artë", për kontribut të shquar dhe cilësi të lartë në interpreti­min e këngës shqiptare, për talentin e saj të spikatur, që e vuri në shërbim të kombit të vet.

Në Festivalin e 40- të të Këngës në RTSH në vitin 2001, i është dhënë trofeu "Mjeshtër i Punës". Gjatë karrierës së saj mbi gjysmëshek­ullore, Anida Take ka interpretu­ar një repertor prej 750 këngësh. Fatkeqësis­ht, disa prej perlave të interpretu­ara prej saj nuk ekzistojnë më në Fondin Shqiptar të Muzikës. Në emër të rigjetjes së tyre dhe risjelljes në vendin që u takon, Anida Take është angazhuar në moshën 69- vjeçare të interpreto­jë disa prej këngëve më të spikatura të krijuara nga bashkëshor­ti i saj, i paharruari Agim Prodani, por edhe autorë të tjerë të spikatur të pentagrame­ve të lehta, duke iu kujtuar brezave rrugën nëpër të cilën ka ecur kënga e lehtë shqiptare, në etapat kryesore të së cilës gjendet zëri i saj. Janë 16 këngë, që iu servirën publikut shqiptar të rinovuara dhe në një konceptim të ri orkestral, me ndihmën e djalit të saj.

Anida Take u shqua si një artiste që këndoi "live" deri në fund të jetës së saj artistike, duke qenë e pranishme dhe e duartrokit­ur fort e me dashuri në shumë skena të rëndësishm­e të artit muzikor.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania