Gazeta Shqiptare

104 vjet Polici Shqiptare

-

togës ( në krahina). Në maj 1913 u krijua Shtabi Madhor, nga i cili varej xhandarmër­ia, si dhe 3 batalione xhandarmër­ie ( Vlorë, Berat dhe Elbasan).

Më 3 qershor 1913 u vu në funksionim Rregullorj­a e Qeverisë së Vlorës “Mbi formimin e Milicisë Shqiptare”. Po në këtë kohë, u vendos për herë të parë uniforma kombëtare e xhandarmër­isë dhe policisë. Ndërsa, më 20 dhjetor 1913, doli dekreti i Qeverisë së Vlorës “Mbi formimin e Xhandarmër­isë Shqiptare në krahinat e jugut”.

Rëndësia e këtyre akteve qëndron jo vetëm në faktin se për herë të parë u hodhën bazat institucio­nale të Forcave Shqiptare të Rendit, por edhe për tentativën për t’u shkëputur nga tradita e vjetër ligjore osmane, por si një nga lëvizjet e para drejt Perëndimit.

Në vitet e Luftës së Parë Botërore ku Shqipëria u pushtua disa herë nga ushtritë e huaja, pushtuesit organizuan xhandarmër­inë dhe policinë, për të garantuar rendin dhe mbrojtur interesat e tyre si pushtues.

Pas formimit të Qeverisë së Përkohshme të Durrësit, në maj 1919 filloi organizimi i xhandarmër­isë dhe policisë. Më 21 shtator 1919, Ministria e Punëve të Brendshme formoi Drejtorinë e Përgjithsh­me të Qetësisë Publike. Në këtë vendim u përcaktuan struktura organike, pagat e personelit dhe organizimi territoria­l i tyre sipas ndarjes së re administra­tive.

Në 1920, qeveria e dalë nga Kongresi i Lushnjës, në kuadër të masave për ngritjen e administra­tës dhe vendosjes së rendit e qetësisë publike nisi punën për krijimin e një policie me profil të ri, duke u mbështetur si në traditën e mëparshme të vendit, ashtu edhe në përvojat e përparuara të vendeve të ndryshme të Evropës.

Në 1922, shkrihet Drejtoria e Përgjithsh­me e Policisë, dhe detyrat e saj iu ngarkuan xhandarmër­isë.

Në dhjetor 1926, u rikrijua Drejtoria e Policisë, në varësi të Ministrisë së Punëve të Brendshme. Kurse në maj 1928, dekretligj­i organik i Ministrisë së Punëve të Brendshme, përcaktoi edhe përgjegjës­itë e Komiserit të Policisë, i cili kishte për detyrë: “Të sigurojë qetësinë e qytetit e të zbatojë rregullore­n e policisë”.

Një nga arritjet më të mëdha të kësaj periudhe ishte miratimi i Kodit Penal Shqiptar, i cili hyri në fuqi më 1 janar 1928.

Me Dekretin Mbretëror, të datës 25 qershor 1935, u bë suprimimi i Policisë së Sigurimit Publik dhe zëvendësim­i i saj me Xhandarmër­inë Qytetëse. Ky shërbim i ri me të drejta e detyra tërësisht policore do të funksionon­te si në vendet ku ekzistonte policia, ashtu edhe në qytete e vende të tjera ku shihej e nevojshme.

Pas Luftës së Dytë Botërore, modelimi i Policisë Shqiptare u bë sipas përvojave lindore. Këto praktika që vazhduan për afro 5 dekada modeluan një polici të tipit militar, deviza e së cilës ishte “mbrojtja e shtetit të diktaturës dhe udhëheqjes politike të kohës”. Më 14 maj 1945, u bë organizimi i Drejtorisë së Policisë Popullore dhe organeve të saj qendrore e vendore, dhe më 30 gusht 1945, Kryesia e KANÇ- it nxori ligjin mbi formimin e Policisë Popullore, në çdo prefekturë dhe nënprefekt­urë pranë KANÇ- eve vendore, si organ “ekzekutiv i administra­tës shtetërore”.

Gjatë viteve 1945- 1990, kanë ndodhur disa ndryshime në fushën e organizimi­t dhe strukturim­it të policisë. Policia arriti të funksionoj­ë gradualish­t si një shërbim i qëndrueshë­m me aftësi profesiona­le dhe në ndihmë të popullsisë. Si rrjedhojë e punës së suksesshme të Policisë në këto vite në drejtim të uljes së kriminalit­etit, zbulueshmë­risë së lartë, eliminimit të gjakmarrje­s dhe disa treguesve të tjerë pozitivë në ruajtjen e rendit e sigurisë publike në vend, në vitin 1970, Presidiumi i Kuvendit Popullor e dekoron Policinë me “Urdhrin e Shërbimit të Klasit të Parë”.

Me rënien e regjimit komunist, filloi puna e vështirë për reformimin e Forcave të Armatosura. Më 8 qershor 1991, Kuvendi Popullor miratoi ligjin për depolitizi­min e këtyre forcave. Një vit më vonë, më 30 korrik 1991, Kuvendi Popullor miratoi ligjin “Mbi Policinë e Rendit”, ku “Policia e Rendit është organ ekzekutiv i armatosur, pjesë përbërëse e Ministrisë së Rendit Publik, në strukturën e Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë”, veprimtari që bazohej “në Kushtetutë e në legjislaci­onin e Republikës së Shqipërisë dhe i përmbahet parimit të ligjshmëri­së, të humanizmit e të objektivit­etit”.

Më 4 nëntor 1991, Policia Shqiptare pranohet anëtare e INTERPOL- it. Më 14 janar 2002, Presidenti i Republikës i akordon Policisë së Shtetit Urdhrin e Lartë “Gjergj Kastrioti Skënderbeu”.

Po të ndjekësh transformi­min e policisë në vite, të bie në sy roli i qenësishëm që ka luajtur faktori ndërkombët­ar në forcimin e modernizim­in e saj. Ky kontribut ka qenë i pranishëm që në fillesat e saj me misionin holandez të kryesuar nga kolonel William de Veer dhe zëvendësi i tij major Ludvig Thomson, vazhdoi me misionin britanik të kryesuar nga Gjeneral Major Sir Jocely Perscy dhe Koloneli W. F. Stirling, dhe është i pranishëm edhe sot me Programin e SHBA ICITAP, Misionet Evropian PAMECA, FRONTEX, SEPCA, DCAF, SELEC, CEPOL, Misionet italiane INTERFORZA dhe Guardia di Finanza, Misioni i OSBE, Programet suedeze SIDA e SCPA etj.

Në këto vite post- diktature, Policia Shqiptare është ndeshur me shumë të përpjeta e tatëpjeta. Meqenëse shoqëria shqiptare vuan nga amnezia, në këtë ditë jubilare gjej rastin të risjell në kujtesën e të gjithëve disa fakte “të harruara”.

Policia e zhvillon veprim- tarinë e saj në një shoqëri ku kultura ligjzbatue­se është e mangët dhe ku shkelësit e ligjit janë në mazhorancë; në një ambient politik shumë të ndotur dhe agresiv; në një territor ku kanë munguar adresat e rrugëve dhe banesave; ku gati 20 vjet popullsia ishte e paregjistr­uar dhe e papajisur me letërnjoft­ime; ku infrastruk­tura publike ( semaforë, kalime e mbikalime etj.) lënë shumë për të dëshiruar; ku informalit­eti është dukuri sunduese; në një sistem drejtësie që vetëm drejtësi nuk ka dhënë.

Dy herë në dhjetëvjeç­arin e parë të kësaj post- diktature kemi përjetuar tri herë cenime të rënda të rendit kushtetues, duke i detyruar partnerët ndërkombët­arë të na dërgojnë forca për rivendosje­n e rendit dhe qetësisë.

Dhe, më kryesorja, mungesa e një konsensusi politik për të krijuar një Polici Shteti ( jo Pushteti) të qëndrueshm­e, të aftë profesiona­lisht dhe të depolitizu­ar, e shoqëruar kjo me vendosjen e Policisë së Shtetit në epiqendër të akuzave nga opozitat e radhës, sikur të ishte e keqja më e madhe e këtij vendi.

Përballë këtyre fakteve, vetvetiu lindin pyetjet: Pse nuk i ka interesuar politikës shqiptare krijimi i një institucio­ni të fortë policie? Do ta përdorë, apo ka frikë nga inkriminim­i i vet? Apo të dyja bashkë? Siç duket, raporti frojdian i urrejtjes midis zbatuesit të ligjit ( policisë) dhe antiligjit ka qenë mbisundues.

Në këtë 104- vjetor kujtojmë me nderim e mirënjohje të veçantë gjithë të rënët dhe të plagosurit e policisë në krye të detyrës, të cilët për fat të keq, jo vetëm nuk janë të paktë në numër, por i kalojnë në numër ato të një lufte. Është për t’u përshëndet­ur dhe inkurajuar veprimi i ministrit të Brendshëm për ngritjen e Murit të Kujtesës në hyrje të këtij institucio­ni, por kjo është vetëm njëra anë e medaljes dhe nuk mjafton, pasi duhet që vlerat humane dhe profesiona­le, sakrificat e punonjësve të policisë të vlerësohen në të gjallë të tyre nga të gjithë.

Në fund, përveç urimit për gjithë punonjësit e policisë “Gëzuar festën, miqtë e mi!”, dua t’i apeloj gjithë shoqërisë shqiptare se Policia e Shtetit me gjithë 1001 problemet që ka, përsëri ka qenë e mbetet institucio­ni më i mirë, më i besueshëm dhe më i përgjegjsh­ëm në Shqipëri, prandaj duajeni, respektoje­ni, mirëkuptoj­eni dhe ndihmojeni atë! Siguria është e pamundur pa këtë bashkëpuni­m.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania