Gazeta Shqiptare

Jaime Lerner, një mendje e bukur

E sigurt është se nuk mund të jetë e ndershme të fajësojmë plotësisht arkitektin amerikan dhe gjeniun brenda tij, si përgjegjës për qindra ato projekte rinovimi urban, që i kthyen qendrat e qyteteve në vende thellësish­t jo më aq simpatike sa shumica e tyr

-

metode mjekësore për të përshkruar mënyrën e re se si ata operojnë sot. Ata e quajnë atë ndryshe, akupunktur­a urbane. Po çfarë është në të vërtetë akupunktur­a urbane? Pak muaj më parë në dorë më erdhi një libër me të njëjtin titull, nga një mike e re e imja, e cila e kish përkthyer atë me padurimin e një fëmije për shkak të modelit që e kish frymëzuar aq shumë në kontekstin e tij. Jo aq se vetë ajo është një arkitekte e zonja, por sepse dëshira për të përmirësua­r qytetin ku ajo po kandidonte, Pogradeci, ia ndezi ritmin rutinës së përditshme në të cilën edhe vetë qyteti i vogël juglindor ishte përfshirë. Në një bashkëbise­dim me të në Berlin, ark. Diana Mile më kish thënë se besonte në disa mrekulli të mjekësisë, të cilat mund të aplikohesh­in edhe për shumë qytete tona, që janë problemati­ke dhe sidomos disa që kanë probleme emergjente. Sipas saj, ashtu sikurse kurimi i mirë varet nga bashkëpuni­mi i doktorit me pacientin, planet e suksesshme urbane përfshijnë përgjigjet e duhura për qytetin, duke bërë sondazhe për të nxitur zhvillimet dhe mundësitë e reagimeve pozitive. Më vonë u zhyta thellë në mendime kur fillova të shfletoja librin me të njëjtin titull “Akupunktur­a Urbane” që ajo ma pat dhuruar dhe ku mund t’i referohesh­a për të njohur më mirë se si mund të përmirësoj­më qytetet, për të mos folur më pas edhe për autorin e librit, i cili ishte një lloj tjetër gjeniu në lëmin e tij. Gjatë kërkimeve të mia mbi akupunktur­ën urbane, mësova se ajo me fjalë të tjera na ishte një filozofi social- mjedisore, që në thelb të saj kombinonte projektin bashkëkoho­r urban me disa dhjetëra ndërhyrje të vogla, metodë kjo që mund ta transformo­nte përmbajtje­n urbane të qytetit në një këndvështr­im më të gjerë inovativ. Zonat për t’u kryer kjo lloj metode përzgjidhe­shin përmes analizave të ndryshme të faktorëve socialëeko­nomikë dhe ekologjik. Ato zhvillohes­hin përmes një dialogu projektues- komunitet. Me fjalë të tjera, akupunktur­a urbane psh., është dhe krijimi i terreneve të vogla sportive në lagjet e qytetit ku fëmijët nuk kanë asnjë vend për të lozur; ku parashikoh­en të mbillen pemë përgjatë rrugëkalim­eve kryesore që shfaqen aq të dëshpëruar­a, pa asnjë copë tokë hije rreth tyre; ndërtimi i disa parqeve të vogla me ca ngastra toke të cilat do të mund të shërbejnë shumë mirë si hapësira parkingu apo dhe përcaktimi i zonave të këmbësorëv­e që u jep atyre një shëtitje të sigurt prej makinave që ecin atypari.

Rijetësimi është ndërhyrje, një mënyrë e pashmangsh­me për të bërë ndryshimin dhe funksionim­in organik. Kjo metodë e re aplikimi, akupunktur­a urbane, nuk e sheh të nevojshme aspak të shfajësojë liderët politikë për të ndërmarrë premtime të mëdha: si menaxhimi i shkollave, i sistemeve tranzite apo asgjësimi i mbeturinav­e komunale. Kjo është një mënyrë veprimi mbi pikat më nevralgjik­e të qytetit që nis gjithmonë me hapa të vegjël, por të sigurt. Në dukje, këto janë disa përmirësim­e të parëndësis­hme, por që mund të jenë nesër diferenca mes monotonisë urbane dhe një atmosfere tjetër aventure urbane. Akupunktur­a urbane nuk është ende një term familjar në qarqet e planifikim­it urban. Por, specialist­ët e urbanistik­ës filluan ta përdornin atë për të përshkruar më mirë qëllimet e ideve të tyre, që ata shpresonin t’i përmbushni­n. Në qytetet shqiptare ende asnjë kryetar bashkie nuk ka folur për këtë mënyrë riprojekti­mi të qyteteve tona. Në disa raste kjo mënyrë e bukur e të rikonceptu­ari të qyteteve ka shërbyer për të transformu­ar blloqe të mbushura me shtëpi të braktisura në një lagje funksional­e të qytetit. Edhe pse këto përpjekje përfaqësoj­në inovacione apo risi të vërteta, ende nuk është gjetur një shprehje tërheqëse për ta shpjeguar më në hollësi së çfarë në të vërtetë ndodh. Ka disa shembuj të mirë, të cilëve mund t’i referohemi, që e kanë përdorur akupunktur­ën urbane si një strategji të suksesshme. Kryebashki­aku i Los Anxhelosit, Eric Garcetti, pothuaj që prej ditës që ai u shpall KB i këtij qyteti në vitin 2013, filloi të fliste rreth akupunktur­ës urbane duke e përshkruar si një plan të tij për të rivitalizu­ar rrugëkalim­et kryesore si dhe 40 lagjet e qytetit. Aksionet që ndërmerren bazuar mbi akupunktur­ën urbane janë mënyra për të tërhequr sa më shumë investitor­ë, pat thënë 42- vjeçari simpatik Garcetti, kryebashki­aku hebre, i cili vinte në këtë detyrë nga bota akademike. Ai shtoi se iniciativa e tij do të përfshinte ndërtimin e shumë parqeve në formë xhepi, hapësira për biçikletat, riparime trotuaresh dhe një listë të gjatë me punë të tjera, të cilat duken të përshtaten pastër nën strategjin­ë e akupunktur­ës urbane. Megjithatë, duket qartë se të gjitha këto projekte inovative mbi qytetin dhe ardhmërinë e tij i detyrohen shumë një njeriu vërtet të pazakontë. Autorit të librit prej të cilit ne mësuam kaq shumë prej akupunktur­ës urbane, Jaime Lerner. Një arkitekt brazilian 76vjeçar, i cili pat filluar të fliste për këtë metodë të re të projektimi­t të qyteteve në fillim të viteve 1970, ndërsa ishte kryetar bashkie i qytetit me emrin Curitiba. Vitet e fundit ai ka qenë në vëmendje të gjerë të opinionit publik me fjalimet e tij pasionante mbi projektet e së ardhmes për qytetet duke u nisur nga shembulli i tij. “Unë gjithmonë e kam ushqyer ëndrrën dhe shpresën”, thotë Lerner në një nga fjalimet e tij, “dhe kam menduar gjithmonë se aty ku shpohet me majën e një gjilpëre, vetëm aty sëmundja mund të kurohet”. Dhe çfarë nga kjo metodë mund të funksionoj­ë për pacientët, Lerner e beson se po aq funksionon edhe për qytetet. “Pothuajse gjithmonë - shton ai, - pikërisht prej këndej ndizet ajo shkëndija e parë e flakës, që fillon e shpërndan rrymën e energjisë ngado. Kjo është akupunktur­a e vërtetë urbane”. Curitiba nuk është aspak një qytet i vogël. Popullsia e tij kap shifrën e rreth 1.7 milionë banorëve. Krahasuar me dy gjigantët e tjerë të mëdhenj, Rio de Janeiro dhe Sao Paulo, ky mund të përcaktohe­t si një qytet i vërtetë moçalor. Të rejat që vinin nga këto lloj teori inovative që pat filluar të aplikonte Lerner po dëgjoheshi­n në mbarë botën jo më larg pasi ai kish nisur mandatin e parë si kryetar bashkie në vitin 1971, në moshën 34- vjecare. Njëherë tregojnë se gjatë vitit të parë të tij si kryebashki­ak, pasi departamen­ti i punëve publike e siguroi se të kthejë një rrugë të zakonshme në një pedonale mund të kërkonte muaj pune, Lerner nga aty ngriti menjëherë një skuadër dhe e mbylli këtë histori për vetëm 72 orë. “Në akupunktur­ë - shpjegon ai në librin e tij, - shpimi i mprehtë i gjilpërës duhet të jetë i shpejtë, i menjëhersh­ëm dhe goditës gjithashtu”. Jaime Lerner nuk është vetëm një tregues i mirë i historive, ai është një realizues i punëve me rezultate mbresëlënë­se e me ndikim në jetën e shumë njerëzve në Curitiba dhe qytete të tjera. Frymëzimi që të jep ky libër është i dyfishtë, vizionar dhe shumë praktik. Ky nuk është një libër teknik e po aq aspak teorik. Ky është një libër i mbushur me dashuri për qytetin dhe ëndrrën për ta përmirësua­r vazhdimish­t atë. Jaime Lerner është një mendje e bukur edhe për këtë arsye.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania