Gazeta Shqiptare

Edi Rama: Lojërat me trena e aeroplanë janë manovra politike

Kreu i qeverisë shqiptare: Kosova është shtet, jo krahinë e Jugosllavi­së Majko: Shqiptarët, më të aftë në luftë se në paqe

- Darina Tanushi

Politika shqiptare kritikoi fort gjatë këtyre ditëve veprimin e autoritete­ve serbe për të futur në Mitrovicë trenin mbi të cilin ishte shkruar “Kosova është Serbi”. Kryeminist­ri shqiptar, Edi Rama reagoi dje për herë të parë, duke e cilësuar këtë “manovër politike”. Ai u nxit nga komenti i një qytetari në “Facebook”, i cili ia parashtroi si rrezik mundësinë e futjes së Serbisë në Kosovë. Reagimi i kreut të qeverisë shqiptare ishte i tillë: “Po ku do futet Serbia, o Enver?! Ka mbaruar ajo punë, Kosova është shtet o mik, nuk është krahinë e Jugosllavi­së e me Serbinë e lidh vetëm ndërtimi i së ardhmes së fqinjësisë mes dy shteteve, jo e shkuara rrënuese e serbomadhn­isë!” “Serbia do ta vuajë atë të shkuar si makth deri kur ta njohë Kosovën dhe vetëm duke e njohur do të shpëtojë nga ai makth ( që e shtyn hera- herës në marrëzira si kjo puna e trenit); ndërsa serbët e Beogradit në Kosovë veç si turistë do të vijnë një ditë, po si zot të vendit s’vijnë dot më kurrën e kurrës. Këto lojërat me trena e me aeroplanë janë manovra politike, për hesape politike, po hesapi i lirisë e pavarësisë së Kosovës është kry, Enver”, iu përgjigj kryeminist­ri Rama, qytetarit. Ndërkohë, një tjetër socialist, ish- kryeminist­ri në kohën e krizës kosovare, Pandeli Majko reagoi po dje në lidhje me deklaratat e Presidenti­t të Serbisë Nikoliç se “do të dërgohet ushtria në Kosovë”. “Serbia nëpërmjet deklarimev­e të presidenti­t të saj ka deklaruar se ‘ do të dërgojë ushtrinë’ në Kosovë. Një deklarim i tillë ka kohë që nuk dëgjohet nga politika serbe. Kjo mënyrë sjelljeje pati pasojë gjakosjen e rajonit dhe dërgoi në Gjykatën e Hagës lidershipi­n e Beogradit. Të thuash dhe të bësh, janë dy gjëra të ndryshme në politikë. Historia ua ka dhënë serbëve dhe shqiptarëv­e mësimet e saj. Dialogu është opsion i zgjidhjeve europiane dhe ka raport me të vërtetën e paqes që duan kombet në rajon. Kjo e vërtetë fton gjakftohtë­sinë të kuptojë. Politikan nuk të bën lufta. E kundërta është e vërtetë”, shkroi dje Majko si reagim, në rrjetin social “Facebook”. “Trim nuk të bëjnë deklaratat e luftës. Kjo është po aq e vërtetë sa fak- “Trim nuk të bëjnë deklaratat e luftës. Kjo është po aq e vërtetë sa fakti se një tren nuk bëhet kishë me piktura fetare. Të kuptuarit e luftës është akt dhe jo deklaratë. Kjo do pak mençuri në të kuptuar, e cila kombit serb, si rregull, nuk i ka munguar”, - tha dje, Majko.

ti se një tren nuk bëhet kishë me piktura fetare. Të kuptuarit e luftës është akt dhe jo deklaratë. Kjo do pak mençuri në të kuptuar, e cila kombit serb, si rregull, nuk i ka munguar. Për më tepër, shqiptarët kanë një të metë kombëtare. Ata janë më të aftë në luftë sesa në paqe. Sigurisht”, përfundoi komentin e tij, Majko. Presidenti i Serbisë, Tomisllav Nikolliç ka deklaruar dje, se Serbia është e gatshme ta dërgojë ushtrinë e saj në Kosovë nëse popullata serbe në Kosovë rrezikohet. I pyetur se a është Serbia e gatshme që ta dërgojë ushtrinë në Kosovë, Nikolliç tha se “nëse serbët vriten, po”. Tensioni mes

Kosovës e Serbisë erdhi duke u ngritur nga pak, veçanërish­t pas arrestimit të kreut të AAK- së, Ramush Haradinaj, por tonet e larta u ngritën në momentin kur treni me mbishkrimi­n “Kosova është Serbi” tentoi të kalonte në

Mitrovicë, gjë që në fakt solli një reagim të ashpër të autoritete­ve kosovare. Treni u arrit të ndalej pa hyrë në Mitrovicë, por reagimet politike ende nuk kanë përfunduar, edhe pse ngjarja ka tashmë dy ditë që ka ndodhur.

 ??  ?? Takimi Rama- Thaçi
Takimi Rama- Thaçi

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania