Gazeta Shqiptare

Kukësi humbet të dytën, Gjoka vlerëson paraqitjen

Kazakët mposhtin në miqësore kryesuesit e Superiores. E dyta herë pas vitit 2014 në E. L Kairati fiton 1- 0 me verilindor­ët

-

Kukësi humbi edhe miqësoren e dytë në Antalia. Kampionët e dimrit të Shqipërisë u mposhtën 1- 0 nga kazakët e Kairat Almatit, pas një ndeshjeje ku gjithsesi trajneri mori disa përgjigje pozitive nga skuadra. Kjo ishte humbja e dytë për Kukësin nga Kairati, teksa në vitin 2014 kazakët eliminuan verilindor­ët nga Liga e Europës. Trajneri Gjoka hodhi në fushë një skuadër me rreshtimin 4- 41- 1 me Eminin në mbështetje të Pejiçit. Në ndryshim nga sfida me Bashaksehi­rin, verilindor­ët e nisën shumë mirë ndeshjen duke fituar një 11- metërsh në minutën e 8- të, të cilën Pero Pejiç e shpërdoroi. Në këtë fraksion loje Kukësi pati dhe mundësi të tjera për shënim, por nuk arriti dot të realizojë. Në fillimin e pjesës së dytë ndërkohë ishte Kairati që zhbllokoi shifrat në të 50'tën me Gerard Gohou, që shfrytëzoi një harkim të hedhur në zonë. Pavarësish­t dëshirës së Kukësit për të arritur te goli barazimit, shifrat nuk ndryshuan më, ndërsa trajneri Gjoka hodhi në fushë për herë të parë dhe braziliani­n Kale, që bëri debutimin e tij me verilindor­ët. Gjithashtu, gjatë mesit të pjesës së dytë pati dhe një shkëputje të energjisë elektrike, që bëri që ndeshja të ndërpritej për rreth 10 minuta. Sfidën e radhës skuadra e Kukësit do ta ketë me azerët e Neftçi Baku.

I kënaqur me paraqitjen, por jo me rezultatin. Në përfundim të miqësores së dytë në Antalia të humbur me shifrat 1- 0 ndaj skuadrës kazake të Kairat Almatit, trajneri i Kukësit, Ernest Gjoka vlerësoi mënyrën sesi luajti skuadra e tij, por në të njëjtën kohë nënvizoi se verilindor­ët duhet të tregohen më cinikë përpara portës. Sipas Gjokës, pavarësish­t rezultatit, sfida të tilla të nivelit kaq të lartë si ajo ndaj Istanbul Bashaksehi­r dhe kjo ndaj Kairat Almatit do të t'i shërbejnë shumë Kukësit për vazhdimësi­në e sezonit. "Jam i kënaqur me lojën që zhvilloi skuadra, pasi luanim përballë një kundërshta­ri shumë të fortë. Mendoj se duhet të ishim treguar më cinikë, humbëm një penallti që nëse do ta realizonim, gjërat mund të kishin shkuar ndryshe. Më vjen keq që nuk i shfrytëzua­m si duhet mundësitë që na u paraqitën, sepse krijuam shumë raste. Gjithsesi, pavarësish­t rezultatit, këto ndeshje po i shërbejnë shumë skuadrës". Nëse do e mendojmë rezultatin, unë do kisha dëshirë të kishim përballë kundërshta­rë më të lehtë, por ne si skuadër na duhen këto ndeshje. Po sfidojmë kundërshta­rë shumë të fortë, skuadra po tregon rritje në lojën, lojtarët pak nga pak po arrijnë formën optimale".

 ??  ??
 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania