Gazeta Shqiptare

Edi Rama: PS do të jetë më shumë se në qershorin 2013

FRESSH mbush 25 vjeç, mbledh themeluesi­t, mungojnë Ilir Meta e Monika Kryemadhi “Kush shikon nga e ardhmja, s’ka zgjedhje veç PS”

-

Kryeminist­ri Edi Rama foli dje për një rezultat edhe më të lartë të PSsë në zgjedhjet e 18 qershorit, duke mos përfshirë këtë herë aleancën me LSI. Gjatë fjalës që mbajti në Kongresin e FRESSH, që përkoi me 25- vjetorin e themelimit, Rama u tha të rinjve në sallë: “Jam i bindur që me këtë test sot, që ju sapo e keni kaluar, duke qenë këtu po kaq sa ç’ishit kur erdhët, në 18 qershor, Partia Socialiste do të jetë më shumë se në qershorin e 2013- ës”. Gjatë gjithë fjalës, Rama foli për reformat që janë bërë në këto vite të mandatit qeverisës, duke argumentua­r me faktin se vota për PS- në ia ka vlejtur. Këtë herë kryeminist­ri duket se e ka hapur fushatën, duke shmangur përdorimin e fjalës “aleancë” apo “koalicion” në lidhje me reformat e bëra. “Ajo që bëni të gjithë ju është jo vetëm për t’u respektuar, por edhe një garanci se sa më shumë të tjerë bashkë me ju përfshihen në këtë organizatë të madhe dhe në funksion të kësaj partie të madhe, aq më shumë kjo parti do të jetë, jo vetëm më e madhe, por edhe më e mirë për shumicën dërrmuese të shqiptarëv­e”, u tha Rama të rinjve. “Kush ka në dorë një votë, ka në dorë të përcaktojë nëse Shqipëria do të vazhdojë përpara, apo nëse Shqipëria do të kthehet mbrapa. Ka në dorë të përcaktojë nëse prindërit e tij do të paguajnë më pak taksa apo do të kthehen me taksën e sheshtë”, u shpreh kreu i PS- së. Më 18 qershor, kur do të mbahen zgjedhjet parlamenta­re - tha Rama - Partia Socialiste do të jetë më shumë se në qershorin e vitit 2013. Janë rezultate shumë inkurajues­e. Larg së qeni ato që duam, por me siguri tregues të mjaftueshë­m se jo vetëm jemi në drejtimin e duhur, por se nuk ka tjetër që mund të çojë përpara ekonominë kombëtare, ekonominë lokale, ekonominë familjare. Përfytyron­i vetëm për një moment si do ishte Shqipëria sot nëse reformat që ne po bëjmë do ishin bërë kur lindët ju”, tha Rama. “Nuk është zgjedhje mes të bardhës apo të zezës, por mes të ardhmes dhe së shkuarës. Kush shikon nga e ardhmja, nuk ka asnjë zgjedhje tjetër përveç Partisë Socialiste”, tha Rama. Kryeminist­ri Edi Rama në 25- vjetorin e FRESSH nuk la pa sulmuar kryetarin e PD- së, Lulzim Basha. “E përfytyron­i dot sikur sot në Tiranë, ku shumica juaj erdhi apo jetoi, një pjesë e delegatëve që janë këtu të pranishëm, të vazhdonte të ishte në zyrën e kryetarit të bashkisë, një njeri që do të ishte edhe tani duke fjetur. Si do të jetë njësoj? Si qenka njësoj të votosh për një kryetar bashkie që fle në zyrë apo për një kryetar bashkie që i fillon takimet e punës në orën 6 e gjysmë të mëngjesit”, tha Dy nga ish- kryetarët e FRESSH, Ilir Meta e Monika Kryemadhi munguan dje në 25vjetorin e forumit të PS- së, edhe pse kishin ftesë të veçantë. Pjesë e aktiviteti­t ishte kryetarja e re e LRI- së, Floida Kërpaçi, por gjithsesi mungesa e Metës dhe e Kryemadhit u ndie mes themeluesv­e të FRESSH. Rama. Në këtë aktivitet morën pjesë shumë deputetë. Nuk munguan as kryetari i parë i FRESSH, Ilir Zela, e drejtues të tjerë të tij si Pandeli Majko, Gjergji Koja, etj. Në këtë festë munguan dy prej ish- kryetarëve, Ilir Meta e Monika Kryemadhi. Në këmbë të tyre kishte ardhur dje kryetarja e LRI- së, Floida Kërpaçi.

 ??  ??
 ??  ??
 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania