Gazeta Shqiptare

Kërcënon Serbia: Do të dërgojmë ushtrinë në Kosovë

Presidenti serb: Tentativat e Kosovës për konflikt do të përfundojn­ë keq Mustafa: Iku koha e luftërave

-

Provokimi i Serbisë me trenin e mbuluar nga parullat nacionalis­te kundër Kosovës ka trazuar jo pak situatën në Ballkan. Por, duket se Presidenti i Serbisë, Tomisllav Nikolliç, ka vendosur të mos heq dorë nga provokimet. Ai ka deklaruar ditën e djeshme se Serbia është e gatshme të rinisë luftën me Kosovën, ndërsa ka thënë se është gati të dërgojë ushtrinë në Kosovë, nëse popullsia serbe aty rrezikohet. I pyetur nëse është Serbia e gatshme që të dërgojë ushtrinë në shtetin më të ri europian, Nikoliç tha se, “nëse serbët vriten, po”. Presidenti i Serbisë këto komente i ka bërë pas takimit të Këshillit për Siguri Kombëtare, të mbajtur në selinë e Shtatmadho­risë së ushtrisë së Serbisë në Beograd. Sipas agjencisë “Beta”, presidenti serb është shprehur se dita e shtunë ka kaluar në teh të konfliktit dhe theksoi se dërgimi i njësiteve speciale të policisë së Kosovës në pjesën veriore të Kosovës, ku është pritur treni nga Beogradi, ishte shenjë se Prishtina dëshironte konflikt. Megjithatë, Nikoliç ka justifikua­r Beogradin, duke thënë se ai vlerësonte se dërgimi i trenit, ku ishte mbishkrimi “Kosova është serbe” nuk ishte provokim. Sipas asaj që kanë shkruar mediat serbe, sipas liderit të Beogradit, “çdo tentativë e ardhshme e institucio­neve të përkohshme për të shkaktuar konflikt, siç ishin ngjarjet lidhur me trenin, do të përfundojn­ë keq”. “Le të mendojnë për këtë edhe shqiptarët edhe aleatët e tyre. Ne do të veprojmë konform Kushtetutë­s së Serbisë. Kosova dhe Metohia nga pikëpamja ndërkombët­are- juridike janë pjesë e Serbisë”, u dek- laroi Nikoliç gazetarëve pas mbledhjes së Këshillit serb të Sigurisë. Por, presidenti nuk është i vetmi që ka akuzuar

NJOFTIM SHITJE ME ANKAND

Mëngjesin e të shtunës, një tren udhëtarësh BeogradMit­rovicë është mbushur me mbishkrime e ikona nacionalis­te, të cilat kontestojn­ë shtetësinë e Kosovës. Mes mbishkrime­ve është shkruar në 20 gjuhë të botës, përfshirë edhe në shqip, “Kosova është Serbi”.

Kosovën dhe ka përmendur fjalën “luftë”. Edhe kryeminist­ri i Serbisë, Aleksandar Vuçiç e ka nisur pikërisht me këto fjalë konferencë­n e tij të jashtëzako­nshme. “Kosova po luan lojëra lufte”, ka thënë ai, ndërsa theksoi se Policia e Kosovës kishte vendosur eksplozivë në hekurudha dhe më pas ka pasur plan arrestimin e të gjithëve në tren, fakt ky që pas verifikime­ve rezultoi i pavërtetë. Ai ka thënë se nuk ka qenë një tank, apo makinë luftarake, por një tren që duhet të lidhë njerëzit dhe vendet. “Porosia ime e fundit për shqiptarët në Kosovë e Metohi, por edhe për serbët është që, serbët duhet të rrinë në Kosovë, kurse për shqiptarët, nuk do të tolerojmë të sulmoni serbët me armë. Nuk duhet ta rrënojmë paqen në Ballkan, por le ta dinë mirë se çfarë po i porosis. Mos i vrisni serbët, se do të detyrohemi t’i mbrojmë”, tha Aleksandar Vuçiç. Këtyre deklaratav­e të ashpra të kastës drejtuese serbe, kryeminist­ri kosovar u është përgjigjur dje me një deklaratë. Isa Mustafa deklaroi se, “serbët e Kosovës janë qytetarë të barabartë të republikës sonë dhe nuk ka nevojë që t’i mbrojë Beogradi dhe t’i ndajë me mure nga qytetarët e tjerë, sepse në asnjë formë nuk janë të rrezikuar dhe nuk do të jenë të rrezikuar”. Kryeminist­ri i Kosovës reagoi përmes “Facebook”- ut, duke thënë se, “Kosova është e orientuar fuqishëm për paqe dhe siguri në rajon dhe të gjitha çështjet me fqinjët jemi të interesuar t’i zgjidhim përmes dialogut”, ndërsa shtoi se, “ka ikur koha e provokimev­e, konfliktev­e dhe luftërave”.

 ??  ?? Treni serb me parulla provokuese
Treni serb me parulla provokuese
 ??  ?? Presidenti i Serbisë, Tomisllav Nikolliç
Presidenti i Serbisë, Tomisllav Nikolliç

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania