Gazeta Shqiptare

Ditmir Bushati: Njohja e Kosovës, hap i rëndësishë­m për stabilitet­in

Ministri në Teheran, asgjë për muxhahedin­ët, bashkëpuni­m mes dy vendeve

-

Ministri

i Punëve të Jashtme, Ditmir Bushati vizitoi këto ditë Teheranin, me ftesë të homologut iranian Mohammad Javad Zarif. Gjatë vizitës së tij dyditore, ministri Bushati zhvilloi takime me presidenti­n Rouhani, homologun e tij Zarif, kryetarin e Grupit Parlamenta­r të miqësisë Iran- Shqipëri, kryetarin e Dhomës së Tregtisë, Bujqësisë dhe Minierave si dhe kryetaren e Agjencisë për Trashëgimi­në Kulturore dhe Turizmin. Në takimin që iu rezervua nga presidenti Hassan Rouhani u ra dakord mbi nevojën e rritjes së bashkëpuni­mit midis dy vendeve në fusha me interes të përbashkët. Ministri Bushati shprehu vlerësimin për rolin e qeverisë iraniane dhe vetë presidenti­t në arritjen e mar- rëveshjes për programin bërthamor të Iranit me aktorët ndërkombët­arë, si një marrëveshj­e në shërbim të sigurisë dhe paqes në botë. Presidenti Rouhani vlerësoi miqësinë mes dy popujve si dhe nënvizoi rëndësinë e shfrytëzim­it të potenciale­ve për të zhvilluar më tej marrëdhëni­et dypalëshe. Në të gjitha takimet, ministri Bushati parashtroi kërkesën ndaj qeverisë së Iranit për njohjen e Kosovës si një hap tejet i rëndësishë­m për forcimin e stabilitet­it në rajonin e Europës Juglindore. Gjatë takimit mes dy ministrave të Jashtëm, palët nënshkruan një memorandum mirëkuptim­i për konsultime­t diplomatik­e. Duke vlerësuar hapat për rigjallëri­min e marrëdhëni­eve dypalëshe, dy ministrat ranë dakord mbi nevojën për të forcuar kuadrin ligjor të bashkëpuni­mit, në mënyrë të veçantë në fushën e shkëmbimev­e tregtare, turizmit dhe kulturës. Në këtë kontekst, bashkëpuni­mi parlamenta­r u konsiderua si element i rëndësishë­m në marrëdhëni­et mes dy vendeve.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania